Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritet çmimi i arit, kaq kushton një kilogram në Kosovë

05/02/2022 - 14:35
në Lajme, Ndryshe
A A
Rritet çmimi i arit, kaq kushton një kilogram në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rritja e çmimit të arit ka ulur kërkesën për këtë mall në tregun e Kosovës, por ka rritur interesimin për ndërrim të tij me vlerën e njëjtë.

Pronarë të argjendarive thonë se qytetarët zakonisht i ndërrojnë modelet e vjetra të arit me modele të reja.

Enver Pakashtica, kryetar i Shoqatës së Artarëve të Kosovës, thotë se gjatë vitit 2021, çmimi i arit është rritur në 51 mijë euro për kilogram, nga 47 mijë euro sa ka qenë në vitin 2020.

Çmimi i arit varet nga lëvizjet në bursën ndërkombëtare.

Pakashtica thotë se interesimi për të blerë ar ka rënë shumë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, në mars të vitit 2020.

“Viti 2020 ka qenë shumë i rëndë, më 2021 ka pasur lëvizje pozitive, por jo në nivel të kënaqshëm. Zakonisht, qytetarët blejnë ar për dasma, është traditë. Diaspora blen më shumë. Tash, pasi nuk ka dasma, vjen ndonjë qytetar për ndonjë datëlindje, festë, dhuratë, por jo blerje nga dëshira”, thotë Pakashtica.

Sipas tij, trend është ndërrimi i arit, “rreth 80 për qind e konsumatorëve janë të kësaj kategorie”, thekson ai.

Vitin e kaluar, gjatë një pjese të madhe të muajve të verës, në Kosovë është lejuar organizimi i ahengjeve dhe dasmave, pasi situata me koronavirus ka qenë më e qetë.

Në këto tubime është traditë që gratë të vendosin më shumë ar, qoftë vathë, unaza, byzylykë dhe aksesorë të tjerë.

Gjatë vitit 2020, masat kundër koronavirusit kanë qenë më të ashpra dhe organizimi i ahengjeve dhe dasmave nuk është lejuar, ndërsa Kosovën e ka vizituar edhe numër më i vogël i qytetarëve nga diaspora, sesa zakonisht.

Por, me lehtësimin e masave në fillim të vitit të kaluar, pronarët e argjendarive thonë se janë furnizuar me sasi më të mëdha të arit.

Edhe të dhënat zyrtare tregojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka pasur rritje të importit të këtij metali.

Nga janari deri në gusht të vitit 2021, janë importuar mbi 72 kilogramë metale të çmuara, apo rreth 40 kilogramë më shumë sesa vitin paraprak.

Në vitin 2020 janë importuar rreth 33 kilogramë; më 2019, 45 kilogramë; më 2018, 56 kilogramë dhe më 2017, 44 kilogramë ar.

Xhemajl Bajrami, pronar i argjendarisë “Eti Gold” në Gjilan, thotë se gjendja ekonomike e qytetarëve e ka zbehur interesimin e tyre për metale të çmuara.

“Një lirë kushton 350 euro, kurse rroga mujore është 300 euro, me çka të blihet? Pesë për qind e shoqërisë – biznesmenë – mund të them se blejnë ar për qejf. Pjesa tjetër, shumë pak. Edhe stolitë për çiftet e martuara janë anashkaluar”, thotë Bajrami.

Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro. Paga mesatare bruto në sektorin publik është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, shprehin dëshirën për të blerë ar, por thonë se mundësitë e tyre financiare janë të kufizuara.

Shemsije Rrahmani, laborante në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se i pëlqen ky produkt dhe se blen vetëm për ndonjë festë të caktuar.

“Blej ar, por jo shpesh, sepse është shtrenjtë. Ia vlen të kesh ar, sepse asnjëherë nuk e humb vlerën”, thotë ajo.

Kumrija nga Danimarka, thotë se sa herë që viziton Kosovën për pushime, blen edhe ar.

“Thjesht, më pëlqen shumë. Kam lloje të ndryshme të stolive, unaza, vathë, byzylykë. Blej shumë për vete dhe për anëtarë të familjes. Është shtrenjtë, por ari mund të konsiderohet si para e kursyer”, thotë Kumrija.

Ndryshe prej tyre, Besart Elshani thotë se nuk i pëlqen ari dhe se nuk është interesuar për çmimin.

“Përdorimi dhe blerja e arit janë më shumë çështje meraku. Pavarësisht shpenzimeve ose kostos, ka qytetarë që e blejnë. Unë, personalisht, as nuk e përdor dhe as nuk e blej, as nuk i di çmimet”, thotë ai.

Me gjithë interesimin e qytetarëve, Kosova është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka rezerva të arit.

Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se “nuk mban në portofolin e saj rezerva ndërkombëtare në ar dhe metale të tjera të çmuara”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë