Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Imer Mushkolaj: Ikja nga “skllavëria moderne”

13/03/2023 - 20:17
në Opinione
A A
Shkruan Imer Mushkolaj: Ikja nga “skllavëria moderne”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mijëra të rinj po ikin nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë. Shumë prej tyre kanë punuar me vjet në kushte të vështira, pa kontrata, pa respekt e pa dinjitet. Ndërkohë, qeveria aktuale, si dhe ato të mëparshmet, s’po ia del të zbatojë politika të qëndrueshme punësimi.

Imer Mushkolaj

Rrëfimi i parë:

Ai është 25 vjeçar. Ka përfunduar studimet themelore dhe master në fushën e politikave publike. Por, tash një vit punon kamarier në njërën nga qindra kafeteritë e kryeqytetit. Shefi nuk i ka bërë kontratë, e mban në “të zezën”. Punon nëntë orë në ditë dhe paguhet pak, aq sa mezi i mbulon shpenzimet e veta.

Si dhe shumë të tjerë ka aplikuar për vizë pune gjermane. Po pret ditën kur të ikë nga Kosova. Thotë se e bën për një jetë më të mirë. Jo se nuk ka bukë të hajë, por edhe për shkak të qasjes së shefit ndaj tij. Ai, si dhe qindra të tjerë gjithandej vendit, nuk trajtohen si duhet. Puna e kamarierit për ta është punë e zorit. Punë e papaguar sa duhet, e nënvlerësuar. Ngjashëm janë edhe plot punë të tjera.

Rrëfimi i dytë:

Secilit dhe secilës nga ne na bie çdo ditë të vizitojmë markete. Vajza të reja e djem të rinj që punojnë aty dhe mënyra se si ata trajtohen, janë treguesi më i mirë se si shefat, pa pikë mëshire, i shtypin ata.

Njëra nga to udhëton çdo ditë nga një fshat i Lipjanit në Prishtinë. I duhet të jetë në market në orën shtatë të mëngjesit. Ose në orën dy, nëse punon pasdite. Të lirë e ka vetëm një të diel në dy javë. Pra, punon 13 ditë në dy javë. Dhe paguhet dobët.

Kur e kryen punën në mbrëmje i duhet të gjejë vetë mundësi transporti, për t’u kthyer në shtëpi. As asaj, e as të tjerëve shefi nuk ua siguron as një racion ushqimi. Për më tepër, një shumë parash nga rroga mujore e mjerueshme ua ndal dhe i detyron të marrin “harxh” në market.

Rrëfimi i tretë:

Është 60 vjeçar dhe punon në një kompani sigurimi fizik. Për orë të tëra qëndron para dyerve të një institucioni. Këtë punë e kryen tash një dekadë, por gjendja e tij materiale nuk është përmirësuar. Paga e tij mujore nuk mbërrin as 250 euro, ndërkohë që me to i duhet ta mbajë familjen pesanëtarëshe.

Përtej pagës së mjerë, ai vuan edhe ndëshkimet që mbikëqyrësit e tij ia ngarkojnë kur ky, sipas tyre, nuk e kryen punën si duhet. Shpesh i bëjnë vizita natën, kur është në orar pune, për të vërtetuar nëse po rri zgjuar apo e ka zënë gjumi. I ka ndodhur që nga lodhja edhe të kotet dhe në këtë situatë nuk ka shpëtuar pa dënim. Por, nuk ka zgjidhje tjetër. Thotë se nuk e ka moshën për të kërkuar punë tjetër, e as për të shkuar diku jashtë.

* * *

Këto janë vetëm tri rrëfime, nga qindra e mijëra të ngjashme, të cilat shpërfaqin përdhosjen e dinjitetit të punëtorëve nga punëdhënësit. Nga shefat, të cilët këta i trajtojnë si skllevër. Qasja ndaj tyre, për të mirë, nuk është se ka ndryshuar ndër vite.

Tek tash, kur mijëra po braktisin vendin dhe bizneset po ngelin pa punëtorë, shefave iu ka ardhur ndërmend se sa të rëndësishëm janë ata. Por, duket të jetë vonë. Siç është vonë edhe për shtetin.

Para një muaji qeveria lansoi platformën “Superpuna”. Vendet e lira të punës në këtë platformë janë kryesisht në tregti dhe gastronomi, sektorë këta që punësojnë më së shumti në vend. Ky plan qeveritar synon punësimin e të rinjve të moshës 18-25 vjeç. Qeveria për gjashtë muaj do të subvencionojë punëdhënësit, duke paguar pagën për punëtorët në vlerë prej 264 eurosh.

Ndonëse mund të tingëllojë e mirë si ide, politikat e tilla, me subvencione të përkohshme, nuk mund të krijojnë punësim të qëndrueshëm. Shteti ka dështuar ndër vite që të zbatojë ligjet përkatëse, në mënyrë që punëtorët të trajtohen si duhet nga shefat. Ka dështuar t’u ofrojë atyre siguri juridike, që do të prodhonte mirëqenie më të mirë. Ka dështuar të luftojë “skllavërinë moderne”. Dhe pasojat s’kanë si të jenë ndryshe.

JU REKOMANDOJMË

Nis takimi trepalësh në Ohër
Opinione

Rexhep Hoti: Hera e parë në historinë botërore të Ballkanit që fitojnë të gjithë!

19/03/2023 - 20:05
Shkruan Imer Mushkolaj: Ikja nga “skllavëria moderne”
Opinione

Shkruan Imer Mushkolaj: Të gjesh shpëtim në Zajednicë

18/03/2023 - 15:59
Halil Matoshi: Albin Kurti nga opozita godiste kundërshtarët ndërsa nga pushteti, gazetarët!
Opinione

Shkruan Halil Matoshi: Laudatio për Saranda Bogujevcin!

14/03/2023 - 21:26
Përpara Serbisë Kosovën duhet t’a njohë vetë Bashkimi Europian
Opinione

Përpara Serbisë Kosovën duhet t’a njohë vetë Bashkimi Europian

07/03/2023 - 22:45
Haxhiu: Kurti e Bislimi zhvilluan biseda të fshehta “me thika” mbi sistemin energjetik të Kosovës
Opinione

Letër e shkurtër publike për kolegët gazetarë, shoqërinë civile dhe për politikanët në Serbi

07/03/2023 - 14:47
“Nesër Albin Kurti e nënshkruan kapitullimin e tij politik”
Opinione

“Nesër Albin Kurti e nënshkruan kapitullimin e tij politik”

26/02/2023 - 14:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nuk e pranoi ftesën për në Post Big Brother, reagimi i papritur i Vedatit

    Nuk e pranoi ftesën për në Post Big Brother, reagimi i papritur i Vedatit

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • 60 minuta pas apo para? Kjo është data kur ndryshon ora

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Analisti serb: Kurti doli fitues nga Ohri, Vuçiq e pranoi pavarësinë e Kosovës veç me një kusht

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Lajmi i fundit: Aksion i policisë së Kosovës, 8 persona vihen në pranga e dërgohen në burg

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vuçiq: Të gjitha pikat e marrëveshjes me Kosovën do t’i zbatojë, përveç anëtarësimit në OKB

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë