Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria ndan 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë

09/07/2025 - 12:21
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria ndan 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës në detyrë, ka ndarë të mërkurën, 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Qeveria është zotuar që nga fillimi për angazhim të vazhdueshëm në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Luginën e Preshevës.

“Qeveria jonë është zotuar që nga fillimi për angazhim të vazhdueshëm në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc… Këtë mbështetje financiare institucionale e politike për Luginën po e vazhdojmë edhe sot me ndarjen e 580 mijë euro të shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri në detyrë i kulturës, Hajrulla Çeku, u shpreh se ky projekt paraqet një aset me vlerë të shumëfishtë edukative, artistike e identitare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Kjo kërkesë është bazuar në dakordimin ndërmjet Qeverisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginë dhe parasheh mbështetje buxhetore prej 580 mijë euro për të cilën është planifikuar bashkëfinancim i projektit në fjalë. Ky projekt përfaqëson një ndër investimet më të rëndësishme për jetën kulturore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe paraqet një aset me vlerë të shumëfishtë edukative artistike dhe identitare “, tha Çeku.

Në këtë mbledhje u miratua edhe lidhja e marrëveshjes së grantit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për përgatitjen e projektit që nxit dhe lejon mundësitë për sigurinë e ujit (faza dy).

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se falë bashkëpunimit të mirë me Bankën Botërore është vënë në dispozicion një shumë e granteve në vlerë prej një milionë dollarë dhe do financohet përmes një kombinimi të shtesave nga Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim.

“Falë bashkëpunimit të mirë që kemi me Bankën Botërore, na është vënë në dispozicion kjo shumë e granteve në vlerë një milionë dollarë dhe do financohet përmes një kombinimi të shtesave nga Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim si dhe alokimin e një asosacioni ndërkombëtarë për zhvillim të strukturuara këto në dy linja të veçanta të financimit”, tha Murati.

Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua edhe ndarja e mjeteve buxhetore për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim për zbatimin e masës së mbështetjes të punësimit të personave nga komunitetet jo shumicë të pakos së ringjalljes ekonomike.

JU REKOMANDOJMË

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, fluks minimal në pikat kufitare

Ndalohen në Jarinjë dy persona me pasaporta ruse, dyshohet se kanë ardhur përmes rrugëve ilegale
04/07/2026 - 22:26

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, ku vërehet një situatë përgjithësisht e qetë...

Më shumëDetails

Pamjet me dron/ Tirana e mbushur nga diaspora, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Pamjet me dron/ Tirana e mbushur nga diaspora, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
04/07/2026 - 21:45

Pamjet me dron nga protesta e zhvilluar në Tiranë kanë treguar një pjesëmarrje të madhe qytetarësh, përfshirë edhe persona të ardhur nga diaspora, të cilët janë bashkuar në...

Më shumëDetails

Aksident me fatalitet në Gjermani, vdes 51-vjeçari nga Gjakova

Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur
04/07/2026 - 21:26

Një aksident fatal në Nurnberg të Gjermanisë i ka marrë jetën një 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova. Sipas njoftimit të familjarëve në Facebook, Franc Ndue ka humbur jetën...

Më shumëDetails

Zjarret në Shëngjin: Operacion me helikopterë për shuarje zjarresh

Zjarret në Shëngjin: Operacion me helikopterë për shuarje zjarresh
04/07/2026 - 21:15

Në Shqipëri, Shëngjini po përballet me flakët të cilat për t’i shuar u desh edhe intervenimi me helikopterë. Ndërsa policia ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar të dyshuar...

Më shumëDetails

Protesta në Tiranë – Dritan Goxhaj që akuzohet si përkrahës i Iranit, mesazh urimi për SHBA: Mike e popullit shqiptar

Protesta në Tiranë – Dritan Goxhaj që akuzohet si përkrahës i Iranit, mesazh urimi për SHBA: Mike e popullit shqiptar
04/07/2026 - 20:57

Fjalimet në ditën e 35-të para Kryeministrisë kanë nisur me leximin e një deklarate nga grupi organizator, e mbajtur nga Dritan Goxhaj, i cili ka uruar Ditën e...

Më shumëDetails

Tragjedi në Itali – U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

Tragjedi në Itali – U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg
04/07/2026 - 20:40

Një ngjarje tragjike është regjistruar në plazhet e Otrantos, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi arriti të shpëtojë dy fëmijët e tij binjakë 8-vjeçarë nga rrymat detare....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë