Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sindikata e Policisë: Pezullimi i gradimeve ka krijuar pasiguri, procesi të rifillojë sa më shpejt

19/06/2026 - 09:19
në Kryesore, Lajme
A A
Sindikata e Policisë: Pezullimi i gradimeve ka krijuar pasiguri, procesi të rifillojë sa më shpejt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, e ka vlerësuar pezullimin e procesit të gradimit si një zhvillim të padëshiruar që ka ndikuar tek zyrtarët policorë dhe pritjet e tyre për avancim profesional.

Ai ka theksuar nevojën që proceset e gradimit të jenë të rregullta, të parashikueshme dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas Hotit, një nga problemet kryesore që ka çuar në situatën aktuale është mungesa e organizimit të testeve për gradim për një periudhë të gjatë, duke lënë pa mundësi avancimi disa gjenerata të zyrtarëve policorë.

“Problemi kryesor mbetet periudha e gjatë gjatë së cilës nuk janë organizuar teste për gradim, çka ka ndikuar në disa gjenerata zyrtarësh që kanë mbetur pa mundësi avancimi. Kjo situatë është shoqëruar edhe me paqartësi procedurale, përfshirë anulimin e disa proceseve të mëhershme, gjë që ka krijuar pasiguri dhe perceptim negativ te zyrtarët policorë.”, ka thënë ai në një prononcim për IndeksOnline.

Ai ka paralajmëruar se pezullimi i gradimeve mund të ndikojë negativisht në motivimin dhe zhvillimin profesional të zyrtarëve policorë, veçanërisht të atyre që prej vitesh presin avancim në karrierë.

“Pezullimi i gradimeve mund të ndikojë negativisht në motivimin e zyrtarëve policorë, veçanërisht tek ata që prej vitesh presin avancim profesional. Mungesa e mundësive për zhvillim në karrierë reflekton edhe në interesimin e përgjithshëm për profesionin, prandaj është e rëndësishme që proceset e gradimit të rikthehen sa më shpejt.”, theksoi ai.

Lidhur me transparencën dhe meritokracinë në procesin e gradimit, Hoti ka vlerësuar se baza ligjore ekziston, por zbatimi praktik i saj kërkon përmirësime.

“Sindika vlerëson se kriteret ligjore ekzistojnë dhe synojnë transparencë dhe meritokraci, megjithatë zbatimi i tyre në praktikë ka nevojë për përmirësim. Rishikimi i procedurave dhe respektimi i qartë i kalimit nga grada në gradë do të ndihmonte që procesi i gradimit të jetë më i drejtë dhe më i pranueshëm për të gjithë zyrtarët policorë.”

Sa i përket hapave të mëtejmë, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon rifillimin e procesit të gradimeve në të gjitha nivelet dhe organizimin e një konkursi të ri për gradën e Togerit.

“Sindika rekomandon rifillimin sa më të shpejtë të procesit të gradimit për të gjitha gradat, duke filluar nga grada e Rreshterit e deri te grada e Kolonelit, në përputhje me Ligjin e Policisë së Kosovës dhe afatet kohore përkatëse. Po ashtu, kërkohet hapja e një konkursi të ri për gradën e Togerit, ku të gjithë Rreshterët e interesuar të kenë mundësi të aplikojnë. Pas këtij procesi, Sindikata vlerëson se duhet të vazhdojnë edhe gradimet për gradat e tjera, përmes një planifikimi të rregullt dhe në dialog të vazhdueshëm me menaxhmentin dhe institucionet përkatëse.”

Hoti ka theksuar se pezullimi aktual duhet të shfrytëzohet si mundësi për riorganizimin e procesit dhe rikthimin e tij në një formë që garanton siguri juridike, transparencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë zyrtarët policorë.

JU REKOMANDOJMË

Lajm i mirë për shoferët: Bie çmimi i naftës dhe benzinës, publikohen tarifat e reja

Lajm i mirë për shoferët: Bie çmimi i naftës dhe benzinës, publikohen tarifat e reja
19/06/2026 - 09:03

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës që do të vlejnë për ditën e sotme. Sipas njoftimit, çmimi maksimal...

Më shumëDetails

Vjehrri godet dhëndrrin me revole, dy të plagosur nga përleshja në Matiçan (VIDEO)

Vjehrri godet dhëndrrin me revole, dy të plagosur nga përleshja në Matiçan (VIDEO)
19/06/2026 - 00:46

Një përleshje mes 5 personave ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Papa Gjon Pali” në Matiçan të Prishtinës. Dyshohet se konflikti ka qenë familjar dhe sipas...

Më shumëDetails

‘Përparim Rama dhe grupi i tij…’ – Analisti: Po iu qasen gabim LDK-së të tri grupet

‘Përparim Rama dhe grupi i tij…’ – Analisti: Po iu qasen gabim LDK-së të tri grupet
19/06/2026 - 00:42

Në POLITIKO me Kushtrim Sadiku në Kanal 10, është diskutuar për paknaqësitë e LDK-së, me rezultatin e fundit në zgjedhjet e 7 qershorit. Analisti Fidan Rama ka deklaruar...

Më shumëDetails

Bëhen bashkë ish-presidentët amerikanë, katër miq të Kosovës ndër vite

Bëhen bashkë ish-presidentët amerikanë, katër miq të Kosovës ndër vite
18/06/2026 - 23:05

Barack Obama para pak minutave ka bërë publike një foto në rrjetin e tij social në Facebook. Në këtë foto shihen katër ish-presidentët që janë edhe miqët e...

Më shumëDetails

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, tre persona pësojnë lëndime

Polici goditet me veturë në Pejë, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes
18/06/2026 - 22:52

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Prishtinë mbrëmjen e së enjtes. Enis Pllana, zëdhënës në policinë e Prishtinës, tha se sonte rreth orës 20:00, Policia ka pranuar...

Më shumëDetails

Adnan Rrustemi: PDK duhet të mbetet në opozitë – preferenca e votuesve është që të ketë bashkëpunim mes VV’së e LDK’së

Rrustemi i reagon Tahirit: Edhe kolegët tu thoshin edhe mu qu Adem Jashari ju s’mundi me i marrë 50%
18/06/2026 - 22:39

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi, tha se Vetëvendosje “me PDK nuk ka dashur bashkëqeverisje”. Sipas tij, PDK duhet të vazhdojë të qëndrojë në opozitë, duhet të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Gmica Travel” vazhdon t’i mashtrojë qytetarët me oferta turistike, gjobitet pesë herë me mijëra euro

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • GUXO-ja përgjysmohet me prezencë në Kuvend pas zgjedhjeve të 7 qershorit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë