Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përfundojnë procedurat: Krerët e UÇK-së në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit

29/01/2025 - 11:13
në Kryesore, Lajme
A A
Përfundojnë procedurat: Krerët e UÇK-së në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të gjithë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht ndodhen në Hagë në paraburgim, do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhje më 9 shkurt.

Tashmë, të gjitha masat janë marrë që kjo e drejtë e Thaçit dhe të tjerëve, të realizohet.

Gjykata Speciale e Hagës ka konfirmuar në një përgjigje për Nacionalen, se tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat që ata të votojnë.

“Janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt të vazhdueshëm me Dhomat e Specializuara që votimi të realizohet.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se votimi do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së”, tha Elezi për Nacionalen.

Aktualisht në Hagë janë duke u mbajtur: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari, Isni Kilaj, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj, Pjetër Shala, Salih Mustafa dhe Haxhi Shala.

Pra, 12 ish-pjesëtarë të UÇK-së do ta shfrytëzojnë të drejtën e votes në zgjedhjet e 9 shkurtit.

KQZ-ja kishte bërë të ditur se mbi 90 mijë votues janë regjistruar nga diaspora, të cilët do të votojnë me poshtë.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është 90.860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18.244”, kishte bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Përderisa për disa prej të akuzuarve kjo do të jetë hera e parë që votojnë në zgjedhjet në Kosovë, për Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin dhe Salih Mustafën, do të jetë hera e dytë.

Kjo pasi ata kanë shfrytëzuar këtë të drejtë edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë për herë të parë janë përfshirë edhe shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë dhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ata janë rreth 550.000 persona.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

JU REKOMANDOJMË

Trump trondit Evropën: Kërcënon të tërheqë trupat nga Gjermania

Trump trondit Evropën: Kërcënon të tërheqë trupat nga Gjermania
30/04/2026 - 08:29

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar mundësinë e reduktimit të numrit të trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, një hap i ri në mosmarrëveshjet gjithnjë e më...

Më shumëDetails

“David Alaba” përfshihet në mashtrimin me call centers në Tiranë – Si u keqpërdor ylli i Real Madridit

“David Alaba” përfshihet në mashtrimin me call centers në Tiranë – Si u keqpërdor ylli i Real Madridit
30/04/2026 - 08:28

Operacioni ndërkombëtar i përmasave gjigante, i udhëhequr nga prokuroria e Salzburgut në Austri dhe SPAK në Shqipëri, ka shkatërruar një rrjet kriminal “Call Center”-ash në Tiranë. Grupi dyshohet...

Më shumëDetails

Befason deputeti i LDK-së: Kosovës i nevojitet një opozitë e re me emrin Vetëvendosje

LDK nesër aksion para qeverisë
30/04/2026 - 08:19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka thënë se Vetëvendosja është më e përshtatshme për opozitë sesa për qeverisje. Sadiku në Debat Plus tha se pajtohet...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani drejt rikthimit në LDK? Sokol Haliti sjell detaje

Vjosa Osmani drejt rikthimit në LDK? Sokol Haliti sjell detaje
30/04/2026 - 08:03

Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë nga LDK-ja, foli në Edicionin Special të Klan Kosova në lidhje me atë që po duhet përbashkimin e madh të partisë....

Më shumëDetails

Kujtim Shala demanton lajmet për dorëheqje: “Nëse LDK mbetet me një anëtar, ai jam unë”

Kujtim Shala demanton lajmet për dorëheqje: “Nëse LDK mbetet me një anëtar, ai jam unë”
30/04/2026 - 01:21

Anëtari i kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala, ka reaguar ndaj raportimeve në media se ai ka dhënë dorëheqje nga strukturat e partisë, duke i cilësuar ato si...

Më shumëDetails

Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?
30/04/2026 - 00:19

Gazetari Arben Ahmeti ka raportuar sonte live në emision në Kanal10, se dy dorëheqje të mëdha kanë ndodhur brenda LDK-së, transmeton Veriu.info. "Brenda LDK-së ka zhvillime të furishme,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    288 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Vlora Çitaku zbulon se çfarë i shkroi në WhatsApp Kurti Hamzës në orët e fundit të ditës së djeshme

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Eskalon debati mes Berishës së PDK’së dhe Rrustemit të VV’së: Ik ore pjellë serbe, papagall i Dejona Mihalit

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë