Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Po mundoheni ta mbuloni dështimin e shtetit”, përplasen Rrahmani e Rrustemi në Komisionin për rastin e Arlinda Zekajt

09/11/2026 - 16:02
në Lajme
A A
“Po mundoheni ta mbuloni dështimin e shtetit”, përplasen Rrahmani e Rrustemi në Komisionin për rastin e Arlinda Zekajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përplasjet mes pozitës dhe opozitës kanë shoqëruar diskutimin për rendin e ditës në Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Përplasje pati mes anëtarit të komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, dhe anëtarit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Rrahmani ngriti shqetësime lidhur me vonesën e Zyrës së Kryeministrit në dorëzimin e dokumenteve të kërkuara nga komisioni. Ai pretendoi se raportet e dërguara së fundmi nuk janë të nënshkruara nga ministritë përkatëse dhe se i gjithë procesi po shoqërohet me përpjekje për të penguar zbardhjen e përgjegjësive institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sipas Rrahmanit, Zyra e Kryeministrit i ka dërguar raportet vetëm një orë para mbledhjes, ndërsa ai ka vënë në pikëpyetje autenticitetin dhe vlefshmërinë e tyre.

“Është shqetësuese që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit, në vend që do të duhej ta ndihmonte këtë komision, që të zbardhnim gjithë dështimin e zinxhirit shtetëror, bëhet pengesë dhe manipulues i krejt kësaj”, ka thënë ai.

Rrahmani kritikoi edhe mënyrën se si ishte zhvilluar mbledhja e kaluar e komisionit, duke pretenduar se anëtarët e shumicës parlamentare kishin bllokuar iniciativat e opozitës për përfshirjen në planin e punës të kërkesave për dokumentacion nga Zyra e Kryeministrit.

“Aty e kanë përjashtuar Zyrën e Kryeministrit, e kanë futur një agjenci brenda Zyrës së Kryeministrit për të pasur qasje në ato dokumente. Dhe si i tillë, unë e shoh që qasja e këtij grupi parlamentar në përgjithësi është qasje duke u munduar me i mbuluar të metat dhe mos me zbardh dështimin në komplet zinxhirin shtetëror, ku ka dështuar shteti për me mbrojt jetën e një gruaje”, është shprehur ai.

Anëtari i PDK-së ka insistuar se komisioni duhet të kërkojë dokumentacion nga të gjitha institucionet përgjegjëse dhe se kërkesat e tilla duhet të respektohen brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Ai ka bërë të ditur se Zyrës së Kryeministrit i është dhënë afat prej tri ditësh për dorëzimin e dokumenteve, por sipas tij, ky afat nuk është respektuar.

Pas deklarimeve të Rrahmanit, ka reaguar anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Ai ka pranuar se në komision mund të ketë diskutime politike, por ka theksuar se ato nuk duhet të pengojnë punën hetimore dhe profesionale për zbardhjen e rastit.

“Unë jam këtu për të trajtuar profesionalisht çdo mekanizëm, çdo veprim, çdo mosveprim e çdo mospërmbushje të detyrimeve ligjore të secilës hallkë institucionale. Personalisht jam për këtë, duke filluar nga përgjegjësitë te prokuroria, te policia, te gjykata, te ministria përkatëse, siç edhe janë pjesë e planit të punës”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka kundërshtuar atë që e ka cilësuar si përpjekje për politizimin e rastit dhe përfitimin e kapitalit politik individual nga një tragjedi e tillë.

“Po një qasje që e kam vërejtur, që ky komision me filluar dhe me përfunduar te politizimi, kjo është e papranueshme. Dhe po e them që këtu, në këtë mbledhje, askush nuk do të arrijë ta pengojë punën hetimore, profesionale të këtij komisioni. Në rregull, le të bëjnë politikë, por punën s’mund ta pengojë askush”, ka theksuar Rrustemi.

JU REKOMANDOJMË

A ka hequr dorë PDK nga Ligji për Specialen? Përgjigjet Vlora Çitaku

Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis
09/11/2026 - 15:49

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur besimin se përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve parlamentare do të arrihet pajtueshmëria për...

Më shumëDetails

Ish kandidati i PDK-së bëhet pronar i hotelit më të madh në Ksamil, vlera rreth 6 milionë euro

Ish kandidati i PDK-së për Selver Xhelili bëhet pronar i  hotelit më të madh në Ksamil, investimi kap vlerën e 6 milionë eurove
09/11/2026 - 15:36

Ish kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili ka bërë të ditur se ka përmbyllur një proces 18-mujor për sigurimin e certifikatës së pronësisë së hotelit më të...

Më shumëDetails

Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit

Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me revole djalin e Donika Kadaj-Bujupit
09/11/2026 - 15:35

Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri, është personi që dyshohet se kërcënoi me armë djalin e ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupit. Rasti ka ndodhur sot,...

Më shumëDetails

Kërcënohet me armë në ministri, djali i Donika Kadaj-Bujupit

Kërcënohet me armë në ministri, djali i Donika Kadaj-Bujupit
09/11/2026 - 15:23

Djali i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupit, është kërcënuar me armë zjarri gjatë kohës sa ishte në vendin e tij të punës, në Ministrinë e Ekonomisë....

Më shumëDetails

Shiroka Pula e pret në takim ambasadorin gjerman, Presidenca: U diskutua për avancimin e partneritetit Kosovë – Gjermani

Shiroka Pula e pret në takim ambasadorin gjerman, Presidenca: U diskutua për avancimin e partneritetit Kosovë – Gjermani
09/11/2026 - 15:17

Presidentja Justina Shiroka Pula e ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Presidenca tha se gjatë takimit “u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës...

Më shumëDetails

Dogana ndalon kontrabandimin e pjesëve të automjeteve në Vërmicë

Dogana ndalon kontrabandimin e pjesëve të automjeteve në Vërmicë
09/11/2026 - 15:15

Zyrtarët doganorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave, gjatë kontrolleve të kamionëve në hyrje të territorit të Republikës së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Përplasja mes Jonës dhe Doresës merr një tjetër kthesë, publikohen screenshot-e të vjetra me akuza të forta

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë