Kryeministri Kurti para pak minutash ka dalur nga takimi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Nacionale ka siguruar pamje nga Kuvendi i Kosovës, ku Kurti është parë duke dalë nga një hyrja e pasme.
Ky takim vjen pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan marrëveshjen Abdixhiku-Kurti për president, Bekim Sejdiun.
Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtm Shala janë emrat që dolën kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për President, duke mos u nënshtruar ndaj Abdixhikut e Vjosa Osmanit.












