Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Maxhunaj, ku si pësojë e lëndimeve ka humbur jetën futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku.
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës në Jug, Avni Zahiti.
“Më 07 qershor 2026, rreth orës 00:55, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në zonën e fshatit Maxhunaj, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa rreth orës 07:50, nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) është pranuar njoftimi se, përkundër përpjekjeve të personelit mjekësor, drejtuesi i automjetit viktima mashkull 22 vjeçar, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident”, ka thënë Zahiti.
Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./Veriu.info.











