Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Regjisori i dokumentarit të “Netflix” për Mourinhon tregon se çka kërkoi Guardiola për të qenë pjesë e serisë

11/08/2026 - 18:38
në Sport
A A
Regjisori i dokumentarit të “Netflix” për Mourinhon tregon se çka kërkoi Guardiola për të qenë pjesë e serisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Regjisori i dokumentarit për Jose Mourinhon ka zbuluar arsyen e saktë se përse Pep Guardiola nuk u shfaq në serinë dokumentare të “Netflix”.

“Mourinho”, një dokumentar me tre pjesë për trajnerin legjendar portugez, u publikua në “Netflix” të martën dhe rrëfen momentet më të mëdha, por edhe periudhat më të vështira, të një prej figurave më të mëdha të futbollit.

Dokumentari për ish-trajnerin e Chelseat, Manchester Unitedit dhe Real Madridit u xhirua për më shumë se dy vite dhe ofron një qasje të paprecedentë në jetën dhe karrierën e Mourinhos.

Përveç tij, në dokumentar shfaqen edhe figura të njohura si Sir Alex Ferguson, Eden Hazard, John Terry, Zlatan Ibrahimovic, André Villas-Boas, Claude Makelele, Didier Drogba, Frank Lampard, Javier Zanetti, Luis Figo, Marcelo, Marco Materazzi, Massimo Moratti, Petr Cech, Peter Kenyon, Ricardo Carvalho, Sami Khedira dhe Samuel Eto’o, të cilët japin intervista të reja dhe shumë të sinqerta.

Pavarësisht përplasjes së bërë publike me Mourinhon, pasi portugezi dyshonte se ai po nxirrte informacione në media, ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, është gjithashtu pjesë e intervistave.

Megjithatë, mungonte një emër i madh: Pep Guardiola, rivali më i madh i Mourinhos në karrierën si trajner. Dy strategët u përballën në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë “El Clasico”, kur Guardiola drejtonte Barcelona-n dhe Mourinho Real Madridin.

Por mungesa e Guardiolas nuk erdhi për shkak të mungesës së përpjekjeve nga ana e ekipit të dokumentarit.

Regjisori Joel Pearlman zbuloi se ata kishin kontaktuar me trajnerin katalanas dhe se ai ishte i gatshëm të merrte pjesë në dokumentar, por me një kusht: Mourinho duhej t’i kërkonte personalisht.

Duke folur për “Football Ramble”, Pearlman tha: “Ne u përpoqëm ta merrnim Pep Guardiolan. E kontaktuam dhe ai tha: ‘Absolutisht, do ta bëj, por Jose duhet të më kërkojë’. Prandaj mund ta imagjinoni se si shkoi kjo. Dhe kjo tregon gjithçka për të dy personazhet. Kjo iu përcoll Mourinhos. Nuk do të ndodhte”.

Guardiola dhe Mourinho njihen prej shumë vitesh. Ata u njohën kur Guardiola ishte futbollist te Barcelona dhe Mourinho punonte si përkthyes.

Më vonë, rivaliteti i tyre u rikthye në Premierligë, kur Guardiola drejtonte Manchester Cityn dhe Mourinho Manchester Unitedin, përpara se portugezi të largohej drejt Tottenhamit.

Kërkesa personale e Guardiolas për të folur për Mourinhon vjen pasi “Special One” kishte refuzuar më herët mundësinë për të realizuar një video-mesazh për një montazh special që u përgatit për ndeshjen e 1000-të të Guardiolas si trajner.

Ngjarja ndodhi në nëntor, kur Manchester City mposhti Liverpoolin 3-0 në “Etihad”.

Përpara ndeshjes historike, “Sky Sports” përgatiti një montazh me trajnerë të së kaluarës dhe të së tashmes që ishin përballur me Guardiolan.

Ferguson, Arsene Wenger, Sam Allardyce, Tony Pulis dhe Neil Warnock pranuan menjëherë të merrnin pjesë, ndërsa Roy Hodgson madje mësoi se si të regjistronte dhe dërgonte një video-mesazh përmes telefonit.

Sipas Jack Gaughan të “Daily Mail”, Jurgen Klopp “nuk kishte nevojë t’i kërkohej dy herë”, pasi Liverpooli i tij kishte zhvilluar një rivalitet spektakolar me Manchester Cityn e Guardiolas gjatë një prej periudhave më emocionuese të Premierligës.

Megjithatë, Mourinho nuk dërgoi asnjë mesazh. Kur Guardiola e vuri re këtë, ai pyeti ekipin e produksionit të “Sky Sports”: “Ju nuk i kërkuat Joses, apo jo?”.

Në fakt, “Sky Sports” kishte kontaktuar Mourinhon, por portugezi kishte refuzuar të merrte pjesë në videon e përgatitur për Guardiolan.

Dokumentari me tre pjesë, i realizuar nga ekipi që qëndroi pas dokumentarit “Beckham” në “Netflix”, nisi të xhirohej pasi Mourinho u shkarkua nga Roma.

Që atëherë, portugezi ka drejtuar Fenerbahcen, Benfican dhe është rikthyer për herë të dytë te Real Madridi.

JU REKOMANDOJMË

Rregulli i çuditshëm që e pengon Haalandin të bëhet kapiten i Man Cityt

Rregulli i çuditshëm që e pengon Haalandin të bëhet kapiten i Man Cityt
11/08/2026 - 17:29

Enzo Maresca ka zbuluar një rregull të pazakontë që mund ta pengojë Erling Haalandin të bëhet kapiteni i ri i Manchester Cityt. Maresca ka zëvendësuar Pep Guardiolën në...

Më shumëDetails

Pavarësisht presion të madh ndaj Infantinos, Donald Trumpi i del në mbrojtje

Pavarësisht presion të madh ndaj Infantinos, Donald Trumpi i del në mbrojtje
11/08/2026 - 17:26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dalë në mbrojtje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po përballet me presion të madh. Infantino është kritikuar ashpër gjatë...

Më shumëDetails

Haaland po pushonte në jaht, por një varkë me tifozë iu afrua papritur – reagimi i tij bëhet viral

Haaland po pushonte në jaht, por një varkë me tifozë iu afrua papritur – reagimi i tij bëhet viral
11/08/2026 - 15:20

Erling Haaland po shijon pushimet në Sicili pas përfundimit të Botërorit, ku Norvegjia arriti deri në çerekfinale para se të eliminohej nga Anglia. Sulmuesi i Manchester Cityt shënoi...

Më shumëDetails

Trump del në mbrojtje të Infantinos: FIFA do të bënte “gabim të tmerrshëm” nëse e zëvendëson

Trump del në mbrojtje të Infantinos: FIFA do të bënte “gabim të tmerrshëm” nëse e zëvendëson
11/08/2026 - 15:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë publikisht në mbështetje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në një kohë kur kreu i futbollit botëror po përballet...

Më shumëDetails

Pesë klube të njohura interesohen për Zhegrovën

A do t’ia japë Juventusi edhe një rast Zhegrovës pavarësisht sezonit zhgënjyes?
11/08/2026 - 15:18

Edon Zhegrova po e tërheq interesimin e disa klubeve të njohura evropiane në këtë afat kalimtar. Ylli kosovar është në radarin e të paktën pesë skuadrave. 27-vjeçari do...

Më shumëDetails

Asnjëri prej pesë golashënuesve më të mirë aktiv të historisë së futbollit s’luan në Evropë!

Asnjëri prej pesë golashënuesve më të mirë aktiv të historisë së futbollit s’luan në Evropë!
10/08/2026 - 15:19

Evropa vazhdon të jetë shtëpia e futbollit më konkurrues në botë, por paradoksalisht, asnjë prej pesë golashënuesve më të mirë aktivë në historinë e futbollit nuk luan në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    271 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 68
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë