Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas presionit të madh Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro

23/11/2024 - 17:20
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Pas presionit të madh Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mijë euro që ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga Faton Peci, i ka dhënë Sylejman Islamit, dajës së deputetes Fitore Pacollit, pasi një i tillë iu dha edhe vëllait të kësaj të fundit, ky dikaster ka pezulluar të njëjtin.

Nacionale ka siguruar dokumentin ku është marrë vendimi për pezullim të përkohshëm, i cili është nënshkruar të premten më 22 nëntor.

Në arsyetimin për vendimin e marrë, thuhet se kjo vjen pas raportimeve të mediave në lidhje me parregullsi në dhënien e këtij granti.

“Pas aplikimit dhe procedimit administrative të aplikacionit së bashku me dokumentet përcjellëse të dorëzuar nga ana juaj për përkrahje sipas Programit për Zhvillim Rural, AZHB gjatë vlerësimit dhe procedimit të lëndës është njoftuar nga mediat lidhur me pretendimet e tyre për parregullsi, si rezultat i këtyre pretendimeve ka ndërmarrë hapa ligjor për verifikimin e këtyre pretendimeve, të cilat në procedurën administrative është një çështje juridike e pavarur, zgjidhja e së cilës është nën juridiksionin e organeve të tjera dhe është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore e inciiuar në procedurë administrative.” – thuhet në vendim.

Se granti prej mijëra eurosh për arra e lajthi është anuluar, e ka konfirmuar për Nacionalen edhe vetë Sylejman Islami, i cili ka akuzuar gazetaren e Nacionales për propagandë.

“Besartë, ti e ke bë një propagandë të fortë shumë, je shku te veni aty, ke shku ke këqyrë ke thënë nuk po doket kurrgjë që ka punu aty, a unë kam pastru therrat krejt aty, edhe vendin rreth e rreth, e ti thojshe s’po doket kurrgjë, e unë hala s’i kam marrë paret.

Po e kom marrë dje (vendimin), shumë mirë, veç poshtërsi të madhe ke bë sa nuk ka më, se me kërkon unë nuk e kam bërë llaf këtë punë, as s’i kam thënë kujt ndreqma me marrë grant une, nuk o mirë me shpif sene palidhje.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Nacionale ka mësuar se granti i është pezulluar edhe Blerim Pacollit, vëllait të Fitore Pacollit, por një gjë të tillë nuk kemi arritur ta konfirmojmë ende.

Të premten ministri Peci njoftoi se ka dorëzuar kallëzimin penal, ku mes tjerash, hidhte akuza të rënda ndaj LDK-së, veç pse zyrtarë të kësaj partie njoftuan për grantet e dhëna.

“Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!

Të lartëpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!” – ka thënë ai, derisa ka publikuar dokumentin.

LDK në një komunikatë për media, ka dhënë mbështetje të plotë për anëtarët e saj, pas kallëzimit penal, duke thënë se paratë do të kthehen.

“Mbështetje e plotë për Parisin dhe Egzonin që, si qytetarë të përgjegjshëm e si veprimtarë politikë të rinj dhe shembullorë, shpalosën skandalin e madh korruptiv të subvencioneve, ku grantet prej 100 mijë eurosh u ndanë për vëllezër, dajë e këshilltarë të pushtetarëve, me ndikim politik dhe shkelje ligjore flagrante.

Kallëzimi i tyre penal ngjalli frustrim. Prandaj ata targetohen sot nga një pushtet i korruptuar dhe kriminal që po ikën.” – thuhet në komunikatën e LDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, “Trainkos”-i merr këtë vendim

Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë
03/08/2026 - 09:52

Trainkos”-i ka njoftuar se trenat me numër 760 dhe 4201 në relacionin Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas janë anuluar për sot. Njoftimi i kompanisë vjen në mëngjesin kur një grua...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Një person u gjet pa shenja jete në bodrumin e një banese

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
03/08/2026 - 09:38

Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një banese në rrugën “UÇK” në Pejë, mbrëmjen e së dielës. Lajmi u bë i ditur nga Driton...

Më shumëDetails

Haki Abazi: “Lule Xhelin” e takova në SHBA, nuk e dija se ishte agjent i Lëvizjes Vetëvendosje

Abazi me akuza në drejtim të pushtetit: Me kancer po bëhet fushatë elektorale – gërrdi
03/08/2026 - 09:19

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka folur për herë të parë në detaje lidhur me takimin që kishte pasur me personin e njohur në rrjetet sociale si “Lule Xheli”, emri...

Më shumëDetails

Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
03/08/2026 - 08:52

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pejë, ku një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga treni. Burimet e Sinjalit bëjnë...

Më shumëDetails

Ngjarje e rëndë në Pejë, treni godet për vdekje një grua

Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë
03/08/2026 - 08:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pejë. Rreth orës 05:32, teksa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës,...

Më shumëDetails

Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
03/08/2026 - 08:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e hënë. Sipas njoftimit, çmimi maksimal i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    282 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestimi i kosovarit në kufi me Hungarinë, çka thotë MPB-ja serbe?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë