Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas dorëheqjes së Xhafer Gashit, nisin përplasjet mes Degës së LDK-së në Obiliq dhe qendrës

23/11/2026 - 16:45
në Lajme
A A
Pas dorëheqjes së Xhafer Gashit, nisin përplasjet mes Degës së LDK-së në Obiliq dhe qendrës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Largimi përfundimtar i Xhafer Gashit nga Dega e LDK’së në Obiliq ka nxitur mospajtime të anëtarësisë së kësaj partie me selinë qëndrore të LDK’së. Nënkryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq, Ibush Mjekiqi i ka kërkuar kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, që të tërheqë autorizimin përmes të cilit është caktuar një koordinator për këtë degë, duke pretenduar se vendimi është marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultim me strukturat lokale.

Në një shkresë të datës 18 nëntor 2026, drejtuar Abdixhikut, nënkryetarëve të LDK-së dhe sekretarit të përgjithshëm, Ilir Ferati, Dega në Obiliq kundërshton autorizimin me numër 93/26, të lëshuar më 17 nëntor në orën 16:23, përmes të cilit është emërur Koordinator i Degës, Arben Berisha.

– Advertisement –

Sipas shkresës, Berisha është emëruar nga selia qendrore pa konsultim paraprak me Kryesinë e Degës, nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë, kryetarët e nëndegëve dhe asambleistët besnikë të partisë.

Nënkryetari i Degës së LDK-së në Obiliq, Ibush Mjekiqi, thotë se pas dorëheqjes së ish-kryetarit Xhafer Gashi, strukturat e degës kanë vazhduar punën dhe ushtrimin e përgjegjësive në përputhje me Statutin e LDK-së.

Sipas tij, pas dorëheqjes së kryetarit, detyrat dhe përgjegjësitë e tij i vazhdon njëri nga nënkryetarët.

“Këtë e kemi bërë si shprehje të vullnetit politik dhe institucional, me qëllim të garantimit të vazhdimësisë së punës së kësaj Kryesie, e cila ka dalë nga Kuvendi i rregullt zgjedhor”, thuhet në shkresën e nënshkruar nga Mjekiqi.

Ai ka kërkuar nga udhëheqja qendrore që, nëse ka marrë vendim për pezullimin e punës së Degës së LDK-së në Obiliq, t’ua vërë në dispozicion vendimin përkatës, së bashku me bazën statutare dhe arsyetimin.

Në shkresë, nënkryetari i Degës i referohet edhe nenit 30 të Statutit të LDK-së, i cili përcakton se në raste të veçanta pezullohet puna e kryesisë së degës, nëndegëve, forumeve dhe këshillave deri në vendimin përfundimtar të Këshillit të Përgjithshëm, ndërsa thirret kuvendi i degës, nëndegëve dhe organeve përkatëse.

“Çdo ndërhyrje në funksionimin e organeve të Degës duhet të ketë bazë statutare dhe të bëhet përmes procedurave përkatëse, e jo përmes vendimeve individuale dhe të njëanshme”, thuhet në reagimin e nënkryetarit të degës.

Ai paralajmëron se një veprim i tillë e dëmton LDK-në në Obiliq, cenon besimin e anëtarësisë dhe krijon pakënaqësi që mund të çojnë në largimin e anëtarëve dhe strukturave të degës.

Mjekiqi në letër thekson se LDK-ja në Obiliq ka adresë, seli, struktura organizative dhe përfaqësim legjitim statutor, duke shtuar se dega nuk është pronë individuale e askujt, por rezultat i punës dhe përkushtimit të anëtarëve dhe aktivistëve ndër vite.

Në fund të shkresës, ai i bën thirrje Abdixhikut që ta tërheqë autorizimin për emërimin e koordinatorit dhe ta vizitojë Degën e LDK-së në Obiliq, në mënyrë që të informohet nga afër për gjendjen dhe funksionimin e saj.

Ai gjithashtu ia atribuon kryetarit të LDK-së, sekretarit të përgjithshëm dhe Kryesisë Qendrore përgjegjësinë për pasojat politike dhe organizative që mund të sjellë ky autorizim.

Arben Berisha përmes një postimi të bërë më 22 nëntor, ka njoftuar për emërimin e tij si Koordinator i Degës së LDK’së në Obiliq.

“Me vendim të Sekretarit të LDK-së, z. Ilir Ferati, jam emëruar Koordinator i LDK-së – Dega në Obiliq, pas angazhimit tim si Sekretar i Degës dhe që nga Forumi Rinor i LDK-së.Këtë përgjegjësi e pranoj me respekt dhe përkushtim, duke besuar se detyra politike është përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe vlerave të LDK-së.”, ka shkruar Berisha.

 

 

 

OSE

JU REKOMANDOJMË

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon njohjen e Kosovës si shtet

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon njohjen e Kosovës si shtet
23/11/2026 - 16:21

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar sot në Athinë me homologun e tij grek, George Gerapetritis, raporton Veriu.info. Konjufca ka vlerësuar se mbështetja...

Më shumëDetails

Apeli vërteton dënimin: Naim Murseli e Granit Plava përjetë në burg, Kushtrim Kokalla 30 vjet

Apeli vërteton dënimin: Naim Murseli e Granit Plava përjetë në burg, Kushtrim Kokalla 30 vjet
23/11/2026 - 15:57

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit...

Më shumëDetails

Osmani: Kuvendi të mos shndërrohet në gjykatore, procesi për Ligjin për Specialen mund t’i bëjë dëm Apelit

Osmani: Kuvendi të mos shndërrohet në gjykatore, procesi për Ligjin për Specialen mund t’i bëjë dëm Apelit
23/11/2026 - 15:25

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar në Kuvend çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se kjo mund t’i shkaktojë...

Më shumëDetails

Zëvendësohet Martin Berishaj: Qeveria propozon mbështetësen e VV-së, Hasnija Ilazi, për ambasadore në Zagreb

Zëvendësohet Martin Berishaj: Qeveria propozon mbështetësen e VV-së, Hasnija Ilazi, për ambasadore në Zagreb
23/11/2026 - 15:07

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është përfolur për shumë afera korruptive, nuk do të jetë në këtë pozitë edhe për një mandat. Kjo pasi...

Më shumëDetails

Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve

Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve
23/11/2026 - 14:37

Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 euro e 80 centë duke mashtruar se është i sëmurë, ka thënë se familja...

Më shumëDetails

Tre persona përfundojnë në aktakuzë për kultivim të bimëve narkotike në një shtëpi me qira në Prizren

Vrasja e imamit në Dragash, Prokuroria e Prizrenit jep detaje: Janë arrestuar i dyshuari dhe babi i tij
23/11/2026 - 14:11

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për tri vepra penale. Sipas organit të akuzës, për I.M. dhe M.M. ekziston dyshimi i bazuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Dy burra rrahen në mes të ditës në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë