Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas fjalimit të presidentit serb, VV-ja nis propagandën kundër opozitës: Vuçiqi kërkoi kthimin e tyre

14/09/2024 - 13:51
në Kryesore, Lajme
A A
Pas fjalimit të presidentit serb, VV-ja nis propagandën kundër opozitës: Vuçiqi kërkoi kthimin e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajti një fjalim, ku shpalosi disa “kërkesa” për Kosovën. Gjatë fjalës së tij, Vuçiqi kërkoi kthimin “në gjendjen e mëparshme” në veri, duke renditur kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut të Kosovës dhe rikthimin e serbëve në polici e tërheqjne e njesiteve speciale.

Pas kësaj deklarate, zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur një fushatë të egër të kritikës ndaj tri partive opozitare. Në interpretimet e VV-së, Vuçiqi ka kërkuar rithkimin e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, një interpretim i paqëndrueshëm.

Çka po thotë VV-ja?

Më i qarti në këtë interpretim ishte Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti. Duke e cituar një thënie të Vuçiqit, Feraj tha se president serb ka kërkuar kthimin në gjendjen kur Serbia qeveriste veriun e Kosovës, ndërsa pjesën tjetër PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

“Vuçiqi paska kërkuar kthimin në gjendjen kur qeversnin: në Kosovën veriore Serbia, në pjesën tjetër PDK-LDK-AAK (duke u kombinuar herë me njërën herë me tjetrën)…

Edhe kandidati për kryeministër i PDK-së, z. Bedri Hamza ka premtuar se “do të revidojë” të gjitha veprimet e njëanshme të qeverisë Kurti (LVV-Guxo), pra do të kthej gjendjen siç ka qenë: në Veri qeverisë Serbia, në pjesën tjetër PDK-LDK-AAK. Sigurisht mbas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

(Përputhja e kërkesave të Vuciqit me programin elektoral të opozitës së Kosovës, pra kthimi në gjendjen kur qeverisnin LDK-PDK-AAK, para qeverisë Kurti, duhet të jetë thjesht rastësi)” – ka shkruar Feraj ndër të tjera.

Në këtë linjë të argumentimit është edhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i fili fillimisht shpëndau një fotografi me citatin e Vuçiti, duke shtruar një pyetje, që më shumë i ngjante pyetjes retorike.

“A thua kë po e kërkon Vuçiqi? Jepni mendimim tuaj në komente” – shkroi Bajqinovci.

E në mëngjes të së shtunës, Bajqinovci shkroi pak më gjatë, duke ua shtruar dy pyetje opozitës.

“A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?

Nëse për sulmin terrorist në Banjskë, armët e kapura të terroristëve dhe gjendjen e serbëve në veri, LDK dhe PDK kanë shfaqur qëndrimet e tyre.

Çfarë qëndrimi ka opozita për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme, që është një nga 7 pikat e Vuçiqit?” – ka shkruar Bajqinovci.

Ndërsa deputetja Fitore Pacolli shkoi një hap më tutje, duke i përngjasuar kërkesa e opozitës dhe analistëve me ato të Vuçiqit.

“A kanë ngjashmëri kërkesat e Vuqiçit me ato të opozitës dhe disa “analistave” këtu në Kosovë a veç mua po më doket” – shkroi Pacolli.

Çka tha Vuçiqi?

Dje gjatë një konferencë për media, Vuçiqi paralajmëroi një “fushatë globale diplomatike” për të bindur ndërkombëtarët për plotësimin nga Kosova të kërkesave të Serbisë, të cilat sipas presidentit serb janë dakorduar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Kërkojmë shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian. Kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore. Tërheqjen e forcave të posaçme të Policisë së Kosovës nga veriu” – ka deklaruar presidenti Vuçiq, duke shtuar se duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

JU REKOMANDOJMË

Ramiz Lladrovci para qindra mbështetësve mesazh kundërshtarëve: Do ua tregojmë vendin me 12 tetor
Lajme

Ramiz Lladrovci para qindra mbështetësve mesazh kundërshtarëve: Do ua tregojmë vendin me 12 tetor

13/09/2025 - 20:42
KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani, jep detaje rreth diskutimeve
Kryesore

KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani, jep detaje rreth diskutimeve

13/09/2025 - 20:27
Rashiq tregon pse sipas tij SHBA e pezulloi dialogun, thotë se ishin paralajmëruar se diçka e tillë do të ndodhte
Kryesore

Rashiq tregon pse sipas tij SHBA e pezulloi dialogun, thotë se ishin paralajmëruar se diçka e tillë do të ndodhte

13/09/2025 - 19:38
Abdixhiku tenton të ekzagjeroj: Qytetarët tek ne gjejnë njerëzit që bëjnë shtetin, jo që e shkatërrojnë atë
Lajme

Abdixhiku tenton të ekzagjeroj: Qytetarët tek ne gjejnë njerëzit që bëjnë shtetin, jo që e shkatërrojnë atë

13/09/2025 - 19:35
Pezullimi i Dialogut Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lajme

Pezullimi i Dialogut Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët

13/09/2025 - 17:58
Premtoi zhvillimin e turizmit dhe ndërtimin e një hapësire rekreative te burimi i ujit në Vrellë – Si dështoi Ilir Ferati në mbajtjen e premtimeve kyçe
Kryesore

Premtoi zhvillimin e turizmit dhe ndërtimin e një hapësire rekreative te burimi i ujit në Vrellë – Si dështoi Ilir Ferati në mbajtjen e premtimeve kyçe

13/09/2025 - 17:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Milaim Zeka: Vjosa Osmani e Albin Kurti e bënë realitet planin e Dobrica Qosiqit!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kajtazi: Gruaja e Albin Kurtit promovon libra në Beograd, librat e saj janë anti-amerikane

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë