Pas dënimit të dytë në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka reaguar Behgjet Pacolli i cili ka thënë se ky vendim është shqetësues, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë spektrit politik, sidomos Albin Kurtit që t’i lënë nash dallimet dhe të bashkohen në mbrojtje të së vërtetës.
“I bëj thirrje gjithë spektrit politik, veçanërisht kryeministrit Albin Kurti, t’i lëmë mënjanë dallimet dhe të bashkohemi në mbrojtje të së vërtetës historike, dinjitetit kombëtar dhe sakrificës së atyre që luftuan për lirinë tonë. Kjo çështje prek shtetin dhe të ardhmen tonë. Jam plotësisht i gatshëm të jap kontributin dhe përvojën time, me bindjen se drejtësia duhet të triumfojë”, ka shkruar Pacolli.













