Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas sjelljes vandale të shefit të asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, i cili këputi kabllot dhe mikrofonët në tavolinën e Kryesuesit të Kuvendit.
Krasniqi thotë se ata që vandalizuan Kuvendin e Kosovës për disa vite, tani e vandalizuan Kuvendin e Kryeqytetit.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
E vandalizuan Kuvendin e Republikës për disa vite, tani e vandalizuan Kuvendin e Kryeqytetit. I bllokuan qytetarët për të lëvizur në Bashkimin Evropian për disa vite, e tani po tentojnë t’i bllokojnë projektet e Kryeqytetit.
Ndryshimi është i domosdoshëm!
#behundryshimi













