Lëvizja Vetëvendosje në vitet e fundit si kauzë kryesore e ka pasur shtrirjes e ligjshmërisë dhe ‘sovranitetit’ në komunat veriore të Kosovës, duke kërkuar vota vazhdimisht në emër të “çlirimit” të veriut.
Por në zgjedhjet e mbajtura dje, VV ka pësuar një humbje të theksuar të votave në këto komuna, që nënkupton se shqiptarët që jetojnë në këto komuna e kanë ndëshkuar më vota, sidomos me abstenim, partinë e Albin Kurtit, Veriu.info.
Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe rezultateve preliminare të 7 qershorit, del se Lëvizja Vetëvendosje ka humbur dje 22.5% të votave në krahasim me numrin e votave të marra më 28 dhjetor.
Nga votimi i rregullt më 28 dhjetor VV kishte marrë: 1059 vota në Mitrovicën e veriut, 248 vota në Zubin Potok, 161 vota në Leposaviq dhe 153 vota në Zveçan
Ndërsa, nga votimi i rregullt i mbajtur dje, VV ka marrë: 837 vota në Mitrovicën e veriut, 172 vota në Zubin Poto, 123 vota në Leposaviq dhe 124 vota në Zveçan./Veriu.info














