Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qalaj: Kosova me ligje të mira që mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, por në praktikë s’gjejnë zbatim

10/12/2024 - 13:26
në Lajme
A A
Qalaj: Kosova me ligje të mira që mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, por në praktikë s’gjejnë zbatim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka mbajtur takim me studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij takim u tha se pavarësisht që Kosova ka ligje të mira që mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, ato në praktike nuk është që janë duke gjetur zbatim.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se si shtet dhe shoqëri kemi pasur progres në avancim të të drejtave të njeriut.

Ai ka thënë se në vend ka nevojë për përmirësim të ligjeve që mbikëqyrin këto çështje në mënyrë që të gjejnë zbatim.

“Ne kemi pasur një progres të jashtëzakonshëm si shoqëri e si shtet në avancimi e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky avancim nuk ka ardhur lehtë ka ardhur me sakrifica. Ndonjëherë edhe me shumë përkushtim e mund të njerëzve që në idealin e vetë të drejtat e njeriut i kanë pasur si synim dhe kanë arrit që sot ta kemi një Kushtetutë që në veti përmbledh të gjitha parimet dhe vlerat më të larta demokratike në aspektin e të drejtave të njeriut. Por që sa zbatohet këto vlera, sa respektohen këto vlera, ju keni dëgjuar që flitet në Kosovë që ka ligje te mira por ato nuk zbatohen. Mendoj që Kosova ka një ligje të mira por që duhet të përmirësohen sepse për ndryshe do të ishin edhe të zbatuara dhe në anën tjetër do të duhet që të rrite niveli i përgjegjësive institucionale. Çështje me realizmin e të drejtave në punë janë pjesa e dytë e problemeve që ne kemi trajtuar gjatë këtij viti, këto lidhen ne diskriminim në punësim, me diskriminim në avancim, por lidhen edhe me cenim të të drejtave në punë. Pushim i lehonisë, pa kontrata, kushte dhe siguria në punë. Pjesa e tret e problematikave që ne kemi hasur këtë vit ndërlidhen më te drejtat sociale dhe të drejta shëndetësore”, ka thënë ai.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arben Hajrullahu, ka thënë se për këtë çështje përkufizimi më i mire në kulturën shqiptare është thënia “Atë që nuk ja dëshiron vetës, mos ja bëj tjetrit”.

“Kur flasim për të drejtat e njeriut edhe trajtimin human dhe të barabartë atëherë besoj që edhe në kulturën tonë si njerëz i këtij vendi kemi thënie që fort e përshkruajnë këtë thelbin e idesë, të të drejtave të njeriut e që është ‘atë që nuk ja dëshiron vetës mos ja bëj tjetrit”. Me vetë faktin e të lindur t’i si njerëzit t’i gëzon edhe të drejtat të caktuara. Përkufizimi i të drejtave nuk është e tëra është vetëm një anë e medaljes, ana tjetër e medaljes është se kur gëzon të drejtat t’i ke edhe obligime. Ne e dimë që shteti si institucion është i vetmi që mund të garantoj të drejta njerëzore. Ne e dimë po ashtu që shteti është një farë lloj paradoksi më vetë veti, që njërën anë është organizmi i vetëm që mund të garantoj të drejtat e njeriut, por njëkohësisht shteti është ai që bënë shkeljen e të drejtave të njeriut, kjo është paradoksi. Por ne e dimë që shteti nuk është shtete varet se për çfarë shteti jemi duke folur”, ka thënë ai.

Igballe Rugova, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe përfaqësues e shoqërisë civile, ka thënë se ligjet që mbrojnë të drejtat dhe lirit e njeriut nuk janë duke gjetur shumë zbatim.

“Falë Kushtetutës e cila është një gurthemel i të gjitha mekanizmave të tjerë, janë ato mekanizma që neve na ofrojnë një jetë më të sigurt, na ofrojnë barazi, na ofrojnë një siguri. Por a është duke u zbatuar këto ligje, me thënë të drejtën jo shumë. Prandaj kemi shoqërinë civile qe vazhdon sit e kësaj drejte të ngrisë zërin, të evokoj për çështje të ndryshme që i prekin qytetar e Kosovës”, ka thënë ajo.

JU REKOMANDOJMË

Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në RusI (VIDEO)

Sulmohet me dronë impianti i Gazpromit në RusI (VIDEO)
16/10/2026 - 18:16

Një impiant për përpunimin e naftës dhe kondensatit të gazit në qytetin e Surgutit, në Rusi, është sulmuar me dronë dhe është përfshirë nga zjarri. Objekti është në...

Më shumëDetails

I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja
16/10/2026 - 18:10

Besart Mani, Erion Rexhepi dhe Agon Ramadani janë tre zyrtarët policorë ndaj të cilëve Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin, nën dyshimin për ngacmim seksual dhe...

Më shumëDetails

Krasniqi tha se pritet arrestimi i Faton Pecit – I pari i Mitrovicës reagon ashpër: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Krasniqi tha se pritet arrestimi i Faton Pecit – I pari i Mitrovicës reagon ashpër: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje
16/10/2026 - 17:57

Dardan Krasniqi, ka thënë se sipas tij, pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave. Krasniqi, theksoi se njëri prej tyre, ka qenë edhe në pozitën e ish-ministrit. ‘’Mund...

Më shumëDetails

Tjetër rast, dy zyrtarë policorë në këtë qytet të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin

Tjetër rast, dy zyrtarë policorë në këtë qytet të suspenduar, IPK zbulon si ndodhi rasti me qytetarin
16/10/2026 - 17:51

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit...

Më shumëDetails

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim sek’sual dhe kontroll të kundërligjshëm

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prishtinë, dyshohen për ngacmim sek’sual dhe kontroll të kundërligjshëm
16/10/2026 - 17:45

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të autorizimeve ligjore, ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Ata dyshohen për përfshirje në...

Më shumëDetails

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE
16/10/2026 - 17:29

Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se, Ukraina është ndër vendet që po shënon përparim të madh në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë