Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Para Kurtit, prezantohet projekti ideor për rinovimin dhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve

21/05/2026 - 14:28
në Lajme
A A
Para Kurtit, prezantohet projekti ideor për rinovimin dhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin e projektit ideor për rinovimin dhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve, në kuadër të përgatitjes për Lojërat Mesdhetare 2030.

Renovimi, zgjerimi dhe modernizimi i infrastrukturës strategjike arsimore dhe sportive në Prishtinë, është një nga projektet kryesore në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, nëpërmjet Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

“Do të na keni pranë, sepse synimi ynë është që të krijojmë kushte edhe për studim edhe për banim për studentët tanë. Në vijim do ta dyfishojmë edhe buxhetin për bursa edhe numrin e bursave për studentë. Por synojmë që t’i përdorim Lojërat Mesdhetare 2030, që të rregullohet komplet kampusi universitar me kapacitete shtesë, me pajisje moderne dhe gjithashtu me kushte të përshtatshme për jetesë aty. Dhe, mu bë qejfi kur e pashë prezantimin e projektit”, ka kryeministri në detyrë Kurti.

Projekti në Qendër të Studentëve sipas projektit parasheh: Zgjerimin e kapaciteteve akomoduese në 4500 shtretër; Renovimin e plotë të konvikteve ekzistuese; Renovimin e plotë të palestrës “1 tetori”’; Renovimin e mensës së studentëve; Ndërtimin e 3 objekteve të reja të konvikteve; Ndërtimin e sallës multi-funksionale; Ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike; Shtimi i funksioneve të tjera plotësuese arsimore, sportive, rekreative dhe argëtuese.

Me të synohet transformimi i Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, e cila gjatë Lojërave Mesdhetare do të shërbejë si “Fshati i Atletëve”, ndërsa më pas do të mbetet një investim afatgjatë në shërbim të studentëve dhe arsimit të lartë në Kosovë.

Deklarata e kryeministrit në detyrë Kurti:

Ju faleminderit të gjithëve. E di që njerëzit i gëzojnë frytet e punës suaj, po nuk është që njihen e dihen përpjekjet, angazhimet, vështirësitë e pengesat, sfidat që i tejkaloni bashkë.

Ju dëshiroj shumë sukses. Do të na keni pranë, sepse synimi ynë është që të krijojmë kushte edhe për studim edhe për banim për studentët tanë. Në vijim do ta dyfishojmë edhe buxhetin për bursa edhe numrin e bursave për studentë. Por synojmë që t’i përdorim Lojërat Mesdhetare 2030 që të rregullohet komplet kampusi universitar me kapacitete shtesë, me pajisje moderne dhe gjithashtu me kushte të përshtatshme për jetesë aty. Dhe, mu bë qejfi kur e pashë prezantimin e projektit.

Tashmë duhet ta zbatojmë sa më shpejtë dhe me këtë rast përveç Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjithashtu falënderoj edhe Agjencinë Franceze për Zhvillim, e cila po na ndihmon që të përgatitemi sa më mirë për vitin 2030, i cili në fakt nuk kryhet më vitin 2030, sepse të gjitha objektet, infrastruktura përcjellëse që do të ndërtohet ose rinovohet na ngelet edhe më pastaj për të gjitha aktivitetet tona pasi që të kenë përfunduar Lojërat Mesdhetare 2030.

Edhe njëherë faleminderit për kontributin e ju dëshiroj shëndet dhe suksese!

Edhe njëherë faleminderit për kontributin e ju dëshiroj shëndet dhe suksese!

 

JU REKOMANDOJMË

Muharremi: Ata që besojnë se VV-ja do t’i fitojë 51%, duhet me besu që edhe rruga Prizren-Tetovë ka përfunduar

Muharremi: Ata që besojnë se VV-ja do t’i fitojë 51%, duhet me besu që edhe rruga Prizren-Tetovë ka përfunduar
21/05/2026 - 14:02

Analisti Shenoll Muharremi është tallur keq me zyrtarët e VV-së që po pretendojnë se në zgjedhjet e 7 qershorit sërish do të fitojnë me mbi 51 për qind....

Më shumëDetails

Gjenden produkte me myk në “Rossmann & Lala”, tërhiqen nga tregu

Gjenden produkte me myk në “Rossmann & Lala”, tërhiqen nga tregu
21/05/2026 - 13:55

“Rossmann & Lala” deri tani iu ka shitur shqiptarëve produktin “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, plot me mykotoksina. Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU),...

Më shumëDetails

Molliqaj fton VV’në në debat: Le të bëhen gati me u dridh hala ma shumë prej aksioneve e protestave

Molliqaj fton VV’në në debat: Le të bëhen gati me u dridh hala ma shumë prej aksioneve e protestave
21/05/2026 - 13:41

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është deklaruar pas aktiviteti të duke para zyrës së Vetëvendosjes. Molliqaj ka ftuar në debat cilindo kandidat të VV’së në cilindo emision,...

Më shumëDetails

Vendimi për t’u bashkuar me Osmanin: Fahrije Hoti: Presidentja më e mirë, që ka përfaqësuar Kosovën brenda dhe jashtë vendit (VIDEO)

Vendimi për t’u bashkuar me Osmanin: Fahrije Hoti: Presidentja më e mirë, që ka përfaqësuar Kosovën brenda dhe jashtë vendit (VIDEO)
21/05/2026 - 13:25

Sipërmarrësja Fahrije Hoti, e cila ka vendosur të garojë për zgjedhjet e 7 qershorit, krah ish-presidentes Vjosa Osmani në listën e LDK-së, sot është e ftuar në emisionin...

Më shumëDetails

Hamilton: Kusht për raportet Beograd-NATO është vendosja e autorëve të sulmit në Banjskë para drejtësisë

Hamilton: Kusht për raportet Beograd-NATO është vendosja e autorëve të sulmit në Banjskë para drejtësisë
21/05/2026 - 13:16

Zyrtari i lartë i NATO-s, Kevin Hamilton tha se Aleanca Veri-Atlantike i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në Banjskë. Ai i bëri thirrje Serbisë...

Më shumëDetails

Kurti: Le t’i kalojmë 500 mijë vota, t’ia mbyllim bllokut opozitar shtigjet

Kurti i kërkon BE’së të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën: Premtimi juaj është zgjerimi
21/05/2026 - 12:57

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një tubim zgjedhor në Gjilan ka kërkuar nga mbështetësit e tij të tejkalohet rezultati i zgjedhjeve të dhjetorit. Kurti kërkoi kapërcimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Milaim Zeka dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe gjobë për shmangie tatimi, duhet t’ia kompensojë ATK-së 81 mijë euro

    Pasi u dënua nga gjykata reagon ashpër Milaim Zeka: Gjyqtarja Edita Çanta pa asnjë provë, pa asnjë argument dha një vendim kundër drejtësisë vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Tenderi 3 milionësh në Mitrovicë: Dyshime për konflikt interesi mes fituesit dhe anëtarit të OShP-së që vendosi për ankesën e mikut

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Hoxha: S’po je në gjendje me na i numëru tri projekte madhore – Me çfarë parametra je tu na e lypë votën?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Albert Shabani i kërkon falje publike Lirim Mehmetajt: “Më fal për të gjitha ofendimet”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Osmani ndan detaje: Serbia e ka pas një plan për sulm më të madh ndaj Kosovës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4