Ajo jeton në kushte të vështira financiare pasi është me qira, dhe jeton pa burrin nga i cili u nda për shkak të dhunës.
Shoqata “Së bashku me Azën” kishte marrë këtë rast për t’i siguruar një banesë, dhe në kohën e realizimit të stories kishte arritur të mbledh 25 mijë euro.
Në një prononcim për Veriu.info Azemine Simnica nga kjo shoqatë ka thënë se deri tani për këtë rast kanë mbledhur 30 mijë euro, kurse nevojiten vetëm edhe 2 mijë tjera.
“Jemi shoqatë humanitare e sapo formuar “Ndihmo edhe ti së bashku me Azën” dhe kemi marrë si rast Afërdita Osmanin qytetare e Mitrovicës. I kemi gjeture një banesë në Mitrovicë me një çmim të volitshëm 32 mijë euro, juve biznese dhe qytetË ju kisha lut që shum që ka mbet 2 mijë euro të na bashkangjiten në këtë rast human që ta gëzojmë këtë nënë vetushqyese.” – deklaroi Azemine Simnica.











