Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Reuters”: Bizneset e Kosovës në rrezik prej ngrirjes së USAID-it nga Trumpi

28/02/2025 - 11:23
në Kryesore, Lajme
A A
“Reuters”: Bizneset e Kosovës në rrezik prej ngrirjes së USAID-it nga Trumpi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Agjencia e njohur e lajmeve, “Reuters”, ka publikuar një artikull në lidhje me rrezikun që u kanoset disa bizneseve kosovare nga ngrirja e fondeve të agjencisë amerikane për ndihma të jashtme, USAID, me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump.
Artikullin e plotë, të përkthyer nga gazeta “Nacionale”, mund ta lexoni në vijim:

Kenan Gashi i pret gjymtyrët e kukullave të vjetra në dyqanin e tij në Kosovë dhe i hedh në makina të dhuruara si donacion nga qeveria amerikane. Këto makina e copëtojnë dhe e pastrojnë plastikën që ajo të shitet për ripërdorim.

Biznesi riciklues i Gashit në Fushë-Kosovë ishte transformuar, kur i kishte pranuar pajisjet nga USAID-i dy vjet më parë, duke e nxitur atë që të bënte plane për të punësuar më shumë punëtorë.

Sidoqoftë, tani Gashi është i brengosur. Më shumë se një e treta e pajisjeve të premtuara me vlerë të 130 mijë dollarëve ende nuk ka arritur. Tani, administrata e presidentit Donald Trump i ka ngrirë fondet e USAID-it dhe është munduar që ta zvogëlojë në masë drastike këtë agjenci dhe të gjitha ndihmat e jashtme të ShBA-së sipas agjendës së tij, “Amerika së pari”.

Javën e kaluar, në një video-deklaratë para shtypit, Trumpi e përmendi donacionin për riciklim në Kosovë si shembull të llojit të shpenzimeve qeveritare të cilat ai dëshiron t’i zvogëlojë.

“Ne po presim që makinat e tjera të arrijnë dhe planifikuam që ta rrisnim fuqinë punëtore nga pesë në 20, por gjithçka është e pasigurt tani” – tha Gashi, përderisa hedh pjesë plastike në një makinë për bluarje të dhuruar nga USAID-i dhe që mban një mbishkrim “riciklimi ka peshë”.

ShBA-ja ka qenë njëra nga përkrahëset më të mëdha të Kosovës që nga ndarja e shtetit të vogël ballkanik nga Serbia, duke i dhuruar ndihma me vlerë të 1,1 miliard dollarëve nga viti 2001, sipas shifrave të qeverisë amerikane.

Organizata me seli në Prishtinë, GAP, tha se USAID-i tani për tani është duke menaxhuar 17 projekte me vlerë të më shumë se 156 milionë dollarëve, por është e paqartë se sa prej kësaj shume në të vërtetë është disbursuar.

Kosova është njëra nga shtetet më të varfra në Evropë dhe mbetet në nevojë të skajshme për ndihma, thonë politikanë e banorë.

Ajo është e dëmtuar nga tensionet etnike mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe në veri. Agjencia “Reuters” zbuloi se më shumë se dhjetë projekte ndihmash me vlerë të të paktën 150 milionë eurove janë anuluar nga Bashkimi Evropian si rezultat i rolit të autoriteteve të Kosovës në këtë tensionim.

“Njerëzit nuk do të vdesin për shkak të fondeve të ngrira të USAID-it” – tha Burim Ejupi nga organizata “Indep” në Prishtinë. “Megjithatë… secili dollar ose euro e pranuar është e rëndësishme për një shtet që ka nevojë për to në mënyrë dëshpëruese” – shtoi ai.

Në rrezik janë fondet që janë caktuar për t’i fuqizuar institucionet demokratike të Kosovës, për ta përshpejtuar zhvendosjen nga thëngjilli shumë ndotës drejt energjisë së ripërtëritshme si dhe për mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara.

Ata që kanë marrë fonde thonë se kjo ndihmë bën një ndryshim për ta dhe për komunitetin e tyre.

Një riciklues tjetër, Qazim Grashtica, 38 vjeç, kontrollon përditë kontejnerë të mbeturinave nëpër kryeqytetin Prishtinë në kërkim të plastikës. USAID-i i ka dhuruar atij një traktor të vogël dhe një makinë që e shtyp plastikën. Kjo ndihmë ia ka rritur të ardhurat nga pesë euro në ditë në 20 euro në ditë.

“Para ndihmës së amerikanëve, kishte raste kur 10 anëtarë të tjerë të familjes flinin pa darkë. Nuk kishim asgjë për të ngrënë” – tha Grashtica nga punishtja e tij, i rrethuar me plastikë të gatshme për t’u shitur.

“Do t’i them Trumpit: Ti je njeri i mirë, duhet t’i ndihmosh njerëzit, sidomos ata në Kosovë” – shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje
25/09/2026 - 22:18

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka dhënë detaje rreth takimit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pas vendimit të fundit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë