Mesfushori i Sunderlandit Granit Xhaka i ka uruar suksese Valon Berishës, i cili u pensionua nga Kombëtarja e Kosovës.
Në një ceremoni përshëndetëse para ndeshjes me Austrinë, Berisha nuk arriti t’i mbajë lotët derisa duartrokitej nga tifozët e Kosovës.
Berisha ishte një nga lojtarët e parë që erdhi te Kosova kur u pranuam në UEFA dhe FIFA, si dhe do të mbahet mend gjithnjë si golashënuesi i parë në histori, me atë goditjen e famshme ndaj Finlandës.
E një ndër reagimet e ka bërë edhe vetë Xhaka, i cili përmes një “InstaStory” i uroi suksese Berishës.
Ndër të tjera, ai shkroi “Suksese vlla”.













