Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shpikje e re”, “sillni emrat”, Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV

27/04/2026 - 15:41
në Lajme
A A
“Shpikje e re”, “sillni emrat”, Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën plenare të Kuvendit pati replika mes kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe disa deputetëve në lidhje me thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nga partia në pushtet për të “diskutuar” për zgjedhjen e Presidentit.

Për seancën e thirrur për në orën 17:00, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pyeti se “si është e mundur” të thirret një seancë e tillë.

“Kryetare e Kuvendit, asnjëherë – i shtati mandat – s’më ka ndodh që me u thirrë një seancë për me u diskutu për Presidentin. Si është e mundur? Thirret një seancë në orën 17:00, dhe cila është pika e rendit të ditës? Të diskutohet në Parlamentin e Kosovës për Presidentin. Jo kryetare, nuk diskutohet në Parlament për Presidentin. Në Parlament sillen emrat dhe aty votohet, por që të diskutohet, keni shpikë edhe një ngjarje të re, që s’ka qenë praktikë e s’ka qenë kurrkund”, tha ajo.

Kryetarja e Kuvendit, duke i replikuar deputetes, përsëriti ftesën për të marrë pjesë në atë seancë.

“Unë nuk di ku tjetër duhet me diskutu për çështjen e Presidentit, nëse jo në Kuvendin e Kosovës. S’ka zanzi bar-a më, m’falni. Prandaj, deputete e nderuar, lejojuani deputetë që ta ushtrojnë mandatin e tyre. Dëshirojnë që të flasin për çështjen e Presidentit dhe në këtë drejtim është e rëndësishme që të jeni të pranishëm në seancën e orës 17:00, deri atëherë duke shpresuar që kemi emra kandidatësh konsensualë për President”, tha Haxhiu.

Më pas fjala iu dha shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i cili tha se për herë të parë vendi po shkon në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së Presidentit.

“Unë nuk e di zanzi bar-in, por e di që krizë për me zgjedhë President ky vend nuk ka pasë kurrë. Hera e parë që vendi po shkon në zgjedhje si rezultat i mungesës së mbërritjes së konsensusit është tash, në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje i ka 51.1% të votave. Nuk ka zanzi bar, por tash ka Dejonë. E Dejona me Albin Kurti po krijojnë në vazhdimësi kriza politike”, tha ai.

Haxhiu tha se këtë debat mund ta vazhdojnë “në orën 17:00”, atëherë kur është thirrur seanca e jashtëzakonshme për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit.

“E vazhdojmë këtë debat në orën 17:00. E natyrisht që tash është më e vështirë se s’ka më pazare, e tenderë, e ambasada, e… Ju e dini më mirë se unë. Mos më shtini me i përmend, se të gjithë e dinë”, tha ajo.

LVV-ja ka kërkuar nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra për President, si propozim “konkret dhe përbashkues” për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po rrezikon ta çojë vendin sërish në zgjedhje.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ia paraqiti në fundjavë Albin Kurtit emrin e Vjosa Osmanit dhe i kërkoi kryeministrit garanci se 66 deputetë të mazhorancës do ta votonin atë.

Kurti nuk është deklaruar ende për këtë, ndërsa jemi në fund të afatit për zgjedhjen e Presidentit.

Nëse nuk zgjidhet Presidenti i ri, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri i ashpër: Kurtit i vjen marre me ardhë se 20 vjet e ka kallë vendin me qëllimin që me shu AKP-në

Tahiri i ashpër: Kurtit i vjen marre me ardhë se 20 vjet e ka kallë vendin me qëllimin që me shu AKP-në
27/04/2026 - 16:36

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i ka reaguar partisë në pushtet, për pikën e fundit që po trajtohet nga Kuvendi i Kosovës, në seancën e...

Më shumëDetails

Osmani: Kujtimi i masakrës së Mejës të shërbejë si udhërrëfyes për të ardhmen

Osmani: Kujtimi i masakrës së Mejës të shërbejë si udhërrëfyes për të ardhmen
27/04/2026 - 16:31

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e Mejës, duke e cilësuar atë si kryeqendër të dhimbjes dhe simbol të sakrificës së familjeve të viktimave. Ajo ka...

Më shumëDetails

Miratohet Komisioni i ri për Provimin e Jurisprudencës, kjo është përbërja

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
27/04/2026 - 16:25

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar propozim – vendimin për formimin e Komisonit të ri për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. 63 deputetë kanë votuar pro, ndërsa 4...

Më shumëDetails

Kuvendi emëron tre anëtarët e KSHC-së të Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Kuvendi emëron tre anëtarët e KSHC-së të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
27/04/2026 - 16:15

Kuvendi i Kosovës më 57 vota pro, katër kundër dhe një abstenim ka emëruar tre anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Emrat...

Më shumëDetails

Sveçla pas dënimit të spijunës serbe: Askush s’ është mbi ligjin, asnjë veprim që cenon sigurinë nuk do të tolerohet

Gjetja e zollave në Mitrovicë, Sveçla thotë se ka “gisht” Beogradi
27/04/2026 - 15:44

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi ndaj ish-punëtores së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, e cila është dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit. E...

Më shumëDetails

Bajrami, VV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzivisht i juaji!

Bajrami, VV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzivisht i juaji!
27/04/2026 - 15:28

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Vetëvendosjen se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Gjatë seancës në Kuvend, Bajrami iu drejtua ministres...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Vdes babai i këngëtarit të njohur kosovar

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Momenti kur Policia i gjen dhe sekuestron 85 mijë euro në banesë këtij personi në Mitrovicës gjatë aksionit kundër lojërave ilegale të fatit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    323 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë