Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërteten, dhe këtë duhet t’ua thotë partia qe ua mohoi atë, Vetëvendosja

28/01/2023 - 16:10
në Opinione
A A
Pse e mbrojta vajzën nga Librazhdi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lajçak mbrëmë nxori një foto me Kryeministrin Kurti, dhe njoftoi se janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet e arritura më herët, të zbatohen. Kjo nënkupton që do të përfshihet edhe asociacioni. Por, si do të mund ta realizojë këtë partia në pushtet, kur kauza kryesore në të cilën është rritë VV, është mos lejimi i krijimit të asociacionit-“Zajednices”, qysh e quanin ata . Si ka mundësi, diçka aq të keqe e aq të dëmshme për Kosovën, tani ta bëjë vetë? Si do ta arsyetojë? Dhe, mbi të gjitha a ka mandat VV ta bëjë asociacionin? -Jo, mandat nuk ka. Sepse votat nga qytetarët i ka marrë për të mos lejuar themelimin e tij. Por, asociacioni duhet të bëhet. S’ka rrugë tjetër, dhe as nuk ka pasur. Por, më të rëndësishëm sesa themelimi i asociacionit ka diçka tjetër: – Besimi i qytetarëve-.

Shkruan Zana AVDIU

Por, çka duhet të bëjë Vetëvendosja në këtë rast, edhe ta bëjë asociacionin edhe ta kthejë besimin e qytetarëve?

Duhet ta thotë vërtetën se që kur ka qenë në opozitë, e ka shtrembëruar atë. Dhe, jo vetëm të vërtetën e asociacionit, por edhe të shkatërrimit gati 20 vjeçar- që mbi këtë slogan fitoi zgjedhjet, në mënyrë që ta shpëtojë Kosovën dhe qytetarët e saj. Sepse një shtet nuk mund të ekzistojë pa besimin e qytetarëve. E Kosova, nuk po zhvillohet dhe po zbrazet sepse qytetarët e kanë humbur plotësisht çdo shpresë.

Cilat janë ato të vërteta që duhet t’i thotë partia në pushtet, që Kosova të çlirohet e të ecë para?

– Që asnjë nga marrëveshjet e bëra më herët, nuk kanë qenë të këqija dhe të dëmshme për vendin por kanë qenë arritje, duke përfshirë këtu asociacionin, por edhe demarkacionin ( së paku në krahasim me status-quon, apo stagnimin-shtangimin që erdhi si rezultat i veprimeve të Vetëvendosjes në opozitë dhe në pushtet).

– Që Kosova nuk është shkatërruar për 20 vjet, por është ndërtuar dhe është zhvilluar mrekullisht shumë, ndonëse ka pasur edhe keqpërdorime.

– Që Kosova kurrë nuk i ka pas mundësitë që të bëhet më shumë. Madje, u bë përtej kapacitetit të saj, dhe kjo krejt falë shteteve mike që kanë investuar, si Amerika dhe BE.

– Që nuk kemi qenë krejt të vjedhur, por shumë të varfër.

– Dhe e fundit, por më e rëndësishmja që Veriu nuk ka mundur kurrë të integrohet ndryshe, veçse me dialog. Dhe këtë e vërtetoi fakti që ndërhyrjet në Veri, në formën qysh ka pretenduar VV, për pak sa nuk e çoi Kosovën në humnerë.

Nëse Vetëvendosje nuk i pranon këto të vërteta, dështimi i saj por edhe i Kosovës do të jetë i madh. Sepse, nëse nuk do ta themelojë asociacionin Kosova si shtet do të dëmtohet, më e pakta duke e humbë kontrollin komplet të asaj pjese. Dhe nëse do ta realizojë asociacionin, do ta humbë besimin e qytetarëve. Në fakt tashmë mosbesimi veç e ka kaluar çdo përmasë. Ndoshta, për Qeverinë dhe për Kurtin nuk ka rëndësi hiç mendimi i qytetarëve, apo pakënaqësia e tyre, por kjo po i kushton vendit. Ikjet masive, nuk janë krejt për shkak të jetës së rëndë, por për shkak të humbjes së shpresës dhe besimit.

Partia opozitare e atëhershme VV, edhe zyrtarin më të thjeshtë në institucionet e shtetit, e pati shndërruar në dreq dhe armik të vendit. Kushdo që ka pas një punë, ka qenë armik, sipas VV. Dhe sot, askush nuk i beson askujt, as mjekut, as mësuesit, as policit, as gjykatësit, e lere më politikanëve. Madje edhe besimin dhe miqësinë me Amerikën e pati vu në pikëpyetje, saqë qytetarët filluan të mendojnë se SHBA janë aleat i Serbisë. U pati krijuar një mendim se çdokush dhe gjithçka është, kundër Kosovës. E, me qeverisjen e VV për dy vjet, ky mosbesim e ka tejkaluar çdo shkallë. -“Edhe këta hajna edhe tradhtar”-kjo është fjalia më e dëgjuar tash kohëve të fundit. Nuk ka besim më, në askënd dhe në asgjë. Sepse, qytetarët nuk po e dinë se kjo ishte dhe është mundësia e vetme.Por, ata janë të bindur që Kosova ka kapacitet ta bëjë milioner secilin qytetar, dhe se veç politikanët nuk po duan. Janë të pakënaqur, sepse janë të bindur që Serbisë po duan t’ia falin asociacionin, edhe me këtë e humbim fuqinë si shtet, sepse do të bosnjëzohemi, dhe nuk po e dine që e vetmja rrugë për ta futur në sistemin kushtetues të Kosovës edhe Veriun, është asociacioni. E pas krejt kësaj bindje se “këtu nuk bëhet mirë kurrë” po e shtynë secilin të ikë nga vendi.

Mëkatet e VV-së nuk janë marrja pjesë në Dialog dhe themelimi i Asociacionit, por shtrembërimi i së vërtetës, vetëm për të ardhur në pushtet. Madje, edhe e kanë mohuar pavarësinë dhe simbolet e shtetit, si mjet për të ardhur në pushtet. Lufta për pushtet është legjitime, por jo edhe shkatërrimi i çdo gjëje që të del para.

Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën, dhe këtë duhet të ua thotë partia që është në pushtet, sepse partitë opozitare nuk gëzojnë aspak kredibilitet. Madje ata, siç po sillen, sikur duket se shpesh mendojnë edhe për vetën e tyre se janë të këqij, ashtu siç iu ka thënë partia Vetëvendosja.

E vërteta e shpëton Kosovën, e shpëton shoqërinë. E nëse nuk thuhet kjo e vërtetë, mirë u takofshim në Gjermani,Zvicër…., sepse këtu nuk do të mbesë askush. E dritat le ti ndalin Albini bashkë me Vjosën.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë