Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pranon fajësinë i akuzuari për dhënie të ryshfetit, ndërsa deklarohet i pafajshëm inspektori i ATK-së për marrje të ryshfetit në Mitrovicë

24/05/2024 - 20:56
në Kryesore, Lajme
A A
Pranon fajësinë i akuzuari për dhënie të ryshfetit, ndërsa deklarohet i pafajshëm inspektori i ATK-së për marrje të ryshfetit në Mitrovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I akuzuari Safet Smajoviq e ka pranuar fajësinë për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, kurse i pafajshëm u deklarua Qazim Mustafa i akuzuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Deklarimin rreth fajësisë, dy të akuzuarit e bënë në seancën fillestare të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Fetije Bajrami, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Bajrami propozoi që të aprovohet pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit Smajoviq.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Smajoviq, avokati Kadri Osaj i propozoi gjykatës që ta aprovoi pranimin e  fajësisë. Ai gjithashtu kërkoi që ndaj të mbrojturit të tij që  shqiptohet një dënim me gjobë, me arsyetimin se i njëjti ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë, dhe i propozoi gjykatës që t’i largohet masa e paraburgimit, me arsyetimin se Smajoviq është shtetas i huaj dhe mund ta japë një garancinë deri në përfundimin e kësaj çështje.

Më pas gjykata aprovoi pranimin e fajësisë për të akuzuarin Smajoviq dhe ndaj tij u veçua procedura penale.

Për të njëjtin seanca për shpalljen e aktgjykimit u caktua për ditën e sotme.

Ndërsa, procedura penale në lidhje me këtë çështje do të vazhdojë për të pandehurin Qazim Mustafa.

Në këto rrethana, gjykatësi i rastit Mentor Hajraj, e njoftoi të akuzuarin Mustafa dhe mbrojtësit e tij, avokatin Avdi Dinaj dhe avokatin Gazmend Smajli se kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës, në afat prej 30 ditësh.

Në fund, avokati Dinaj i propozoi gjykatës që të pandehurit Mustafa t’i largohet masa e arrestit shtëpiak ose t’i zëvendësohet me ndonjë masë tjetër alternative, me arsyetimin se kanë pushuar kushtet për të cilat ekziston kjo masë.

Lidhur me propozimin e avokatit Dinaj, prokurorja Fetije Bajrami tha që le të vendosë gjykata.

Sipas aktakuzës së ngritur më 3 maj 2024 nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Qazim Mustafa po akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, më 24 prill 2024, në orën 11:00, në parkingun e Terminalit Doganor në Mitrovicë, ka keqpërdorë detyrën zyrtare duke mos vepruar në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ku gjatë ushtrimit të detyrës ka pranuar dhuratë për vete.

Mustafa në cilësinë e inspektorit të ATK-së, thuhet se ka pranuar dhuratë për vete, dhe atë shumën në vlerë prej 130 euro, të cilat i janë gjetur në xhepin e djathtë të palltos, të cilat para janë sekuestruar nga ana e policisë.

Me këto veprime, sipas aktakuzës ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, Safet Smajoviq akuzohet se në ditën, kohën dhe vendin si në pikën e parë të aktakuzës në formë të drejtpërdrejtë i ka dhënë dhuratë personit zyrtar, në atë mënyrë që ai të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Në aktakuzë, thuhet se Smajoviq derisa ka qenë në Terminalin Doganor në Mitrovicë, me kamionin e tij, me qëllim të lehtësimit të procedurave për lirimin e mallit, i kishte dhënë 130 euro të pandehurit Qazim Mustafa.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Smajoviq ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Në aksionin para Qeverisë, PDK-së i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Ferizaj dhe Hani I Elezit

Në aksionin para Qeverisë, PDK-së i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Ferizaj dhe Hani I Elezit
28/08/2026 - 08:31

Aksionit të Grupit Parlamentar të PDK-së, e cila po mbahet tash e disa javë para ndërtesës së Qeverisë në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit,...

Më shumëDetails

Vrasje në Prizren: Vdes një 14-vjeçar pas therjes me thikë, i dyshuar një i mitur

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
28/08/2026 - 08:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten mbrëma në Prizren, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë....

Më shumëDetails

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!
28/08/2026 - 00:21

Më 16 shtator, Haga pritet të jehojë nga zëri i mërgatës shqiptare, e cila po mobilizohet për të shprehur mbështetjen e fuqishme për krerët e UÇK-së, në ditën...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë
27/08/2026 - 23:04

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rrezik i...

Më shumëDetails

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje
27/08/2026 - 22:41

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se Vetëvendosjes nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje. “Rezultatet e fundit kanë treguar se është në rënie të...

Më shumëDetails

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
27/08/2026 - 22:36

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka pritur në selinë e NATO-s Nënsekretarin e Luftës të SHBA-së për Politikë, Elbridge A. Colby. Z. Colby u takua me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë