Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrustemi: Tërheqja e Sejdiut ishte goditje për procesin, por jam i bindur se do të gjendet një zgjidhje për Presidentin

15/09/2026 - 16:59
në Lajme
A A
Rrustemi i VV-së i reagon Tahirit: Kosova ka nevojë për front kundër Serbisë, e jo kundër kryeministrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Emri i të cilit u përmend si shpresa e fundit për zgjidhjen e çështjes së presidentit, Bekim Sejdiu, është tërhequr nga kandidatura për këtë post. Sejdiu tha se vendimin e mori pasi nuk gjeti përkrahjen e nevojshme nga partitë politike. Tërheqja e tij shihet si një goditje e re për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se pavarësisht kësaj, LVV-ja do të vazhdojë përpjekjet për gjetjen e një figure konsensuale, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja.

Rrustemi në një intervistë për Ekonomia Online tha se Vetëvendosje e respekton vendimin e Sejdiut, por shprehu keqardhje për, siç e cilësoi, një mundësi të humbur për Kosovën.

“E kemi parë lajmin për tërheqjen e profesor Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president të Republikës pas marrëveshjes së LVV-së dhe LDK-së. Ai kishte dhënë edhe arsyet e tij publike. Nuk e di se a ka pasur komunikim mesazhesh të tjera, por lexova natyrisht se ai tha që ka njoftuar zotëri Kurtin dhe zotëri Abdixhikun. Ka dhënë arsyet e tij që ndërlidhen me procesin aktual politik edhe me refuzimin e 6 deputetëve të LDK-së për ta zbatuar ose për ta mbështetur marrëveshjen e arritur pas një procesi të vështirë të negociatave mes LDK-së dhe LVV-së. Qëndrimin e tij s’kemi tjetër veçse ta respektojmë, por gjithashtu shprehim keqardhje për një rast ideal të humbur për Kosovën që të kemi një president konsensual, jashtëpartiak, por edhe mbi të gjitha që do t’i jepte fund krizës aktuale politike sa i përket çështjes së presidentit”, tha Rrustemi.

Sipas tij, tërheqja e kandidaturës së Sejdiut e vështirëson procesin, por nuk nënkupton se Vetëvendosje do të heqë dorë nga përpjekjet për të gjetur një zgjidhje.

“Pa asnjë dyshim, tërheqja e zotit Sejdiu mund të shihet si një lloj goditjeje, do të thoja, për këtë procesin e zgjedhjes së presidentit pas kundërshtimit të pabazuar të 6 deputetëve të LDK-së. Natyrisht, ne do të vazhdojmë përpjekjet për të gjetur një president dhe për t’i shmangur zgjedhjet e katërta me radhë, të panevojshme, të kushtueshme, të dëmshme. Por megjithatë mbetet të shihet se si do të zhvillohet procesi politik tash e tutje”, u shpreh ai.

Rrustemi tha se nuk ka informacion nëse do të ketë një ftesë të re për partitë opozitare për një takim lidhur me presidentin, por theksoi se Vetëvendosje, sipas tij, i ka ftuar vazhdimisht partitë politike për të diskutuar këtë çështje.

“Nuk e di, nuk kam informacione, por Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht i ka ftuar të gjitha partitë politike. LDK është përgjigjur, PDK dhe Aleanca jo. Por dua ta përsëris edhe një herë që çështja e presidentit kërkon konsensus dhe askush as nuk duhet, as nuk mundet ta pengojë qeverisjen e stabilitetit institucional duke përdorur si pretekst procesin e zgjedhjes së presidentit që kërkon 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Rrustemi.

Ai konfirmoi se LVV-ja do të vazhdojë kërkimin e një figure konsensuale, duke theksuar se zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet vetëm nga një subjekt politik.

“Do të vazhdojmë pa asnjë dyshim përpjekjet për të gjetur një figurë të pranueshme edhe për këtë vendin e presidentit, siç jemi përpjekur vazhdimisht. Por kjo kërkon edhe gatishmërinë, edhe vullnetin politik të partive të tjera politike opozitare. Secila parti politike, secili deputet i Kuvendit të Kosovës duhet ta ndjejë përgjegjësinë edhe politike, edhe kushtetuese për t’i dhënë vendit stabilitet institucional dhe nuk duhet të ngatërrohet çështja e presidentit të Republikës në këtë betejën tonë politike pozitë dhe opozitë. Duke qenë se kërkohen 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe kjo është e pamundur që të arrihet vetëm nga një parti politike, një figurë konsensuale, mbipartiake, jashtëpartiake është zgjidhja e duhur që i duhet Kosovës për president dhe natyrisht që do ta tejkalonte këtë krizën aktuale politike”, deklaroi ai.

Rrustemi foli edhe për rastin që Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ai tha se pret që Gjykata Kushtetuese të konfirmojë vazhdimin e punës së institucioneve, ndërsa theksoi se procesi për zgjedhjen e presidentit është kryesisht politik dhe varet nga vullneti i partive.

“Ata vazhdimisht publikisht kanë kërkuar konstituim të Kuvendit. Kur konstituimi u bë, ata dolën kundër dhe e dërguan rastin në Gjykatën Kushtetuese. Unë nuk mund të pres vendim tjetër përveçse konfirmim që konstituimi i Kuvendit është i pashmangshëm pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe që duhet të vazhdojë puna e institucioneve qendrore, dhe natyrisht duhet të përpiqemi për ta gjetur një president të Republikës dhe për t’i shmangur zgjedhjet. Nuk e di se sa interferon kjo në procesin e bisedimeve eventuale për një president të Republikës, por në kuptimin juridik jo. Por megjithatë mbetet të shihet e mbetet të pritet”, tha ai.

Sipas Rrustemit, zgjidhja e çështjes së presidentit është e mundur nëse ekziston vullneti politik i subjekteve parlamentare.

“Kjo puna e presidentit është më shumë proces politik, që është e vërteta, që kërkon vullnet për ta gjetur një zgjidhje. Në momentin që ka vullnet politik nga partitë politike opozitare, jam i bindur që do të gjendet një zgjidhje, por nëse partitë politike e shohin këtë si një mundësi për ta vështirësuar qeverisjen e Vetëvendosjes dhe për ta çuar vendin në zgjedhje, siç duket që e kanë synim, atëherë do të jetë e vështirë që ne të ndryshojmë vullnetin e tyre të munguar”, shtoi Rrustemi.

JU REKOMANDOJMË

Gruaja e Rexhep Selimit reagon nga Haga

Gruaja e Rexhep Selimit reagon nga Haga
15/09/2026 - 17:36

Shqipe Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka reaguar para pak minutave në rrjetin e saj social në Facebook. Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në shqiptimin e...

Më shumëDetails

Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK’në – procesi në thelb politik

Verdikti i Hagës, Walker: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK’në – procesi në thelb politik
15/09/2026 - 17:30

Diplomati amerikan në pension, William Walker, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur për 16 shtatorin, ditën e verdiktit të Hagës për ish-krerët e UÇK’së. Ai...

Më shumëDetails

Altin Kraniqi: UÇK është historia, krenaria dhe simboli i luftës sonë për liri

Altin Kraniqi: UÇK është historia, krenaria dhe simboli i luftës sonë për liri
15/09/2026 - 17:23

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se UÇK ka qenë, është dhe do të mbetet historia më e lavdishme e...

Më shumëDetails

Kos: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor interes strategjik i Europës, Serbia ka rol qendror këtu

Kos: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor interes strategjik i Europës, Serbia ka rol qendror këtu
15/09/2026 - 17:11

Në Parlamentin Europian ka nisur debati për varrimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiqit dhe glorifikimin e krimeve të luftës në Serbi, të cilin e hapi komisionerja europiane...

Më shumëDetails

Situata e sigurisë, Ulutaş dhe Lorinc takohen në shtabin e KFOR-it

Situata e sigurisë, Ulutaş dhe Lorinc takohen në shtabin e KFOR-it
15/09/2026 - 17:04

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral-major Özkan Ulutaş, priti në seli gjeneral-lejtnantin Miroslav Lorinc, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Sllovakisë. Takimi u zhvillua...

Më shumëDetails

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi
15/09/2026 - 16:38

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim Çollaku, kanë hyrë bashkë për vizitë te Thaçi para vendimit të nesërm. Të dy...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë