Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pesë raste me Covid-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, Vishaj bën apel për kujdes

03/08/2024 - 10:10
në Kryesore, Lajme
A A
Pesë raste me Covid-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, Vishaj bën apel për kujdes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka deklaruar se pesë persona janë duke u trajtuar aktualisht në këtë klinikë nga Covid-19. Ai ka thënë se ditët e fundit ka pasur kërkesë për hospitalizim nga ky virus.

Vishaj ka thënë se ky virus në stinën e verës, ka mundësinë e përhapjes më të madhe për shkak të fluksit, teksa simptomat janë të njëjtë si të viteve të kaluara.

“Këto tri ditët e fundit kemi pasur kërkesë për hospitalizim. Të hënën kemi pranuar nëntë pacientë. Tashmë në Klinikën e Infektives dhe dy pacientë i kemi lëshuar në shtëpi, dhe aktualisht kemi i pesë pacientë në klinikë duke i trajtuar.

Është me natyrën e virusit Covid-19 që të pësoj dhe përsëritet herë pas here kryesisht ajo pjesë e popullit që ka imunitet te dobët. Simpotologjia duke që është e njëjtë nuk ka ndonjë ndryshim, ne jemi duke i trajtuar ata shumë mirë. Ne i kemi tre pacientë që jemi duke i trajtuar me oksigjeno-terapi, kurse dy të tjerë në Qendrën Klinike të Përgjithshme”, ka thënë Vishaj.

Ndërkaq, Vishaj theksoi se në kohën e verës ardhja e mërgimtarëve nga vendet e ndryshme, rrit mundësinë e shpërndarjes më të madhe të virusit Covid-19.

“Duket që virusi Covid-19, pëson ndryshime gjenetike prej një njeriut në njeriun tjetër. Në ditët e fundit kemi një grumbullim më të madh të popullatës në përgjithësi, kemi popullatë prej krejt botës. Kemi informacione që në Francë, Gjermani ka raste me këtë virus dhe mundësia e bartjes është më e mundur. Ky virus na ka mësuar që në stinën e verës ka mundësi me u përhap më shumë. Për kundër viruseve të tjera qe i kemi pasur nuk kanë qenë karakteristikë kohore që e ka ky virus”, theksoi ai.

Sipas tij, ky virus është bërë i zakonshëm dhe nuk është diçka për tu shqetësuar. Madje, ai ka thënë se ka simptomat e njëjtë sikurse para katër viteve.

Po ashtu, ai apeloi tek qytetarët që t’i shmangen grumbullimeve të njerëzve në mënyrë që të mos përhapet virusi.

“Organizata botërore e shëndetësisë Covid-19 e ka shpallur si emergjencë globale kurse IKShPK ka shpallur nuk është emergjencë nacionale, pra ky virus tashmë është i zakonshëm. Kryesisht i prek moshat që kanë çrregullim të imunitetit. Shenjat janë të njëjta, temperatura, lodhje ethe, vështirësi në frymëmarrje. Qytetarët të kanë manifestime të gripit preferohet të shmangen grumbullimit në zonat e mbyllura me grupe njerëzish sepse ka mundësinë e shpërndarjes së virusit”, u shpreh ai.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen COVID-19 emergjencë të shëndetit publik në janar të vitit 2020./EO

JU REKOMANDOJMË

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar
19/08/2026 - 19:53

Qeveria portugeze ka reaguar pas vrasjes së turistit 20-vjeçar në Ksamil. Sipas mediave vendase, qeveria shprehet se po monitoron rastin e vrasjes së turistit portugez në Shqipëri. Raquel Trindade,...

Më shumëDetails

Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja

Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimn te Qeveria Kurti
19/08/2026 - 19:23

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se PDK-ja është për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Duke folur në emisionin...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë
19/08/2026 - 18:59

Pritjet në dalje nga Kosova kanë arritur deri në 60 minuta në pikën kufitare në Merdarë. Ndërkohë, te Dheu i Bardhë, pritjet janë 10 minuta në hyrje dhe...

Më shumëDetails

Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti – Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj

Grenell i ashpër me një artikull të REL për Thaçin dhe Specialen: Po paguajmë për drejtësi dhe raportime të rrejshme
19/08/2026 - 18:50

Richard Grenell vazhdon të ketë opinion të fortë për Kosovën sikur në kohën kur është marrë zyrtarisht me të. Ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe një nga figurat politike...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it: Fokus te sundimi i ligjit dhe siguria

Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it: Fokus te sundimi i ligjit dhe siguria
19/08/2026 - 18:28

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë –...

Më shumëDetails

Bëhen bashkë ish-komandantët e UÇK-së, Shukri Buja: I presim të lirë, ish- krerët që po gjykohen në Hagë

Bëhen bashkë ish-komandantët e UÇK-së, Shukri Buja: I presim të lirë, ish- krerët që po gjykohen në Hagë
19/08/2026 - 18:20

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka ndarë emocionet e tij nga një takim i veçantë me bashkëluftëtarë, ku u rikujtuan momentet dhe rrugëtimi i gjatë drejt lirisë. Buja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të kapur për fajde, akuzë për vrasje në tentativë dhe lidhje me Kobrën| Profili i të arrestuarve për fajde në Prizren

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë