Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse po çuditemi

21/09/2023 - 10:56
në Opinione
A A
Pse po çuditemi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendin e çudës duhet ta zërë një vullnet, një përgjegjësi e lartë institucionale dhe morale që të ndërtojmë mekanizma efikas, të qëndrueshëm dhe në mbikëqyrje të vazhdueshme profesionale, që përveç që preventojnë dhunën edhe edukojnë shoqërinë

Dritan Dragusha

Njeriun me probleme mentale ne e trajtojmë dhunshëm, i shfryejm frustrimet tona në të. Përveç që këtë njeri vazhdojmë ta mbajmë mbyllur nga rrethi, sepse e konsiderojmë si diçka të ligë për ne, ende vazhdojmë ta trajtojm sikur nuk është pjesë e jona. Me këtë njeri jemi zabvitur dikur, zbavitemi edhe sot. Kur dalim në rrugë dhe na e zë syri një romë fillojmë dhe shajmë mar’e mbrapsht, edhepse ai nuk është duke na bërë asgjë. Para të fortit luajmë të dobëtin, kurse para të dobëtit e luaj të fortin. Dhunën përveç që e kemi përbrendësuar, e kemi bërë edhe pjesë të natyrshme të sjelljes sonë. Ne ende vazhdojmë të mendojmë se dikush e meriton një shuplakë, një grusht apo një plumb n’lule t’ballit. Dhunën e ndjejmë si pjesë të pandashme në komunikimin tonë. “Çohu, çka je shtre k’tu si bollicë”, i thoshte dikur një shtatzënes një infermiere në maternitet. “Edhe ti e ke lypë!”, i kishte pasë thënë një polic një gruaje, e cila deklaronte para gjykatësit, pasi që kishte shkuar ta paraqiste rastin e dhunës në familje. Një politikanë i thoshte një tjetrit që nëse dëshiron edhe dalim jashtë dhe i qërojmë hesapet.

Në komunikacion jemi vrasës në tentativë. Pastaj, kemi hoxhallarë që shfaqen në ‘tik-tok’ dhe tregojnë se si dhe kur duhet rrahur gruaja dhe videot e tyre shikohen nga qindra mijëra njerëz. Nacionalistët, që pretendojnë ende në shëmbëlltyrën e tyre patriotike, kombëtare e morale, ende mendojnë se ai i etnisë tjetër është veçse një armik që pret ditën e vet, prandaj që në çastin e parë duhet eleminuar. Homofobët që deklarojnë me krenari në publik se njerëzit me orientim seksual të ndryshëm nga ta duhet t’u gjejmë “zgjidhje” njëherë e mirë dhe krejt kjo në emër të prishjes së familjes sonë të shenjët. Ndërsa e dimë po ashtu, se ne në familje, ndër të tjera, edhe bullizojmë dhe bullizohemi vazhdimisht. Nëpër gjykatat e Republikës banojnë me dhjetra mijëra lëndë me vite të tëra.

Në shkollë nxënësin me nota të dobëta e kemi cilësuar dhe e cilësojmë ende edhe si djalë apo vajzë të keqe, kurse njeriun kokëfortë, me karakter të fortë e cilësojmë si njeri të poshtër. Nëpër televizionet tona me dhjetra herë kemi parë, ‘live’, se si njëri-tjetrit i thonë se: ti je vrasës!, ti je kriminel! ti je hajn!; nuk ka lidhje që këtë e bëjnë pa pasur asnjë fakt. Gjithashtu, politikanët shqiptar gati më shumë se një shekull e akuzojnë njëri-tjetrin se X-i e ka shitur vendin dhe ka kryer tradhti kombëtare qe veç plumbi e lanë. Thua ti se vendi është një mall që shitet kaq lehtësisht në treg. Ne ende përpiqemi që në momentin kur një qen na kalon afër mundohemi ta lëndojmë ose një mace ta ndjekim me veturë për ta shkelur. Dikush veç pse ka kaluar këmbë nëpër arë e tjetrit, ata dalin e rrahin ose edhe e vrasin.

Përditë lexojmë ose dëgjojmë lajme të natyrës se si: “Vjehrri dhe kunati e rrahën dhe e bëjnë nusen për spital”. Se si “axha vret nipin për kaq para borxh që ja kishte”. Të gjitha këto dhe shumë të tjera që i shohim dhe dëgjojmë përditë dhe ato që nuk i shohim e dëgjojmë, por që ne e dimë se ndodhin vazhdimisht, janë bërë gati se pjesë normale e jetës sonë. Shoqëri që dhunës ia ka dhënë edhe tagrin e edukatës. Ende besojmë se dhuna e drejton njeriun në rrugën e duhur. Pra, kjo shoqëri ka kohë që është zhytur në një spirale të dhunës në të gjithë strukturën dhe hierarkinë sociale, si nëfamilje, në çerdhe, në shkolla, në spitale, në polici, e deri në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kështu që, në këtë shoqëri kur dëgjojmë për dhunën nuk ka vend për t’u çuditur (sic!). Prandaj, vendin e çudës duhet ta zërë një vullnet, një përgjegjësi e lartë institucionale dhe morale që të ndërtojmë mekanizma efikas, të qëndrueshëm dhe në mbikëqyrje të vazhdueshme profesionale, që përveç që preventojnë dhunën edhe edukojnë shoqërinë. Përndryshe, i gjithë ky muhebet në këtë shoqëri më duket se vetëm po riciklohet sa herë që plasë diçka e tillë në publik dhe e gjithë kjo na duket pastaj sikur ajo thënia: “Fol e rruj vó”.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë