Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shërbimi sekret filmoi Gegën me çanta eurosh në kufi – Dyshime për grup kriminal dhe fshehje të ardhurash

11/09/2026 - 14:52
në Lajme
A A
Shërbimi sekret filmoi Gegën me çanta eurosh në kufi – Dyshime për grup kriminal dhe fshehje të ardhurash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në vitin 2018, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) monitoroi dhe regjistroi biznesmenin e naftës, Paulin Gega, duke kaluar çanta me euro, të cilat, sipas materialeve të referuara, nuk i kishte deklaruar në kufi.

Sipas materialeve të SHISH-it, Gega kishte kryer një numër të madh hyrje-daljesh nga territori i Shqipërisë, duke kaluar shuma të mëdha parash. Sipas këtyre materialeve, ai dyshohej se lëvizte para të pista në bashkëpunim me mikun e tij, Gëzim Aliaj, si dhe në koordinim të dyshuar me punonjës të pikës kufitare të Hanit të Hotit.

SHISH-i e referoi materialin në Prokurorinë e Shkodrës, e cila nisi hetimet ndaj Paulin Gegës për pastrim parash dhe mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë. Për të dokumentuar aktivitetin e dyshuar kriminal, Prokuroria vendosi nën përgjim Paulin Gegën. Në ditët e para, sipas materialeve të hetimit, ai zhvillonte biseda me persona të ndryshëm për lëvizje të shumave të mëdha parash.

Më pas, biznesmeni ndërpreu komunikimet telefonike për paratë dhe çdo aktivitet që mund ta implikonte penalisht. Burime nga SHISH-i thanë se bosi i karburanteve Gega Oil, Paulin Gega, ishte lajmëruar se po përgjohej sapo dosja e tij ishte referuar në Prokurori. Materialet e referuara nga SHISH-i konsideroheshin një indicie e fortë që mund të tregonte për veprimtarinë e një grupi kriminal.

Prokurorja e çështjes ishte Shqiponja Milla, e cila, pas një viti “hetime”, kërkoi mbylljen e çështjes ndaj Paulin Gegës. Kërkesa u miratua nga gjyqtari Sokol Shehu.

Skema e mashtrimit dhe mbyllja e dosjes

Në kohën kur SHISH-i e vëzhgonte për transport dhe pastrim të dyshuar të parave të pista, Paulin Gega, sipas policisë, po zbatonte një skemë mashtrimi me karburantet, e cila konsistonte në fshehjen e të ardhurave.

Në gusht të vitit 2019, Paulin Gega u shpall në kërkim policor për disa vepra penale, ndër to “Fshehja e të ardhurave”, “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Sipas materialit, edhe në këtë rast Gega ishte lajmëruar në kohë se do të arrestohej dhe u largua nga Shqipëria para se të dilte urdhër-arresti.

Pas këtij aksioni dhe veprimit të Prokurorisë, sipas pretendimeve të ngritura, dyshohet se nisi një histori e re korrupsioni. Fillimisht u zhbë urdhri për shpalljen në kërkim policor të Paulin Gegës. Gjatë ditëve në arrati, Gega, sipas këtyre pretendimeve, duket se gjeti lidhjet e duhura me prokurorin e çështjes dhe gjyqtarin, duke bërë një dorëzim të kontrolluar. Ai u paraqit formalisht në polici dhe më pas u lirua.

Sipas materialit, me paratë e evazionit fiskal, Gega e kishte të lehtë të mbyllte dosjen. Fillimisht, dosja e tij lëvizi nga njëra prokurori në tjetrën, deri kur, sipas pretendimeve, u gjet linja e duhur për pushimin e çështjes.

Vendimi për pushimin e çështjes nuk ishte i lehtë, pasi kishte nisur procesi i Vettingut dhe SPAK-u po jepte sinjalet e para. Për mbylljen e dosjes, sipas materialit, duhej kaluar mbi provat e policisë dhe tatimeve për evazionin fiskal.

Sipas një sinjalizimi të cituar në material, Gega ka paguar të paktën 500 mijë euro për mbylljen e dosjes. Struktura policore, BKH-ja dhe shërbimet besohet se janë në dijeni të aferës së dyshuar korruptive. Po sipas këtyre pretendimeve, 200 mijë euro i ka marrë gjyqtari që pranoi kërkesën për pushimin e çështjes, për të cilin thuhet se do të ketë raportim të mëtejshëm.

Tjetër skemë mashtrimi: Si u hoq gjoba prej 350 mijë eurosh

Pas mbylljes së çështjes, sipas materialit, bosi i Gega Oil vijoi aktivitetin e tij. Disa muaj më vonë, Doganat zbuluan se Paulin Gega, përmes Gega Oil, kryente kontrabandë benzine dhe evazion fiskal, duke kaluar regjimin e kasës nga automatik në manual dhe duke fshehur kështu të ardhurat reale e duke deklaruar më pak fitim.

Gega Oil u kap me një sasi prej 233 mijë litrash benzinë të padeklaruar, e cila, sipas materialit, fshihej pikërisht përmes ndryshimit të regjimit të kasës. Benzina e padeklaruar u kap në Porto Romano, në magazinat fiskale, gjatë një inspektimi në terren.

Aksioni u prezantua me bujë nga vetë Edi Rama dhe Anila Denaj. Gega u gjobit me 350 mijë euro, ndërsa, sipas materialit, i shpëtoi sërish ndëshkimit penal.

Jo vetëm kaq. Sipas pretendimeve të ngritura, bosi i naftës lëvizi sërish fijet e duhura për heqjen e gjobës. U përfol se Gega kishte dhënë 100 mijë euro për të hequr gjobën prej 350 mijë eurosh.

Doganat dhe Tatimet më pas deklaruan se gjoba ishte rezultat i një keqkuptimi. Sipas tyre, inspektorët e doganave dhe ekspertët e policisë kishin bërë llogaritje të gabuara, duke harruar matjen e firove.

Vijon pretendimi për skemën e fshehjes së të ardhurave

Gega Oil posedon rreth 90 pika karburanti dhe kompania shet rreth 400 milionë litra karburant në vit. Nga ana tjetër, sipas materialit, kompania deklaron fitime minimale vjetore në raport me aktivitetin e saj ekonomik, për të paguar më pak taksa.

Edhe fitimi i deklaruar, sipas këtyre pretendimeve, investohet gjoja në kapital, duke devijuar në forma të tjera dhe duke u investuar në pasuri të paluajtshme, aksione dhe biznese të tjera.

Në Tatime, Dogana, te Krimi Ekonomik dhe BKH-ja, sipas materialit, ka dhjetëra denoncime për aktivitetin e paligjshëm të Gega Oil, me kosto prej dhjetëra milionë eurosh për buxhetin e shtetit.

20 milionë euro tendera publikë

Përmes dy kompanive, Gega Oil dhe Gega Center GKG, Paulin Gega ka përfituar vitet e fundit rreth 20 milionë euro para publike përmes tenderave të cilësuar si të dyshimtë, për furnizimin me karburant të disa institucioneve publike.

Sipas materialit, linja kryesore e përfitimit të parave publike nga kompanitë e Gegës është Bashkia e Tiranës dhe degët e saj. Tenderat janë shënuar kryesisht me “flamur të kuq” korrupsioni.

Si për ironi, një tender me vlerë 500 mijë euro, sipas materialit, Gega e ka fituar edhe nga SHISH-i, i cili e kishte monitoruar dhe skeduar për pastrim parash.

Blihet nafta me 21.7 lekë për litër dhe shitet me 218 lekë?

Sipas materialit, një tjetër praktikë e pretenduar lidhet me blerjen e karburantit në ankandet e shtetit dhe rishitjen e tij më pas te shteti me çmim shumë më të lartë.

“Goditjen” e fundit, sipas materialit, Gega e bëri në mars 2026, kur bleu 2.313.000 litra “Marinë Gasoil 1000 PPM”, me çmim 21.7 lekë për litër.

Sipas pretendimeve, nafta që përdoret për motorët e anijeve përzihet nga Gega Oil në rezervuarët e saj dhe shitet me mbi 2 euro për litër në stacionet e kompanisë, si dhe i rishitet shtetit në zbatim të kontratave me institucionet publike.

JU REKOMANDOJMË

Haziri dhe Bahtiri shihen duke biseduar në sallë, pak para vazhdimit të seancës

Haziri dhe Bahtiri shihen duke biseduar në sallë, pak para vazhdimit të seancës
11/09/2026 - 14:31

Pak para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në sallë janë parë duke biseduar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, dhe deputeti i Lidhjes...

Më shumëDetails

E çuditshme, Rexhaj: Do të loboj që Ganimete Musliu ta ketë përkrahjen për nënkryetare të Kuvendit

E çuditshme, Rexhaj: Do të loboj që Ganimete Musliu ta ketë përkrahjen për nënkryetare të Kuvendit
11/09/2026 - 14:23

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj komentoi zhvillimet e fundit politike dhe refuzimin e partisë së tij për të votuar Vlora Çitakun si nënkryetare të Kuvendit të Kosovës. Rexhaj...

Më shumëDetails

Në prill Kurti e donte Vlora Çitakun kryetare të Kuvendit, sot nuk ia dhanë votat për nënkryetare

Në prill Kurti e donte Vlora Çitakun kryetare të Kuvendit, sot nuk ia dhanë votat për nënkryetare
11/09/2026 - 14:16

> Kreu i LVV’së, Albin Kurti, në prill të këtij viti, në mungesë të votave për presidentin, kishte bërë oferta për bashkëpunim me partitë politike. LDK’së ia kishte...

Më shumëDetails

“Për ku jeni nis, o ushtria e kuqe?” – reagon Kadrijaj: Për Kurtin nuk ka Kushtetutë, Dejona është mbi rendin kushtetues

“Për ku jeni nis, o ushtria e kuqe?” – reagon Kadrijaj: Për Kurtin nuk ka Kushtetutë, Dejona është mbi rendin kushtetues
11/09/2026 - 13:59

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës. Kadrijaj ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje dhe...

Më shumëDetails

Hoti: Jemi komplet jashtë spektrit kushtetues

Reduktimet e energjisë, Hoti drejtuar Qeverisë: Propagandues dhe të paaftë
11/09/2026 - 13:46

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke e vlerësuar mënyrën se si po zhvillohet aktualisht procesi si jashtë spektrit kushtetues....

Më shumëDetails

Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën
11/09/2026 - 13:28

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka treguar se pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar lëshoi seancën. Kjo pasi që Vetëvendosja nuk e ka përkrahur kandidaten e tyre...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Nisje e tensionuar e gjykimit për rastin “Capat dhe Sekiraqët”, ja çka ndodhi (Video)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Goditja ndaj “Trepçës” që la deri në 40 mijë euro dëm – bastisen pesë lokacione, katër persona nën dyshime

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë kur grupi parlamentar i PDK-së lëshoi seancën

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë