Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të Kusari-Lilës kundër gazetarit Vehbi Kajtazi

03/10/2025 - 13:34
në Lajme
A A
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të Kusari-Lilës kundër gazetarit Vehbi Kajtazi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Mimoza Kusari-Lilës kundër gazetarit Vehbi Kajtazi për publikimin e bisedës telefonike të kryetares së Alternativës me Millan Radoiçiqin.

Në një aktvendim të nxjerrë javën e kaluar, Prokuroria Speciale ka konstatuar se nuk ka gjetur elemente të veprës penale në rastin e publikimit të audio-incizimit të publikuar nga Paparaci.

Kusari-Lila, në tetor të vitit të kaluar parashtroi kallëzim penal për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit ndaj gazetarit Kajtazi.

Në kallëzim penal, ish-shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes pretendonte se portali Paparaci.com, me drejtor Vehbi Kajtazin, publikoi një gjoja bisedë të fabrikuar “mes saj, Sllavko Simiçit dhe Millan Radoiçiqit”.

Por, prokurori special Bekim Kodraliu e ka konfirmuar vërtetësinë e audio-incizimit. Ka vlerësuar se, pas dëgjimit me kujdes të bisedës së zhvilluar mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit, nuk ka gjetur elemente për ndjekjen penale të gazetarit.

Sipas aktvendimit, verdikti është marrë pas analizimit të dëshmisë së Kusari-Lilës, dëgjimit të audio-incizimit dhe provave tjera materiale.

“Nga provat personale dhe ato materiale të bashkangjitura në shkresat e lëndës dhe pas analizimit të tyre, e në veçanti pas analizimit të bisedës së zhvilluar mes palëve, e të publikuar në portalin ‘Paparaci.com’ me pronar Vehbi Kajtazi, nuk është vërtetuar me asnjë veprim se të lartcekurit kanë konsumuar elementet e veprës ‘Nxitje e përçarjes dhe mos durimit’”, thuhet në aktvendim.

Paparaci publikoi në tetor të vitit të kaluar audio-incizimin e një bisede telefonike mes Kusari-Lilës, Sllavko Simiçit dhe Millan Radoiçiqit. Audio-incizimi është autentik. Ai është realizuar në qershorin e vitit 2022.

Komunikimi i Kusari-Lilës me kryeterroristin e Banjkës ishte realizuar me ndërmjetësimin e Sllavko Simiqit, ish-homologut të Kusari-Lilës, deputetit të Listës Serbe.

JU REKOMANDOJMË

Lladrovci: Të bekuar që e patëm Adem Demaçin, e kujtojmë sa herë kemi dyshime, vështirësi e sfida

Lladrovci: Të bekuar që e patëm Adem Demaçin, e kujtojmë sa herë kemi dyshime, vështirësi e sfida
26/07/2026 - 17:46

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar veprimtarin e madh Adem Demaçi në përvjetorin e vdekjes së tij. Lladrofci ka shkruar se “Bacën Adem do kujtuar sa herë...

Më shumëDetails

Haxhiu ia ofron Francës ndihmën e Kosovës në përballjen me zjarret

Haxhiu ia ofron Francës ndihmën e Kosovës në përballjen me zjarret
26/07/2026 - 17:06

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen...

Më shumëDetails

Arifi: LVV e ka organizuar një luftë hibride ndaj qytetarëve, me qëllim t’ua shpëlajë trurin

Arifi: LVV e ka organizuar një luftë hibride ndaj qytetarëve, me qëllim t’ua shpëlajë trurin
26/07/2026 - 16:22

Ish-ambasadori Avni Arifi tha se “pothuajse një dekadë propagandë, manipulim, linçim, shpifje e krijim i narrativave të rrejshme nuk kanë qenë spontane”, duke iu referuar llogarisë në Facebook...

Më shumëDetails

Shtohet fluksi i automjeteve nëpër kufijtë e Kosovës, pritje e kolona të gjata në disa pikëkalime

27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare në Morinë
26/07/2026 - 16:07

Fluks i shtuar i automjeteve që presin në pikat e kalimit kufitar raportohet nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, që ka publikuar gjendjen më të fundit nga kufijtë....

Më shumëDetails

“AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro

“AB Beauty” e Agnesa Behlulit zbulohet duke aplikuar palicencë shërbime invazive për Botox dhe fillerë, gjobitet vetëm 2 mijë euro
26/07/2026 - 15:32

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Përveç aspektit...

Më shumëDetails

Shkon në 29 numri i të lënduarve në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze – ishte dënuar me burg

Shkon në 29 numri i të lënduarve në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, i dyshuari është shtetas gjerman me prejardhje libaneze – ishte dënuar me burg
26/07/2026 - 15:27

Aktualisht vlerësohet se 29 persona u lënduan në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, njoftoi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt. Më parë ishte raportuar se 16 persona...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Zbulohet shuma marramendëse që pritet të fitojë Kristian Prenga nga dueli me Joshuan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë