Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se sot është bërë rivarrimi i dëshmorit të kombit, Bekim Zenuni, në varrezat e dëshmorëve të kombit në Bletaj.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Idrizi ka shkruar se dëshmori Bekim Zenuni, iu bashkua përjetësisht bashkëluftëtarëve dhe dëshmorëve të tjerë që sakrifikuan jetën për atdheun, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë sonë të lavdishme.
Postimi i tij i plotë:
Me nderimet më të larta shtetërore, sot u bë rivarrimi i dëshmorit të kombit, Bekim Zenuni, në varrezat e dëshmorëve të kombit në Bletaj.
Në praninë e familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarëve të shumtë, u nderua jeta dhe sakrifica e një biri të këtij vendi, i cili dha gjithçka për lirinë e Kosovës.
Sot, dëshmori i UÇK-së, Bekim Zenuni, iu bashkua përjetësisht bashkëluftëtarëve dhe dëshmorëve të tjerë që sakrifikuan jetën për atdheun, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë sonë të lavdishme.
Sakrifica e dëshmorëve të kombit do të mbetet gjithmonë udhërrëfyes për brezat që vijnë dhe kujtim i përhershëm i çmimit të lirisë që gëzojmë sot.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit, Bekim Zenuni!
https://www.facebook.com/share/p/18m6wbZPMZ/?mibextid=wwXIfr














