Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

«Për punën tënde të rëndë dhe të ndershme»

27/03/2024 - 19:16
në Opinione
A A
«Për punën tënde të rëndë dhe të ndershme»
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një batutë filmike për punën e një njeriu të pavërjetshëm, përkushtimi dhe ndershmëria e të cilit janë një shembull i virtytit të përulësisë

Arben Idrizi

Prej javësh më sillet nëpër mendje, si e trandur nga një frashi e ngrohtë pranverore, një frazë urimi, e thjeshtë fare kur e dëgjon, po jo edhe ashtu e zakonshme që ta marrësh si të gatshme, të depozituar tashmë në kujtesë, meqë aq të ekspozuar ndaj saj: «Për punën tënde të rëndë dhe të ndershme».

Kjo është një shprehje urimi e përshëndetjeje që një punëtor i një lokali ushqimor ia thotë Hirayamës (të luajtur nga Kōji Yakusho) saherë që ia shërben gotën e lëngut, para se t’ia nxjerrë vaktin e tij të rëndomtë, në filmin e Wim Wenders, Perfect Days.

***

Në dukje, është një shprehje urimi e përshëndetjeje që mund ta dëgjoni, po patët pak fat, në disa raste solemne. Të themi me rastin e diplomimit, avancimit në ndonjë shkallë edukimi a punësimi. Në ndonjë vende pune, atëherë kur keni bërë një punë që do të ketë kërkuar mund e profesionalizëm, kush e di, ndonjëherë edhe thjesht guxim. Po kjo kërkon po ashtu edhe persona në hierarki, e edhe në rrafshin horizontal, të prirë të jenë mirënjohës dhe dashamirës, ndaj personit tuaj dhe vetë punës në parim. E jo të gjithë bartësit e institucioneve, ndërmarrjeve a entiteve të tjera të tilla janë të pajisur me atë dhunti nga natyra. Pa përjashtuar pastaj se edhe ju vetë, ndonjëherë, mund të jeni të brerë nga një ves i tillë.

***

Por është një shprehje urimi e përshëndetje që ai ia thotë vetëm atij, Hirayamës, punëtorit të pastrimit të tualeteve të Tokios, përditë. Për shkak të punës së tij. Për nder të punës së tij, mbrapa së cilës është një histori personale, për të cilën regjisori na jep vetëm ndonjë referencë të vagullt. Sidoqoftë, të mjaftueshme: ai është një person i edukuar, që vjen nga një familje mjaft e pasur dhe mbase edhe e pushtetshme. Pavarësisht kësaj, a pikërisht për këtë shkak, ka vendosur të heqë dorë nga ajo jetë, për të gjetur shpëtim (në kuptimin më të thjeshtë të kësaj fjale) në një punë të rëndomtë, që s’kërkon ndonjë kualifikim as nuk sjell ndonjë të ardhur.

***

A ju ka shkuar ndonjëherë mendja t’ia ktheni shpinën shoqërisë në një formë të tillë, duke i braktisur privilegjet e saj për të përfunduar në skutat e saj? Ashtu që nga aty të përmbusheni duke e injoruar, ta zboni duke ia pastruar pisllëkun, ta ndieni duke mos qenë të dukshëm, mbase edhe ta përmirësoni, ta zhvilloni pa e parë kurrë askush veprimin tuaj?

***

Ne e dimë se njerëzit duhen të jenë të barabartë kudo, se njerëzit janë të njëjtë kudo, por po ashtu e dimë se nuk kemi nëpër qytetet tona – siç nuk kanë edhe qindra e qindra vende të tjera kudo mbi faqen e dheut – ta zëmë tualete si ato të Tokios. Shumica nga ne nuk e dimë kush janë ata që kujdesen të (nëse) mbahen të pastra tualetet tona publike, edhe po i hasëm diku zor – e këtë po e them vetëm si një fakt të thjeshtë, pa sugjeruar a qortuar – se ua hedhim sytë.

E megjithatë, teksa eci rrugëve të qytetit tonë, në mot të mbarë a me shi e borë, do të doja, fort do të doja të ndalesha e t’ia zgjasja dorën ndonjërit, a thjesht t’ia thosha: «Faleminderit që nuk pështyn rrugës», apo «Faleminderit që nuk po kalon në të kuqen», apo edhe, shoferit «Falermindierit që nuk po nget makinën me telefon në dorë».

Ne e dimë, njëmend ne e dimë, edhe pse kjo po tingëllon patetike dhe paksa ndoshta edhe e neveritshme, ne e dimë se fatkeqësisht bukur shpesh mund të na ndodhë ta themi të kundërtën.

JU REKOMANDOJMË

Nga vjen emri i Tiranës

Nga vjen emri i Tiranës
11/11/2026 - 16:13

Shkruan: Ben Blushi Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e tha i pari këtë...

Më shumëDetails

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit

Riprodhimi i rehatisë përmes pasivitetit
07/11/2026 - 17:44

Shkruan: Astrit Bunjaku Individi mund t’i njohë kontradiktat e realitetit dhe përsëri të marrë pjesë në riprodhimin e tyre. Pikërisht këtu qëndron një nga idetë më provokuese të...

Më shumëDetails

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në

Vetërregullimi si domosdoshmëri përballë sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-në
06/11/2026 - 10:56

Shkruan: Visar Duriqi Në Kosovë lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejtësia me shpejtësinë. Në këtë garë, ajo që humbet e para është...

Më shumëDetails

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime

Arlinda u vra, shteti po jep shpjegime
02/11/2026 - 13:15

Shkruan: Ardita Dushi Ka tragjedi që zbulojnë më shumë për natyrën e një shteti sesa vite të tëra debatesh politike. Vrasja e Arlinda Zekajt është njëra prej tyre....

Më shumëDetails

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekës – një akuzë e rëndë ndaj papërgjegjësisë institucionale!
31/10/2026 - 10:53

Shkruan: Bedri Elezi Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekës nuk është vetëm një krim që duhet të tronditë ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ai është edhe një moment...

Më shumëDetails

Pesë ditë në Izrael

Pesë ditë në Izrael
28/10/2026 - 15:37

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit dhe me mbështetjen e Qendrës për Ndikimin Hebraik (Center for Jewish Impact – CJI), nga data 11 deri më 16...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    395 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë