Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përparim Rama dhe kreditë nga viti 1900: Fantazitë financiare në deklarimin e pasurisë

07/12/2024 - 16:40
në Lajme
A A
Përparim Rama dhe kreditë nga viti 1900: Fantazitë financiare në deklarimin e pasurisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklarimi i pasurisë, ky proces i mërzitshëm ligjor që ngushton lirinë krijuese të zyrtarëve të Kosovës, duket se ka qenë tepër i thjeshtë për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Me një kombinim të habitshëm të kreativitetit, Rama ka arritur të shpikë një metodë të re për të habitur edhe vetë historinë financiare të njerëzimit: ka deklaruar kredi nga viti 1900 me afate pagese në po të njëjtin vit.

Deklarimet e pasurisë janë një nga mjetet kryesore për të rritur transparencën dhe për të parandaluar korrupsionin në mesin e zyrtarëve publikë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar mbi tre milionë euro kredi në formularin e pasurisë për këtë vit. Deri këtu gjithçka duket normale, por pastaj fillon absurdi. Sipas deklaratës së tij, disa kredi janë marrë dhe shlyer në të njëjtën ditë të vitit 1900, një shekull para se të lindte vetë. Ndërkohë, për kreditë e tjera, datat e marrjes dhe afatet e shlyerjes janë gjithashtu të mbushura me pasaktësi që sfidojnë logjikën bazike.

Për shembull, një nga kreditë thuhet se është marrë më 21.04.2016 dhe është shlyer po më 21.04.2016, ndonëse është deklaruar një afat prej 300 muajsh për shlyerjen e saj. Mirëpo, ‘perlën’ e këtyre deklarimeve e përbëjnë tri kreditë e fundit, të cilat janë të lidhura me datën e pamundur 01.01.1900. Si është e mundur që këto detaje të mos kenë ngritur alarmin te Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (AKK)?

Demokracia.com ka adresuar pyetje të qarta dhe konkrete te AKK lidhur me këto pasaktësi:

  1. Si e shpjegoni përputhjen e datave të fillimit dhe mbarimit të kredive në disa raste të shënuara në deklaratën e pasurisë së deklaruesit?
  2. A janë verifikuar detajet e këtyre kredive nga Agjencia?
  3. Në rast se këto mospërputhje janë vërejtur nga Agjencia, a është njoftuar deklaruesi për të përmirësuar apo plotësuar deklaratën?
  4. Çfarë masash merr Agjencia nëse konfirmohet se ka pasur shkelje në deklarimin e kredive, përfshirë raste me data të paqarta apo të dyshimta?

AKK-ja, e cila ka për detyrë të verifikojë dhe sigurojë që deklarimet e pasurisë janë të sakta dhe transparente, nuk ka ofruar asnjë sqarim për këto pyetje deri më tani.

Kjo situatë lë hapësirë për dyshime serioze. A është sistemi i kontrollit të pasurisë aq i dobët sa që lejon gabime të tilla të kalojnë pa vëmendje? Apo kemi të bëjmë me një neglizhencë të qëllimshme që synon të fshehë të dhëna të rëndësishme për publikun? /Demokracia.com/

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë