Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, çka dihet deri tash?

14/09/2026 - 15:00
në Lajme
A A
Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas më shumë se tri vitesh gjykim dhe pas shqyrtimit të një materiali të gjerë provues, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin më 16 shtator 2026 aktgjykimin në çështjen ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarve të Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish -deputetit, Rexhep Selimit.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për orën 10:00 të mërkurën.

Sipas gjykatës, Paneli ka pasur nevojë për kohë shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe vëllimit të madh të provave.

Vendimi do të merret nga Paneli II i Gjykimit, i përbërë nga tre gjyqtarë aktivë dhe një gjyqtar rezervë.

Kryesues i Panelit është Charles L. Smith III, ndërsa anëtarë janë Christoph Barthe dhe Guénaël Mettraux. Gjyqtar rezervë është Fergal Gaynor.

Ky panel u caktua në dhjetor të vitit 2022 dhe ka zhvilluar të gjithë procesin gjyqësor në këtë çështje.

Roli i Panelit është vendimtar: gjyqtarët duhet të vlerësojnë provat e paraqitura gjatë procesit dhe të përcaktojnë nëse Prokuroria ka arritur të dëshmojë fajësinë e secilit prej katër të akuzuarve përtej dyshimit të arsyeshëm.

Vetëm Paneli vendos për faktet, vlerësimin e provave dhe përgjegjësinë penale.
Çfarë akuzash janë para katër ish-drejtuesve të UÇK-së?

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuzën për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte.

Në mesin e akuzave janë përndjekja, burgosja, aktet e tjera çnjerëzore, tortura, vrasja dhe zhdukja me forcë, si dhe arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm e arbitrar, trajtimi mizor, tortura dhe vrasja si krime lufte.

Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara lidhen me periudhën nga të paktën marsi 1998 deri në shtator 1999 dhe me disa lokacione në Kosovë, si dhe në Kukës e Cahan në Shqipërinë e Veriut.

Të katër të akuzuarit pretendohet nga Prokuroria se mbajnë përgjegjësi individuale penale në forma të ndryshme të përgjegjësisë.

Ata janë deklaruar të pafajshëm dhe mbrojtja ka kundërshtuar akuzat e Prokurorisë.

Secili prej të akuzuarve ka ekipin e vet të mbrojtjes.

Hashim Thaçi mbrohet nga avokati Luka Mishetiq, i cili është avokat kryesor. Në ekipin e tij janë edhe bashkëmbrojtësit Dastid Pallaska, Pierre-Richard Prosper, Sophie Menegon dhe Nina Tavakoli.

Kadri Veseli mbrohet nga Rodney Dixon, si avokat kryesor, ndërsa në ekip janë Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Roëan.

Rexhep Selimi përfaqësohet nga Geoffrey Roberts, me Eric Tully dhe Chad Mair si bashkëmbrojtës.

Jakup Krasniqi mbrohet nga Venkatesëari Alagendra, ndërsa ekipi i saj përfshin Aidan Ellis, Victor Băieșu dhe Shyamala Alagendra Khan.

Pra, përballë Prokurorisë nuk ka një ekip të vetëm mbrojtës, por katër ekipe të ndara, secili përgjegjës për mbrojtjen e klientit të vet.

Kush është Prokuroria?

Në krye të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është Kimberly Ëest, Prokurorja e Specializuar e tretë e kësaj gjykate.

Në çështjen Thaçi dhe të tjerët ekipi kryesor i Zyrës së Prokurorit të Specializuar përbëhet nga: Alan Tieger, Clare Laëson, Nathan Quick.

Ndryshe, gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është një nga proceset më të rëndësishme të zhvilluara nga Dhomat e Specializuara.

Ai filloi më 3 prill 2023 dhe zgjati më shumë se tre vjet, duke përfshirë qindra ditë gjykimi dhe një numër shumë të madh provash.

Vetë Paneli ka argumentuar se koha shtesë për hartimin e aktgjykimit ishte e domosdoshme për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe sasisë së provave, në mënyrë që vendimi të jetë i plotë, i arsyetuar dhe i bazuar në një vlerësim të gjithanshëm të materialit provues.

Vendimi pritet të shpallet më 16 shtator në Gjykatën Speciale në Hagë. Ndryshe Telegrafi do të jetë në vend ngjarje nga Haga për të mbuluar të rejat kryesore. /Telegrafi/

OSE

JU REKOMANDOJMË

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia
28/11/2026 - 02:09

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku janë sekuestruar 191...

Më shumëDetails

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s
28/11/2026 - 02:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë mandatit aktual, duke theksuar se Forca e...

Më shumëDetails

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike
27/11/2026 - 22:36

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e bërë atë përgjegjëse për një pjesë të madhe të rezultatit zgjedhor të...

Më shumëDetails

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C
27/11/2026 - 22:10

Kosova gjatë fundjavës do të përfshihet nga masa të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin ulje të temperaturave, vranësira dhe reshje shiu e bore, sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Më shumëDetails

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia
27/11/2026 - 22:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi sonte u pengua vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet, ndonëse Komuna kishte dhënë leje për këtë, raporton...

Më shumëDetails

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë
27/11/2026 - 21:30

KFOR-i ka dhënë sqarime lidhur me takimin e mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, në kuadër të Komisionit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë