Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritja e pagave nga janari, vendimi mund të përfundojë në Kushtetuese

02/11/2024 - 12:02
në Ekonomi
A A
Kurti kërkon reagim të shpejtë ndërkombëtar ndaj “projektligjit për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i Kryeministrit Albin Kurti për rritje pagash nga janari, përkatësisht korriku, mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe profesorët e ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se kjo rritje nuk ka bazë ligjore dhe se është premtuar vetëm për “përfitime zgjedhore”.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), dhe Mejdi Bektashi, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, kanë deklaruar se masa mund të përfundojë në Kushtetuese dhe se nëse Kushtuesja konstaton se ka shkelje ligjore, vendimi shfuqizohet dhe pagat mbeten në nivelin aktual.

Sipas zotimit të Kurtit më 29 tetor, pagat do të rriten në dy faza – për 55 euro nga janari dhe për 55 euro të tjera nga korriku.
Kurti tha se rritja e pagave do të bëhet me rritjen e nivelit të koeficientit për njësi, e jo të vetë koeficientit.

“Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, [niveli i] koeficientit do të rritet për 0.5 njësi, e pastaj nga korriku, 2025, edhe për 0.5 njësi të tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar do ta ketë 6.1, kurse në korrik 6.6”, tha Kurti.

Vlera e koeficientit, ndërkaq, do të mbetet sa është aktualisht – 110 euro.
Për të përcaktuar pagën, niveli i koeficientit shumëzohet me vlerën e tij.

Por, në nenin 42 të Ligjit për pagat e sektorit publik, ku caktohet edhe shuma financiare e koeficientit prej 110 eurosh, thuhet se “ndalohet çdo ndryshim në strukturën, komponentët apo nivelet e koeficienteve të pagave”.
Mund të rritet vlera financiare e koeficientit nga 110 euro e lart, por ndalohen ndryshimet në nivelin e koeficienteve, që, sipas këtij ligji, janë nga 2 deri në 18.

“Nuk ka nevojë të jesh as ministër, as jurist, por qytetar i thjeshtë… dhe nëse lexon nenin 42, kupton mënyrën se si është propozuar rritja… Qeveria rindërton një strukturë të re, duke u ofruar koeficient shtesë koeficienteve aktuale”, ka thënë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar në mbledhjen e Qeverisë më 30 tetor se në Projektligjin për buxhet është shtuar një dispozitë e re që e rregullon çështjen.

“[Dispozita] mundëson rritjen e koeficientit në tabelën e Ligjit të pagave, duke filluar nga janari për 0.5 njësi dhe nga korriku edhe për 0.5 njësi tjera, për të kompletuar rritjen për një njësi për të gjithë të punësuarit në sektorin publik”, tha Murati.
Në atë mbledhje të Qeverisë, ku foli ai, u miratua Projektligji për buxhetin për vitin 2025 – me vlerë prej 3.6 miliardë eurosh – i cili u dërgua për miratim në Kuvend.
Deputetët duhet ta miratojnë atë më së largu deri më 31 dhjetor, për të hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2025.

“Nëse Kuvendi e miraton këtë ligj me këtë dispozitë, është kundërligjore, pasi shkatërron strukturën, komponentët dhe nivelizimin e koeficienteve”, thotë Miftaraj.
“Kjo nuk do të thotë se pagat nuk do të dalin me rritje dhe në kohë. Por, mbetet te partitë politike opozitare, grupet që i përcakton Kushtetuta, se a do ta dërgojnë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese apo jo”, shton ai.

Për dërgimin e ndonjë ligji për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese ka dy mundësi, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

E para – dhjetë a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë ta kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.

E dyta – brenda gjashtë muajsh nga hyrja e ligjit në fuqi, 30 a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës mund ta dërgojnë atë në Gjykatë Kushtetuese.
Nëse masa për rritje pagash përfundon në Kushtetuese, Miftaraj thotë se ajo, brenda gjashtë muajsh, duhet ta vlerësojë ligjshmërinë e saj.

“Nëse Gjykata, pas disa muajsh, vlerëson se vendimi është në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë shfuqizohet në kohën kur e merr ajo vendimin dhe pagat kthehen në shumën e mëparshme”, shpjegon Miftaraj, instituti i të cilit monitoron sistemin e drejtësisë në vend.
Sipas tij, mund të ndodhë edhe që Gjykata Kushtetuese të konstatojë që pagat të mbeten të njëjta, por t’i kërkojë Kuvendit që ta rrisë shumën monetare të koeficientit.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2023 ishte 730 euro, ndërsa neto rreth 630. Në sektorin privat, ndërkaq, është dukshëm më e vogël.

JU REKOMANDOJMË

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
12/09/2026 - 09:16

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të...

Më shumëDetails

Së shpejti kompleksi më i ri nga “Ariani Company”, në një lokacion fantastik

Së shpejti kompleksi më i ri nga “Ariani Company”, në një lokacion fantastik
11/09/2026 - 18:52

Në një nga lokacionet më të veçanta dhe më atraktive të Vushtrrisë, në Rrugën “Dëshmorët e Kombit”, vargut të komplekseve të Ariani Company së shpejti do t’i shtohet...

Më shumëDetails

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
10/09/2026 - 12:54

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 92 mijë e 150 lekë, ose rreth 1 mijë euro, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Në vlerën neto,...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
10/09/2026 - 12:17

Kostoja e jetesës në Kosovë ka vazhduar të rritet gjatë muajit të kaluar. Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e...

Më shumëDetails

Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator

Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator
09/09/2026 - 15:58

WINFEST 2026 në Emona Center ka sjellë edhe fituesit e javës së katërt, duke e çuar në një tjetër nivel kampanjën e madheshpërblyese. Në këtë javë janë shpallur...

Më shumëDetails

KosovaMed viziton kompaninë e famshme botërore në Holandë

KosovaMed viziton kompaninë e famshme botërore në Holandë
09/09/2026 - 12:17

Ekipi i KosovaMed qëndroi në Tilburg, Holandë, për një vizitë profesionale dhe trajnim të specializuar në FUJIFILM Europe BV, të fokusuar në fushën e ultrazërit dhe teknologjive bashkëkohore...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zbulohet 10-shja e parë e Big Brother VIP Kosova?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë