Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale

24/11/2024 - 13:53
në Kryesore, Lajme
A A
Murati për aksionin e Policisë së Kosovës në komunat veriore: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka pasur propagandë e shpifje nga opozita.“Tash e disa muaj keni dëgjuar nga opozita shpifje e propagandë për prokurimin që bëhet përmes procedurave të negociuara.

Në prononcimet e tyre, kontratat me procedurë të negociuar ata i quajnë gabimisht, e qëllimshëm, herë kontrata njëburimore, e herë tenderë sekretë, dhe shpesh përdorin shifra të mëdha e flasin për keqpërdorime, për të krijuar përshtypjen te publiku se këtu me të vërtetë duhet të ketë diçka. Por e tëra është shpifje e propagandë, në kuadër të luftës ndaj Qeverisë Kurti, me të gjitha mjetet.”

Ai ka thënë se kontratat me procedurë të negociuar janë të parapara me Ligjin për Prokurimin Publik, dhe sipas tij lloji i kontratës nuk e përcakton nëse ka korrupsion ose jo në atë kontratë.Murati e ka akuzuar Komunën e Prishtinës duke thënë se kanë dhënë kontratë në vlerë 12 milionëshe përmes tenderit të hapur dhe “askush nuk mund të garantojë që nuk ka korrupsion”.

“E para, prokurimi me procedurë të negociuar është i paraparë në Ligjin për Prokurimin Publik, saktësisht Nenit 34 dhe Neni 35, pra nuk ka asgjë të paligjshme kur një autoritet kontraktues përdorë këtë metodë, për aq sa plotësohen kriteret e kërkuara me ligj. Me fjalë tjera, lloji i procedurës së prokurimit nuk e përcakton se a ka korrupsion në atë kontratë apo jo. Psh. e kemi rastin e Komunës së Prishtinës, ku me tender të hapur është dhënë kontrata në vlerë 12 milionë euro, për të paguar konsulencë e rendera në kompjuter, dhe askush nuk mund të garantojë që në këtë kontratë nuk ka korrupsion.

”Ministri Murati ka shtuar se shifrat e përdorura nga opozita për këtë lloj tenderësh përfshijnë edhe institucionet e pavarura, komunat dhe ndërmarrjet publike.

“E dyta, shifrat e përdorura në kuadër të propagandës, për numrin e kontratave me procedurë të negociuar dhe vlerën e tyre, përfshijnë të gjitha institucionet – qeverinë qendrore, institucionet e pavarura, komunat, dhe ndërmarrjet publike. Prandaj edhe përdorimi i këtyre shifrave duke thënë se janë qindra miliona euro e mijëra kontrata duke ia atribuuar qeverisë qendrore, është manipulim vetëm e vetëm për të krijuar përshtypjen te qytetari se kemi të bëjmë me një keqpërdorim të madh, se përndryshe kush ka guximin të gënjejë për diçka kaq të madhe.

“Murati ka thënë se tenderët me procedurë të negociuar janë përdorur më së shumti në vitet 2008 me 19.9 për qind dhe në vitin 2015 me 16.1%.

“Dhe e treta, nëse e shikojmë nëpër vite se si ka qenë raporti i kontratave me procedurë të negociuar nëpër vite, del se niveli më i lartë i përdorimit të kësaj lloj metode, pra tenderë njëburimorë apo tenderë sekretë siç ka qef t’i quajë opozita, ka qenë në vitet 2008 me 19.9% dhe në vitin 2015 me 16.1%. Në grafikon, me vijë të kuqe është paraqitur përqindja e vlerës së kontratave me procedurë të negociuar në raport me vlerën totale të kontratave, nëpër vite. Edhe në vitin 2008, edhe në vitin 2015, në qeverisje ka qenë koalicioni PDK-LDK.

Madje në vitin 2015 ka qenë ministre edhe deputetja Bajrami, e cila është aq e zellshme të “denoncojë” këtë metodë të prokurimit.

”Ai e ka akuzuar Prokurorinë Speciale se nuk është e interesuar ta luftojë krimin dhe korrupsion, ndërsa ka shtuar se kjo prokurori synon të bëhet “argat” i opozitës ndaj Kurtit.

Në fund, Murati ka thënë Prokuroria Speciale i dërgon shkresa institucione duke i kërkuar dokumentacion për këto kontrata.“E nëse me të vërtetë duhet konsideruar kontratat me procedurë të negociuar si potencial për korrupsion, atëherë hetimet do duhej të fillonin pikërisht nga këto vite, 2008 dhe 2015 për të gjetur korrupsionin më të lartë. Por Prokuroria Speciale nuk i bën ato hetime, sepse Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë krimin e korrupsionin. Prokuroria Speciale është e interesuar ta luftojë Albin Kurtin, për t’ia bërë një argat opozitës. Kjo dëshmohet edhe në shkresat që u dërgojnë institucioneve kur kërkojnë dokumentacionin për “kontratat njëburimore” (termi i përdorur nga opozita), e jo “kontratat me procedurë të negociuar” siç është termi zyrtar.”

JU REKOMANDOJMË

Haki Abazi: “Lule Xhelin” e takova në SHBA, nuk e dija se ishte agjent i Lëvizjes Vetëvendosje

Abazi me akuza në drejtim të pushtetit: Me kancer po bëhet fushatë elektorale – gërrdi
03/08/2026 - 09:19

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka folur për herë të parë në detaje lidhur me takimin që kishte pasur me personin e njohur në rrjetet sociale si “Lule Xheli”, emri...

Më shumëDetails

Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
03/08/2026 - 08:52

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pejë, ku një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga treni. Burimet e Sinjalit bëjnë...

Më shumëDetails

Ngjarje e rëndë në Pejë, treni godet për vdekje një grua

Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë
03/08/2026 - 08:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pejë. Rreth orës 05:32, teksa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës,...

Më shumëDetails

Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
03/08/2026 - 08:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e hënë. Sipas njoftimit, çmimi maksimal i...

Më shumëDetails

Egjipti dridhet nga një tërmet i fuqishëm

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
03/08/2026 - 08:12

Një tërmet me magnitudë 5.6 ka tronditur Egjiptin në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar alarm te banorët në disa zona të vendit. Lëkundjet u ndjenë pranë...

Më shumëDetails

Edhe një i dyshuar, edhe një lokacion tjetër: Krejt çka ndodhi të dielën për varrezat masive të luftës së fundit

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok
03/08/2026 - 07:59

Dita e djeshme solli zhvillime të reja në hetimet për varrezat masive në komunën e Zubin Potokut. Autoritetet e Kosovës arrestuan një person të dyshuar për krime lufte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestimi i kosovarit në kufi me Hungarinë, çka thotë MPB-ja serbe?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë