Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Radio “Kosova e Lirë” del me akuza kundër Nusret Pllanës – “uzurpoi Bunkerin në Malet e Berishës me mbështetjen e Albin Kurtit”

21/06/2024 - 09:02
në Kryesore, Lajme
A A
Radio “Kosova e Lirë” del me akuza kundër Nusret Pllanës – “uzurpoi Bunkerin në Malet e Berishës me mbështetjen e Albin Kurtit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Radio “Kosova e Lirë” ka dalë me një reagim, ku ka drejtuar akuza kundër Nusret Pllanës, lidhur me Bunkerin në Malet e Berishës, duke thënë se e ka uzurpuar, duke u përkrahur fuqishëm nga Kryeministri Albin Kurti, i cili e vizitoi bunkerin para një jave.

Reagimi vjen pasi Pllana dërgoi dje një ftesë për zbulimin e Obeliskut të Bunkerit të Radios “Kosova e Lirë”.

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe , dhe 25 vjetorin e përfundimit të suksesshëm të transmetimit të programeve të Radios “Kosova e lirë”(21 qershor 1999), ju ftojmë të merrni pjesë në zbulimin e OBELISKUT të Bunkerit të Radios “Kosova e lirë”, më 21 qershor 2024, në ora 13:00, në majen e lartë të malit Pallanik, në fshatin Berishë”, thuhet në ftesë.

Në reagimin e Radios “Kosova e Lirë” thuhet se disa muaj më parë Pllana dhe reporteri Martin Cuni, janë ndarë edhe publikisht nga pjesa e përbashkët e stafit, “me qëllim të uzurpimit e përvetësimit të Bunkerit të Pallanikut, ku Radioja ka transmetuar program nga 8 prilli deri më 21 qershor të vitit 1999”.

Me rastin e 25-vjetorit të kryerjes së misionit informativ, historik, gjatë luftës së UÇK-së, dhe aktivitetin e shumanshëm të deritanishëm për 25 vjet, të Radios-Kosova e Lirë, ky staf shkizmatik pa paralajmërim, duke qenë i përkrahur fuqishëm nga politika aktuale, konkretisht nga Albin Kurti, i cili para një jave ka vizituar bunkerin, shënon këtë ditë, ndaras, pikërisht në kohën kur mbahet manifestimi jubilar në ambientet e Muzeut të Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë. “Shfaqja” e Nusret Pllanës dhe “stafit” të tij në përurimin e Bunkerit të Pallanikut, nuk ka të bëjë me Radion-Kosova e Lirë ( Reagim dhe sqarim publik i drejtorisë së Radios)”, thuhet tutje në reagim.

Në reagim tutje thuhet se Pllana duhet të jap llogari publike se në emër të kujt janë marrë mjetet për ngritjen e bunkerit dhe ndërtimin e rrugës.

“Radio-Kosova e lirë ka qenë, është dhe do të mbetet për jetë e mote, si vlerë e luftës dhe e paqes, në vendin tonë. Andaj ata që pretendojnë të ndajnë, ta copëtojnë, për interesa politike apo për përfitime grupore, u bëjmë me dije se Shtëpi-Muze në Berishë, vendi te ‘Rezja e Baliqit, ‘Te Maja e Pallanikut, pastaj selia e parë, në Krojmir, selia qendrore në Prishtinë, janë një tërësi e cila nuk mund të tjetërsohet, të ndahet as të copëtohet, sipas tekeve të individëve të caktuar, cilët do qofshin ata.

Nusreti dha klani i tij duhet të japin llogari publike se në emër të kujt, të cilit institucion, shoqatë apo firmë, ka vjel mjete për ngritjen e bunkerit dhe ndërtimin e rrugës, të tregojë konton bankare dhe shumën e grumbulluar për këtë destimin, të tregojë donatorët dhe marrjen kesh të parave. Në rast të mospublikimit do të ushtrohet padi penale konform ligjeve, meqë ka manipuluar në emër të Radios-Kosova e Lirë, por nuk ka asnjë vendim, asnjë pëlqim asnjë kërkesë, asnjë dokument valid në këtë segment”, thuhet tutje.

Bunkeri është vizituar para një jave nga Kryeministri Albin Kurti, i cili tha se tash ky bunker është nën përkujdesjen e shtetit.

“Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri. Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë. Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit!”, shkroi Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë

Skandal në Slloveni, presidentja përballet me akuza për lidhjet me Rusinë
23/08/2026 - 22:42

Një debat i fortë politik ka shpërthyer në Slloveni, ku presidentja Natasa Pirc Musar po përballet me pikëpyetje mbi lidhjet e rrethit të saj të afërt me persona...

Më shumëDetails

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht

Trainkos-i i Rizvanollit vizitë zyrtare në Serbi për riparim vagonësh, marrin masa ndaj punëtorit që tregoi publikisht
23/08/2026 - 22:17

Ndërmarrja Publike “Trainkos” me pronar Qeverinë e Kosovës del të ketë zhvilluar vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë për riparim vagonësh të trenit. Ngjarja u bë brum për...

Më shumëDetails

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit

SHBA-ja paralajmëron kryeministrin kanadez pasi shpalli tarifat e reja ndaj Uashingtonit
23/08/2026 - 21:57

Ministri i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, tha të hënën se Kanadaja nuk mund të përballojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, pasojat e së cilës do...

Më shumëDetails

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”

Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
23/08/2026 - 21:33

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar çmimet e energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se, në raport me të ardhurat, kosovarët janë ndër...

Më shumëDetails

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë
23/08/2026 - 21:26

Një gjykatë federale në Nju Jork ka rrëzuar politikën e administratës së Donald Trumpit për pezullimin e shqyrtimit dhe lëshimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve,...

Më shumëDetails

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
23/08/2026 - 21:06

Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët. Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë