Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Sillni në shtëpi”: Sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për katërshen e UÇK-së

15/09/2026 - 15:03
në Lajme
A A
“Sillni në shtëpi”: Sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për katërshen e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në qytete në mbarë Kosovën janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fotografi të katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke kërkuar lirimin e tyre si dhe ora që tregojnë edhe sa kohë ka mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj tyre. Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi, që shpallet paraditen e 16 shtatorit, vlerësohet si një ndër më të rëndësishmit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, që u themelua më 2015.

1.”Çlirimtarë, sillni në shtëpi”, shkruan në një bilbord të vendosur në qendër të Prishtinës, teksa kanë mbetur më pak se 24 orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

Në pritje të vendimit, në qytete në mbarë Kosovën, sikurse edhe në Prishtinë (pasqyruar në këtë fotografi) janë vendosur ekrane që tregojnë kohën e mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit. Aktgjykimi do të shpallet paraditen e 16 shtatorit.
2. Në pritje të vendimit, në qytete në mbarë Kosovën, sikurse edhe në Prishtinë (pasqyruar në këtë fotografi) janë vendosur ekrane që tregojnë kohën e mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit. Aktgjykimi do të shpallet paraditen e 16 shtatorit.
Flamuj kombëtar shqiptar dhe flamuj të Kosovës të vendosur në një rrugë në Ferizaj në pritje të vendimit për katërshen e UÇK-së.
3. Flamuj kombëtar shqiptar dhe flamuj të Kosovës të vendosur në një rrugë në Ferizaj në pritje të vendimit për katërshen e UÇK-së.
Kapele me mbishkrime “Liria ka emër”, “UÇK” dhe me flamurin kombëtar shqiptar shihen në Prishtinë. Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, dhe të gjithë janë deklaruar për dhjetë pikat e aktakuzës.
4. Kapele me mbishkrime “Liria ka emër”, “UÇK” dhe me flamurin kombëtar shqiptar shihen në Prishtinë. Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, dhe të gjithë janë deklaruar për dhjetë pikat e aktakuzës.
“Heronj të luftës dhe paqes” është mbishkrimi i shoqëruar me fotografitë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ky bilbord është një prej të shumtave që janë vendosur në pjesë të ndryshme të Prishtinës.
5. “Heronj të luftës dhe paqes” është mbishkrimi i shoqëruar me fotografitë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ky bilbord është një prej të shumtave që janë vendosur në pjesë të ndryshme të Prishtinës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim secili. Mbrojtja, ndërkaq, ka kërkuar që ata të shpallen të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.
6. Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi të dënohen me nga 45 vjet burgim secili. Mbrojtja, ndërkaq, ka kërkuar që ata të shpallen të pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.
Sheshi kryesor i Prishtinës i stolisur me flamuj të UÇK-së. Autoritetet e qytetit kanë paralajmëruar se në qendër të Prishtinës do të vendoset një ekran i madh ku qytetarët do të mund të ndjekin shpalljen e vendimit.
7. Sheshi kryesor i Prishtinës i stolisur me flamuj të UÇK-së. Autoritetet e qytetit kanë paralajmëruar se në qendër të Prishtinës do të vendoset një ekran i madh ku qytetarët do të mund të ndjekin shpalljen e vendimit.
Emblema e UÇK-së shihet në një mur në Ferizaj.
8. Emblema e UÇK-së shihet në një mur në Ferizaj.
Vetura të stolisura me flamuj të UÇK-së dhe me portrete të ish-eprorëve të saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në Prishtinë.
9. Vetura të stolisura me flamuj të UÇK-së dhe me portrete të ish-eprorëve të saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në Prishtinë.
Qytetarët duke shëtitur nëpër sheshin kryesor të Prishtinës, ku janë vendosur flamuj të UÇK-së. Mbrojtja e katërshes së UÇK-së gjatë gjykimit ka argumentuar se ajo ishte një ushtri guerile, vullnetare dhe nuk kishte një hierarki vertikale.
10. Qytetarët duke shëtitur nëpër sheshin kryesor të Prishtinës, ku janë vendosur flamuj të UÇK-së. Mbrojtja e katërshes së UÇK-së gjatë gjykimit ka argumentuar se ajo ishte një ushtri guerile, vullnetare dhe nuk kishte një hierarki vertikale.
Në aktakuzën e ngritur ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se UÇK-ja ishte një organizatë e strukturuar, me zinxhir komandimi deri te Hashim Thaçi.
11. Në aktakuzën e ngritur ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se UÇK-ja ishte një organizatë e strukturuar, me zinxhir komandimi deri te Hashim Thaçi.
Në kulmin e ndërtesës së Radio Kosovës gjendet mbishkrimi “Liria ka emër”, shoqëruar me emblemën e UÇK-së.
12. Në kulmin e ndërtesës së Radio Kosovës gjendet mbishkrimi “Liria ka emër”, shoqëruar me emblemën e UÇK-së.
Gjatë luftës në Kosovë, Thaçi mbante rolin e udhëheqësit politik të UÇK-së, Veseli ishte udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.
13. Gjatë luftës në Kosovë, Thaçi mbante rolin e udhëheqësit politik të UÇK-së, Veseli ishte udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.
Në aktakuzë, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përshkruhen si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte marrjen dhe ushtrimin e kontrollit përmes frikësimit, keqtrajtimit dhe largimit të kundërshtarëve. Sipas aktakuzës, viktimat e tyre përfshinin serbë, romë dhe shqiptarë që nuk mbështesnin UÇK-në.
14. Në aktakuzë, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përshkruhen si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte marrjen dhe ushtrimin e kontrollit përmes frikësimit, keqtrajtimit dhe largimit të kundërshtarëve. Sipas aktakuzës, viktimat e tyre përfshinin serbë, romë dhe shqiptarë që nuk mbështesnin UÇK-në.
Gjatë gjykimit në Hagë, në bankën e dëshmitarëve në mbrojtje të Thaçit u ulën figura të larta ndërkombëtare, përfshirë gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, që udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe dhe ish-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin.
15. Gjatë gjykimit në Hagë, në bankën e dëshmitarëve në mbrojtje të Thaçit u ulën figura të larta ndërkombëtare, përfshirë gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, që udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe dhe ish-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin.
Vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit, më 12 shtator, në Prishtinë, nën organizimin e platformës qytetare “Liria ka emër” u mbajt Marshi i Lirisë. Mijëra qytetarë morën pjesë në të dhe folësit e organizatorët kërkuan që katër ish-eprorët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në Kosovë.
16. Vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit, më 12 shtator, në Prishtinë, nën organizimin e platformës qytetare “Liria ka emër” u mbajt Marshi i Lirisë. Mijëra qytetarë morën pjesë në të dhe folësit e organizatorët kërkuan që katër ish-eprorët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Mahmuti publikon letrën drejtuar Speciales: Do të mbeteni në kujtesën e njerëzimit

Bardhyl Mahmuti e mbyll dëshminë në Speciale: Sprovë e rëndë për të cilën s’do të flas më
15/09/2026 - 14:48

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bardhyl Mahmuti, e ka publikuar letrën që ia ka drejtuar Gjykatës Speciale, më 12 korrik 2026. Përmes kësaj letre, Mahmuti...

Më shumëDetails

Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

Rama për akuzat e Kurtit ndaj Lajçak: Të lënë pa tekst, qasja e Prishtinës po i ndihmon Serbisë
15/09/2026 - 14:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen kryeministër, duke u zotuar për bashkëpunim. Rama tha se konfirmon gatishmërinë e tij për “bashkëpunim të gjithanshëm”...

Më shumëDetails

Limaj: Me dinjitet ta presim nesër vendimin, luftën tonë s’do ta njollosë asgjë dhe askush

Vetëvendosja i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecet përpara
15/09/2026 - 14:07

Fatmir Limaj, në lidhje direkte me Kosova Live, ka folur për verdiktin ndaj ish-krerëve të UÇK’së, që pritet të jepet nesër në Hagë. Limaj, ka thënë se lufta...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Tërheqja e Bekim Sejdiut gati e pritshme, do të bëjmë të pamundurën për ta shmangur një proces tjetër zgjedhor

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
15/09/2026 - 13:53

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës, duke thënë se një zhvillim i tillë ishte pothuajse...

Më shumëDetails

Haradinaj: Edhe Adem Jashari është i akuzuar në Hagë

Haradinaj thyen gotën live në emision, kur flitet për ish-krerët e UÇK-së
15/09/2026 - 13:38

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, ka deklaruar në emisionin Kosova Today se komandanti legjendar Adem Jashari, është i akuzuar në Hagë edhe për së vdekuri. "Në një...

Më shumëDetails

Franca paralajmëron: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër

Franca paralajmëron: Shmangni tubimet dhe udhëtimet e panevojshme për nesër
15/09/2026 - 13:22

Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë për nesër, më 16 shtator. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë