Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramadani tregon se çka do të bënte Albin Kurti në vend të Hashim Thaçit në vitin 2008

21/02/2025 - 15:18
në Kryesore, Lajme
A A
Ramadani tregon se çka do të bënte Albin Kurti në vend të Hashim Thaçit në vitin 2008
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Politologu Shkodran Ramadani ka dhënë një vështrim interesant rreth asaj se si kryeministri Albin Kurti mund të sillej nëse do të ishte në vend të ish-presidentit Hashim Thaçi në vitin 2008.

Ramadani kujtoi se, ndonëse në atë kohë Lidhja Demokratike e Kosovës ishte “në trend të rënies së lirë me 22%”, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës “ishte në trend të rritjes rapide me 34%”, këto dy parti u bashkuan.

Në këtë kontekst, Ramadani tha se Kurti do ta shfrytëzonte momentin e keq të LDK-së për ta dërguar vendin sërish në zgjedhje, duke i shkaktuar humbje kohe vendit në një moment kyç.

Postimi i plotë:

Çfarë do të bënte Albin Kurti në vend të Hashim Thaçit në vitin 2008?

Në vitin 2007 LDK ishte në trend të rënies së lirë me 22%, kurse PDK ishte në trend të rritjes rapide në 34%.

Sidoqoftë, këto parti nuk humbën kohë dhe shumë shpejt bën koalicionin, që pak javë më vonë edhe do ta shpallte pavarësinë e vendit.

Po të kishte qenë Albin Kurti në vend të Thaçit, do të mundohej që me çdo kusht ta shfrytëzonte pozitën e dobët të LDK-së dhe do ta dërgonte vendin edhe njëherë në zgjedhje, duke e akuzuar LDK-në si sabotuese të shpalljes së pavarësisë.

Me këtë rast, Kosova kish humb në kohë, por çfarë rëndësie do të kishte kjo për Vetëvendosjen nëse do t’i merrte 51% të votave?!

Jam i sigurt se Thaçi e ka pasë në dorë këtë kartë. LDK ka qenë shumë e dobët dhe Thaçi do ta zvogëlonte edhe më shumë në rast se interesi i tij partiak e jo interesi shtetëror do të ishte prioritet.

Kështu, në fund Thaçi nuk e luajti këtë kartë sepse, përtej të metave jo të pakta të tij si politikan, ai ka ditë të bashkëpunojë e të arrijë konsensus nga çfarëdo pozicioni politik:

1) Si udhëheqës i Delegacionit të Kosovës në Rambuje

2) Si opozitar në Ekipin e Unitetit në Vjenë.

3) Si Kryeministër në fazën e fundit të procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës

Fatmirësisht, Kosova në atë kohë ka pasë lidership të përgjegjshëm që ka menduar para së gjithash për interesin shtetëror e pastaj për interesin partiak.

JU REKOMANDOJMË

U la jashtë kryesisë së LDK-së, flet për herë të parë Arben Gashi

Gashi: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat vlejnë vetëm për të tjerët
24/04/2026 - 21:51

Ish deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka folur për situatën aktuale politike në vend, lënien jashtë kryesisë së kësaj partie, rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK e zgjedhjet...

Më shumëDetails

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, në rend ditë ndryshimet buxhetore

Bllokada në Kuvend godet 17 institucione të pavarura
24/04/2026 - 21:15

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se nesër (e shtunë) do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare. Kjo seancë do të mbahet në orën 12. Ky do...

Më shumëDetails

Krasniqi: Albin Kurti e paska pranuar publikisht obsesionin për pushtet absolut

Krasniqi, LDK: Takimet e Vjosa Osmanit me liderët e huaj, të vonshme
24/04/2026 - 21:03

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit të dhënë sonte përmes një video. Ajo ka thënë se Albin...

Më shumëDetails

“Në javën që vjen ka gjasa që të kthehet Osmani në LDK”

“Në javën që vjen ka gjasa që të kthehet Osmani në LDK”
24/04/2026 - 20:52

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka komentuar mundësinë e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në këtë parti. I pyetur në emisionin “ DPT te Fidani”...

Më shumëDetails

Vjen reagimi i parë nga LDK-ja ndaj kritikave të Kurtit

Vjen reagimi i parë nga LDK-ja ndaj kritikave të Kurtit
24/04/2026 - 20:39

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi që ky i fundit fajësoi partitë opozitare që vendi po shkon drejt zgjedhjeve. Rukiqi,...

Më shumëDetails

Mediat e huaja raportojnë për tre terroristët e Banjskës që u dënuan sot

Mediat e huaja raportojnë për tre terroristët e Banjskës që u dënuan sot
24/04/2026 - 20:34

Mediat e njohura ndërkombëtare, si “Reuters” dhe “The Washington Post” kanë raportuar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi tre serbë për pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë gjatë shtatorit të vitit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Vazhdon skandali: Dallavere me import të kafshëve nga Nreca, Meli, Reisa, Luka … – AUV i procedon për gjykatë 8 kompani (Dokumente)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • LAJM I MIRË: Qeveria ekzekuton pagesat për këto kategori

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është veprimi i Listës Serbe në Kuvend, pasi gjykata shpalli vendimin për sulmin terrorist në Banjskë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • MINTI cakton çmimet tavan: Sa do të kushtojë nafta dhe benzina sot në Kosovë?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë