Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrahje mes punëtorëve të Rentave në ‘Aeroportin Adem Jashari’: Fyerje, shtyrje dhe më pas grushte – njëri ndalohet për 48 orë

14/09/2026 - 11:29
në Lajme
A A
Dita e parë pa viza, mbi 30 aeroplanë fluturojnë sot nga Aeroporti i Prishtinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një konflikt mes dy personave të angazhuar në kompani të ndryshme rent-a-car në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka eskaluar dy herë brenda së njëjtës ditë, duke nisur me fyerje e shtyrje në terminal dhe duke përfunduar më pas me sulm fizik.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se incidenti i parë ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 17:20.

Sipas të dhënave të rastit që ka siguruar Sinjali, Leotrim Dalipi, 33-vjeçar nga Fushë Kosova, ishte duke pritur një klient në Aeroport, kur i është afruar Veton Shala, 35-vjeçar nga Vrella e Goleshit, i cili po ashtu operon me një biznes rent-a-car në afërsi të Aeroportit.

Dalipi ka deklaruar se Shala fillimisht ka nisur ta fyejë dhe më pas e ka thirrur që të dalë jashtë terminalit.

Gjatë përplasjes verbale, Shala dyshohet se e ka shtyrë ankuesin me duar.

Dalipi nuk ka dalë jashtë terminalit, por ka njoftuar Policinë.

Në rast është përfshirë Policia Kufitare e Aeroportit, e cila i ka arrestuar fillimisht të dy personat dhe i ka shoqëruar për procedura të mëtejshme.

Por tensionet nuk janë qetësuar as gjatë shoqërimit.

Sipas burimeve, Shala dyshohet se ka vazhduar me fyerje dhe shprehje banale ndaj Dalipit dhe vëllait të tij, në prani të një zyrtareje policore.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Mirëpo, historia nuk përfundoi aty.

Pas kthimit të tyre sërish në Aeroport, mes palëve ka shpërthyer një konflikt i dytë.

Kësaj radhe, sipas të dhënave të rastit, Veton Shala dyshohet se e ka sulmuar fizikisht Leotrim Dalipin në hapësirat e Aeroportit.

Incidenti i dytë ka ndryshuar rrjedhën e rastit.

Pas njoftimit për sulmin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që Veton Shala të ndalohet për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Vendimi i Speciales, Ambasada Amerikane ngre alarmin: Po planifikohen demonstrata të mëdha…!

Alarm për mjet të dyshuar pranë Ambasadës Amerikane
14/09/2026 - 11:05

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar lidhur me demonstratat e paralajmëruara për 16 shtator, ditën kur pritet të shpallet aktgjykimi në Hagë ndaj...

Më shumëDetails

Kurti, opozitës: E pafalshme të shkojmë në zgjedhje, ejani të zgjedhim presidentin

Kurti, opozitës: E pafalshme të shkojmë në zgjedhje, ejani të zgjedhim presidentin
14/09/2026 - 10:55

Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e parë solemne të Qeverisë, ku ka folur për zhvillimet politike në vend dhe sfidat që e presin institucionet e reja. Kurti...

Më shumëDetails

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë
14/09/2026 - 10:45

Qeveria e re e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes, ka folur...

Më shumëDetails

Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar
14/09/2026 - 10:37

Mimoza Kusari-Lila e ka siguruar mandatin e radhës se Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë e Inovacionit. Në ditën e parë të punës në mandatin e ri, ministrja ka...

Më shumëDetails

Rama akuzon Qeverinë për përjashtimin e tij nga forumi për “Lojërat Mesdhetare 2030”: Ky është mentaliteti qeverisës i Albin Kurtit

Unaza 350 milionëshe, Rama kërkon përkrahje nga Qeveria: Është jetike për Kryeqytetin
14/09/2026 - 10:29

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit se ka kërkuar përjashtimin e tij nga lista e folësve në forumin “Road to 2030: Kosovo on...

Më shumëDetails

Gruda: Në seancë “na tradhtuan”, VV nuk e votoi kandidatin e PDK-së

Gruda: Në seancë “na tradhtuan”, VV nuk e votoi kandidatin e PDK-së
14/09/2026 - 10:00

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e ka “tradhtuar” Partinë Demokratike të Kosovës gjatë procesit të zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit. Gruda ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë