Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përplasjet me Brukselin për masat, Këshilltari i Kurtit thotë se brenda BE’së duhen bërë hetimet si janë vendosur

03/05/2024 - 12:39
në Kryesore, Lajme
A A
Përplasjet me Brukselin për masat, Këshilltari i Kurtit thotë se brenda BE’së duhen bërë hetimet si janë vendosur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në një intervistë në RTK ka folur për qëndrimin e fundit të Bashkimit Evropian sa i përket masave të vendosura ndaj Kosovës. Zulfaj ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, duke thënë se ai e ka mirë që Qeveria e Kosovës s’vendos për heqjen e masave, dhe shton se BE-ja siç i ka vendosur ato masa, duhet ta gjej mënyrën për t’i hequr, shkruan Gazeta Express.

“Z.Stano e ka mirë që Qeveria e Kosovës s’vendos për heqjen, por z.Stano siç ka arritur me i vendos, do të duhej ta gjej mënyrën për me i heq, sepse humbet kredibiliteti i BE-së. Për çka janë ato masa, nëse z. Stano mund ta arsyetojë tashmë ekzistencën e atyre masave, por nëse s’mundet ai duhet të gjej shpjegime pse nuk po mund t’i heq, sepse janë futur me një proces absurd”, ka thënë Zulfaj.

Zulfaj ka shkuar edhe më tutje, duke thënë se ndoshta do të duhej edhe të hetohej në Bruksel mënyra se si janë vendosur masat ndaj Kosovës, meqë sipas tij, masat kanë kaluar pa debat. Këshilltari i Kurtit thotë se vendosja e masave s’ka qenë e menduar mirë, raporton Express.

“Lehtësia me të cilën janë vendosur masat, do të duhej që ndoshta edhe të hetohej, në Bruksel, sepse janë kaluar pa debat. Një demokracie më të avancuar në rajonin e Ballkanin Perëndimor, t’i vendosen masa nga një vend siç është BE. Është e pamenduar mirë. Po të ishte menduar mirë, këto masa do të hiqeshin”, ka thënë Zulfaj në RTK.

Ai tutje ka thënë se BE-ja do të duhej ta gjejë mënyrën e rrufeshme për t’ia hequr masat Kosovës. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media të enjten në Bruksel, ka thënë se janë shtetet anëtare ato që vendosin për heqjen e masave dhe jo politikanët e Kosovës. Ndaj kësaj deklarate të Stanos, ka pasur një reagim të zëdhënësit të Qeverisë, Perparim Kryeziu, duek thënë se situata në Veri ka de-eskaluar dhe se për këtë arsye masat duhet të hiqen./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Phillips për krizën politike: Miqtë e Kosovës janë lodhur, zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e qëndrueshme

Phillips për krizën politike: Miqtë e Kosovës janë lodhur, zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e qëndrueshme
31/08/2026 - 08:41

David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia, ka komentuar krizën...

Më shumëDetails

Aksident në Rrugën e Kombit, policia në vendin e ngjarjes

Aksident në Rrugën e Kombit, policia në vendin e ngjarjes
31/08/2026 - 08:27

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Rrugën e Kombit. Bazuar në pamjet, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.Nuk dihet ende për...

Më shumëDetails

PDK dhe Aleanca sërish bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

PDK dhe Aleanca sërish bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës
31/08/2026 - 08:18

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Këtë herë i janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë e aktivistë të PDK-së nga komuna e Skënderajt...

Më shumëDetails

Çmimet e ushqimeve rriten në rajon – Kosova në vendin e dytë pas Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor

Importet e Kosovës shënojnë rritje në korrik, prin mallrat nga Kina e Turqia
31/08/2026 - 07:59

Rënia e fortë e euros këtë verë do të duhej të ndihmonte në uljen e çmimeve të produkteve të importuara, por siç tregojnë të dhënat e Eurostat çmimet...

Më shumëDetails

Janina Ymeri: Gruri i importuar pak ose fare nuk kontrollohet në Kosovë

Janina Ymeri: Gruri i importuar pak ose fare nuk kontrollohet në Kosovë
30/08/2026 - 22:51

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për kontrollin e grurit të importuar në Kosovë, duke pretenduar se sasitë e importuara kontrollohen shumë pak. Ymeri ka thënë...

Më shumëDetails

Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”

Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”
30/08/2026 - 22:06

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish me pretendime se Qeveria e Kosovës po bllokon komunat, përfshirë kryeqytetin të cilin e drejton. Ai ka thënë se pushteti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë