Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Përfituesit nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara, kontrata në kundërshtim me ligjin”, si dështoi Bulliqi në menaxhimin pronave publike në Podujevë?

06/09/2025 - 16:39
në Lajme
A A
“Përfituesit nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara, kontrata në kundërshtim me ligjin”, si dështoi Bulliqi në menaxhimin pronave publike në Podujevë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

ZKA ka gjetur shkelje në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike në tetë komuna. Në mesin e tyre është edhe ajo e Podujevës që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi i VV-së.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur shkelje në tetë auditime që lidhen me temën “Dhënia në shfrytëzim dhe menaxhimi i pronave komunale të dhëna me qira”.

Gjetjet përfshijnë komunat e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Podujevës, Suharekës, Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, shkruan Insajderi.

Çka thuhet në raport për Komunën e Podujevës?

Raporti nxjerrin në pah shkelje serioze në menaxhimin e pronave komunale dhe mosrespektim të ligjit.

Sipas ZKA-së, Komuna e Podujevës nuk ka arritur të ruajë dhe të rrisë vlerën e pronave të dhëna me qira, duke e lënë administrimin e tyre në gjendje të dobët.

Nga mostrat e testuara, mbi 95% kanë rezultuar me parregullsi, duke përfshirë mosrespektimin e kushteve kontraktuale dhe mosrealizimin e obligimeve financiare.

Një nga shfrytëzuesit e pronës kishte edhe obligim të papaguar mbi 65,000€.

“Në 11 raste të kontratave aktive të shqyrtuara, shfrytëzuesit nuk ju kishin përmbajtur kushteve të përcaktuara me kontratë, si për pagesën e obligimeve kontraktuale ashtu edhe për angazhimin e punonjësve të paraparë me kontrata. Vlen të theksohet se njëri prej tyre kishte obligim të papaguar mbi 65,000€“, thuhet në raport.

Ndërsa edhe në ankande ZKA ka gjetur se përfituesit nuk kanë plotësuar kriteret e kërkuara.

Gjetjet kryesore të auditimit:
Mungesë transparence dhe raportimi – Kryetari i komunës nuk kishte paraqitur asnjë raport në Kuvendin Komunal për realizimin e kontratave dhe qëllimin e dhënies së pronave në shfrytëzim.
Shkelje të kushteve kontraktuale – Në 11 raste të kontratave aktive të shqyrtuara, shfrytëzuesit nuk ju kishin përmbajturkushteve të përcaktuara me kontratë, si për pagesën e obligimeve kontraktuale ashtu edhe për angazhimin e punonjësve të paraparë me kontrata. Vlen të theksohet se njëri prej tyre kishte obligim të papaguar mbi 65,000€.
Kontrata të paligjshme – Në nëntë (9) nga 11 kontratat aktive të testuara, kishin afatin kontraktual të pacaktuar të lidhura para vitit 2020 e që është në kundërshtim me ligjin.
Ankande – Janë evidentuar raste kur kontratat janë lidhur pa plotësuar kushtet ligjore, si mosdorëzimi i planit të investimeve apo dokumenteve tatimore. Në disa ankande mungoi edhe njoftimi publik, duke cenuar transparencën.
Mungesë kontrolli financiar – Komuna nuk posedon kartela individuale për qiramarrësit, por vetëm një tabelë të përgjithshme në Excel, e cila është e paplotë dhe jo e saktë.
Mosarkëtim i qirasë – Në 38 nga 39 raste, qiramarrësit nuk kishin paguar qiranë sipas kontratës, ndërsa komuna nuk kishte ndërmarrë veprime për arkëtimin e borxheve.
Përfundimi i ZKA-së

Raporti thekson se Komuna e Podujevës nuk ishte në pajtueshmëri me ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, si dhe me standardet e monitorimit dhe menaxhimit të kontratave.

Mungesa e veprimeve të duhura ka bërë që pronat të jepen në shfrytëzim pa aprovimin e Kuvendit Komunal, në mungesë të konkurrencës dhe me kushte të papërshtatshme.

Ky menaxhim i dobët ka ndikuar në zvogëlimin e të hyrave komunale, mosrespektimin e kushteve të kontratave dhe krijimin e borxheve të papaguara nga viti në vit.

Prandaj edhe ZKA i ka dhënë disa rekomandime Bulliqit si:

-Përfituesit e kontratave për pronat komunale të cilat ipen në shfrytëzim ti kenë plotësuar kriteret e pjesëmarrjes siç janë kërkuar në njoftimin publik, me ç ‘rast të siguroj transparencë, trajtim të barabartë të të interesuarve dhe pjesëmarrësve në ankand publik.

-Një proces objektiv, transparent dhe efikas duke publikuar njoftimin publik dhe
njoftimet për përfituesit .

-Për qiramarrësit të cilët nuk përmbushin kushtet e kontratës të marrë veprimet e nevojshme ligjore për ndërprerjen e kontratave meqenëse kemi të bëjmë me shfrytëzues të papërgjegjshëm në respektimin e kontratave, dhe për qiramarrësit kontratat e të cilëve janë me afat të pacaktuar në kundërshtim me ligjin, të marrë veprimet e nevojshme ligjore.

-Të bëjë raportime të rregullta, në mënyrë që Kuvendi Komunal të jetë i informuar dhe të ndërmerr veprimet e nevojshme në funksion të zbatimit të kontratave.

JU REKOMANDOJMË

Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

Aksioni në ndërtim zbulon shkelje në Kosovë: mbyllen 50 kantiera, dhjetëra kompani drejt gjykatës
03/08/2026 - 14:30

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka marrë vendim për ndalimin e vënies në përdorim të objekteve pa Inspektim Final dhe Certifikatë të Përdorimit. Ky vendim vlen për objektet...

Më shumëDetails

Anulohen seancat e gushtit në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
03/08/2026 - 14:19

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë anuluar seancat e caktuara për muajin gusht në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...

Më shumëDetails

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Ish-deputetja e VV-së: Partia duhet të nominojë për kryeministër Glauk Konjufcën
03/08/2026 - 13:41

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka paralajmëruar negociata “më të thelluara” me Lidhjen Demokratike të Kosovës këtë javë. Konjufca tha...

Më shumëDetails

“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu nga Skenderaj me dhuratë për Sala Jasharin

“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu nga Skenderaj me dhuratë për Sala Jasharin
03/08/2026 - 13:15

I riu, Fatjon Gashi, ka nderuar me një dhuratë deputeten e zgjedhur të PDK-së, Sala Jasharin, duke krijuar me copëza të imëta letre figurat e Nënës Salë dhe...

Më shumëDetails

Kusari: Brenda orësh Kurti mund t’u dërgojë ftesa partive për takim

Cilat janë raportet me VV’në e Kurtin pas audioincizimit që i doli me Slavko Simiq, flet Mimoza Kusari
03/08/2026 - 12:37

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që shumë...

Më shumëDetails

Hashim Thaçit i refuzohet dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
03/08/2026 - 12:23

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për tentim pengimi të drejtësisë, ta jap...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë