Ushtria amerikane kreu sulme kundër Iranit të premten, tha në një deklaratë Komanda Qendrore, duke shtuar se aeroplanët amerikanë goditën zona iraniane për mbajtjen e raketave dhe dronëve si dhe pika bregdetare të radarëve, pas sulmit të Teheranit ndaj një anijeje tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
“Sulmi i pajustifikuar kundër lundrimit komercial nga forcat iraniane e shkeli qartazi armëpushimin. Për më tepër, sjellja e rrezikshme e Iranit e minoi lirinë e lundrimit, kur tregtia po rrjedh gjithnjë më shumë nëpër korridorin jetik ndërkombëtar të tregtisë” – thuhet në deklaratën e Komandës Qendrore.
“Komanda Qendrore vazhdon që të ofrojë bashkërendim dhe mbështetje për kalim të sigurt për anijet tregtare që kalojnë transit nëpër ngushticë. Ushtria amerikane mbetet e pranishme dhe vigjilente për t’u siguruar që të gjitha aspektet e marrëveshjes me Iranin po respektohen me forcë dhe efekt të plotë” – thuhet më tej.













