Komisarja e VV-së, Dejona Mihali, ka reaguar pasi PDK-ja dhe LDK-ja nuk e morën seriozisht propozimin e ri të VV-së.
Ajo ka bërë me dije se pretendimet e dy partive opozitare së propozimi i VV-së është lojë, nuk qëndron.
Përmes një video në rrjetin social “Tik-Tok”, Mihali ka sfiduar partitë opozitare në stilin e Kurtit.
Ajo e ka ftuar opozitën që lë të teston VV-në me emra konkret.
“Pas këtij propozimi, kryetarët e partive politike të PDK-së dhe LDK-së, veçanërisht PDK-së, e konsideruan këtë si një lojë. Si mund të jetë lojë një propozim publik, konkret, me terma të qartë dhe që do të vendoset në provë shumë shpejt. Nëse dikush mendon se kjo është një lojë e VV-së, atëherë kjo është shumë e thjeshtë për tu zgjidhur. Zgjidhja është: le të na provojnë. Le t`i propozojnë ato tre emrat dhe le të shohin a i qëndron prapa ofertës së vetë Lëvizja Vetëvendosje apo jo. Siç dihet VV kurrë nuk bën lojëra, jep propozime, bën zgjidhje dhe i jep drejtim probleme të vështira”, ka thënë ajo.













