Një gruaje i është grabitur çanta dhe tri unaza argjendi në oborrin e Spitalit të Pejës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gruaja ka raportuar në polici se derisa ishte ne oborrin e Spitalit të Pejës, rreth orës 20:00, asaj i është grabitur çanta dhe unazat nga tre persona të panjohur.
Raporti i Policisë:
Rr. Nëna Terezë, Pejë 18.09.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte në oborrin e Spitalit Rajonal Pejë, tre persona të panjohur, i kanë grabitur me forcë çantën e krahut dhe tri unaza argjendi. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.