Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia arreston tre persona për mashtrim, dy nga ta dërgohen në mbajtje

10/06/2025 - 17:47
në Pa kategori
A A
Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policor nga Sektori i Hetimeve Financiare-DHKEK më 10.06.2025 kanë kryer bastisje në një shtëpi, pronë e të dyshuarit me iniciale (R.D.) dhe i njëjti është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale Mashtrim sipas kodit penal të RKS-së.

Policia lidhur me rastin ka kërkuar në shtëpitë e tyre edhe dy të dyshuar të tjerë të cilët nuk janë gjetur, por që më vonë janë paraqitur në zyrat e policisë.

Të dyshuarit në bashkëveprim kanë mashtruar viktimat e gjinisë femërore (dhjetë prej tyre) të gjitha ish-pjesëmarrëse në luftërat e Sirisë dhe Irakut duke ju premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare.

Viktimat janë bindur që të aplikojnë për marrjen e donacioneve në një Institucion mikrofinanciar me seli në Prishtinë duke ju prezantuar se ato do të marrin donacion, por që në realitet kanë nënshkruar kontrata për kredi në vlerë prej 4,500.00 deri në 5,000.00 euro.

I dyshuari me iniciale (R.D.) ka identifikuar viktimat dhe dërguar ato në institucionin mikrofinanciar për aplikim.

I dyshuari me iniciale (V.G.) zyrtar në institucionit mikrofinaciar ka përpiluar dosjen dhe kontratat, ndërsa i dyshuari me iniciale (A.H.) ka aprovuar kreditë në cilësinë e menaxherit të këtij institucioni.

Pas daljes së mjeteve në llogaritë bankare të palëve ankuese, i dyshuari (R.D.) ka shkuar së bashku me palët në banka duke tërhequr mjete më pas të gjithave ju ka dhënë nga 500.00 euro, ndërsa mjete tjera i ka marrë në emër të pagesave për zyrtarët të cilët i kanë kryer shërbimet.

Palët ankuese e kanë kuptuar mashtrimin në kohen kur institucioni mikrofinaciar ju ka kërkuar atyre fillimin e pagesave të kredisë.

Deri më tani janë intervistuar 10/persona palë të dëmtuara, ku vlera e dëmit llogaritet të jetë 45,000.00 euro.

Dy të dyshuarve me iniciale (R.D.) dhe (V.G.) me vendimin e prokurorit të lëndës nga PTH-Prishtinë ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa i dyshuari i tret me iniciale (A.H.) është liruar në procedurë të rregullt.

Të gjitha veprimet, përfshirë masat e veçanta të hetimit janë kryer nën mbikëqyrje dhe koordinim të Prokurorit të lëndës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe vendimet tjera do të ndërmerren në bashkërendim të plotë.

JU REKOMANDOJMË

Ndërron jetë Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ndërron jetë Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova
15/05/2026 - 14:02

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi është bërë nga familjarët e tij nëpërmjet Facebook. “Të dashur miq, Me dhimbje të...

Më shumëDetails

Hysni Mehani: Veç e kam pa Sami Lushtakun që më është afruar dhe më goditi me telefon

Hysni Mehani: Veç e kam pa Sami Lushtakun që më është afruar dhe më goditi me telefon
15/05/2026 - 12:53

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka folur në Kosova Live të T7 për incidentin e djeshëm ku pretendoi se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku,...

Më shumëDetails

Nis hetimi për incidentin në minierën e “Trepçës”, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

“Trepça” i’a ndërpren marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, shkeli rëndë detyrat e punës
15/05/2026 - 12:09

Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me ngujimin e rreth 50 minatorëve në Stan Tërg, pas zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit. 18 prej...

Më shumëDetails

Thaçi nga Haga: Jam plotësisht i pafajshëm, pa rezistencë nuk do të kishte Kosovë

Thaçi nga Haga: Jam plotësisht i pafajshëm, pa rezistencë nuk do të kishte Kosovë
15/05/2026 - 09:19

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është plotësisht i pafajshëm dhe ka kërkuar që verdikti përfundimtar në procesin ndaj tij të bazohet në parimet kushtetuese dhe...

Më shumëDetails

U filmua duke gjuajtur me armë në aheng, 30 vjeçari paraqitet vetë në Polici

U filmua duke gjuajtur me armë në aheng, 30 vjeçari paraqitet vetë në Polici
15/05/2026 - 08:54

Një video e siguruar nga Policia ka çuar në identifikimin dhe ndalimin e një personi në Prizren, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu...

Më shumëDetails

Kujtim Gashi tërhiqet nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Kujtim Gashi tërhiqet nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit
10/05/2026 - 18:35

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ekskluzive: Sami Lushtaku refuzon të shkojë për intervistim në Prishtinë pasi hetuesia kërkojë një gjë të tillë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Krasniqi përplaset me Dibran Hoxhën rreth deklaratës “se do e rrihte Kurtin me shkelma e grushta deri në Tiranë”

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë