Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me punësimin e familjarëve të zyrtarëve të lartë qeveritar.
Krasniqi ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Kurti sa ishte në fushatë “Kur të bohet dikush ministër a deputet duhet me shku veq ai person, e jo me shku me krejt fisin aty”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka specifikuar punësimin e gruas së Liburn Aliut, nipit të Besnik Bislimit, dhe vajzës së Shpejtim Bulliqit, duke e pyetur Kurtin: Albin Kurti a je kryeministër apo ke dezertuar.
Postimi i plotë:
“Kur të bohet dikush ministër a deputet duhet me shku veq ai person, e jo me shku me krejt fisin aty” deklaronte me cinizëm Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore.
Vetëm ditët e fundit u punësuan:
🔴 Gruaja e Liburn Aliut
🔴 Nipi i Besnik Bislimit
🔴 Çika e Shpejtim Bulliqit
Albin Kurti a je Kryeministër apo ke dezertu?
Ndryshimi po vjen, me 9 shkurt ✌️
#behundryshimi














