Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Elshani, i cili gjatë luftës ka shërbyer edhe si mjek, ka folur për përjetimet e tij para dhe gjatë asaj periudhe.
Ai në emisionin “Kosova Today” ka deklaruar se angazhimin e tij e ka nisur që nga viti 1989, duke qenë i përfshirë në veprimtari që lidheshin me zhvillimet në Kosovë.
Elshani ka treguar se gjatë luftës ka siguruar informacione për vrasjet në terren nga forcat serbe në atë kohë, deri në vitin 1999.
“Maltretim i madh, më i madh se çdo gjë tjetër, kur nuk e di si del prej shtëpie dhe si kthehesh në shtëpi. Bashkë me disa kolegë kemi themeluar Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë. Informata kam marrë shpesh në Kosovë, për vrasjet që janë kryer në Zhur dhe në Arbanen e sotme të nxënësve shqiptarë. Informata kam marrë në Spitalin e Prizrenit, por shpesh më ka sjellë informata edhe gruaja nga shtëpia, kush është vrarë, si dhe sa janë vrarë”, ka deklaruar Elshani në Klan Kosova.
Ndiqni rrëfimin e plotë:











