Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, iu është adresuar qytetarëve me një video mesazh në lidhje me ndërprerjen e punimeve në disa objekte banesore që po ndërtohen në këtë qytet.
Ai thotë se këta ndërtues nuk i janë përmbajtur rregullativës ligjore gjatë ndërtimit, raporton Veriu.info.
“Javën qe lamë pas Komuna e Mitrovicës ndërpreu punimet në 12 punishte në objektet kolektive. Mungesa e librit ndërtimor, mungesa e profesionistëve dhe inxhinierëve që mbikëqyrin punimet në aspektin statik dhe një mori vërejtjesh tjera të evidentuara e paralajmëruara me javë të tëra nuk ishin respektuar. Dëshiroj të përçoj mesazhin e qartë të ekzekutivit të Komunës së Mitrovicës, se nuk lejojmë asnjë ndërtim jashtë standardeve që janë të përcaktuara me ligj dhe me rregullore“, ka deklaruar kryetari Peci.
Ai ka thënë se si kryetar i Mitrovicës mbetet i përkushtuar dhe të angazhuar që të ketē ndërtim dhe zhvillim, por jo jashtë standardeve.
“Andaj, bëjë kërkesë publike gjithë operators ekonomik që të përmbushin onligimet ligjore, pas pajisjes me leje ndërtimore. Rrjedhimisht, pajisja me leje ndërtimore nuk nënkupton ndërtim jashtë standardeve që nesër mundet potencialisht të paraqes rrezik për qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë Peci./Veriu.info












