Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal i përsëritur: “Kluna” e Blerim Klunës sërish me suxhuk të ndaluar për konsum – AUV i asgjëson qindra kilogramë (Dokument)

25/07/2025 - 14:26
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal i përsëritur: “Kluna” e Blerim Klunës sërish me suxhuk të ndaluar për konsum – AUV i asgjëson qindra kilogramë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në tregun e Kosovës me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka zbuluar se mishtores “Kluna” nga Drenasi i janë gjetur dy herë radhazi qindra kilogram suxhuk që nuk lejohen për konsum.

Veriu.info ka siguruar dy procesverbale e inspektorëve veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të muajit qershor 2024, me të cilët evidentohet se në biznesim “Blerim Kluna B.I.” me emër tregtar N.T.P. “Kluna” janë gjetur dhe asgjësuar 284 kg suxhuk, prej tyre 76 kg suxhuk shtëpiak, ndërsa 208 kg suxhuk industrial.

“Duke u bazuar në rezultatin e analizave laboratorike të datës 12.06.2024 kemi dalë në fabrikën e lartësekur (v.j. “Kluna”) dhe kemi bërë dorëzimin e rezultateve të analizave laboratorike nga LUV dhe konstatohet se produkti suxhuk shtëpiak …  ka rezultuar i pakënaqshëm në kriterin e sigurisë ushqimore “Salmonella””, thuhet ndër të tjera në këtë procesverbal të datës 12.06.2024.

Inspektorët e AUV pas dy ditësh kanë shkuar prapë në kompaninë “Kluna”, ku kanë monitoruar procesin e asgjësimit të suxhut në sasi prej 284 kg.

Mirëpo, ky nuk është skandali i vetëm i kësaj kompanie me pronar Blerim Kluna, pasi që edhe sivjet është përsëritur situatë e ngjashme, pasi që prapë inspektorët e AUV i kanë gjetur suxhuk të papërdorshëm për konsum.

Veriu.info ka siguruar edhe dy procesverbale të inspektorëve të AUV të bëra gjatë inspektimeve në këtë kompani në mars 2025, ku në procesverbalin e datës 13 mars 2025 është bërë dorëzimi i analizave nga LUV (Laboratori i Ushqimit dhe Veterinës), sipas të cilave thuhet se: “… suxhuku shtëpiak ka rezultuar i pakënaqshëm dhe i njëjti nuk lejohet të përdorët për konsum publik, të tregtohet, tjetërsohet apo të përdoret si ushqim për kafshët”.

AUV ka urdhëruar kompaninë “Kluna” që të tërheq nga tregu suxhukun dhe mënjeherë të informohen autoritetet kompetente.

Më 19 mars 2025 inspektorët e AUV kanë shkuar prapë në kompaninë “Kluna”, ku kanë monituar procesin e asgjësimit të suxhut.

Veriu.info ka tentuar të kontaktoj me pronarin e kompanisë “Kluna”, Blerim Kluna, për të marrë përgjigje për shkakun që ka ardhur deri të prodhimi i suxhuk të ndaluar për konsum dhe se çfarë masa ka marrë që të mos përsëriten raste të ngjashme, por ai nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara.

Më poshtë gjeni foto nga procesi i asgjësimit të suxhukut të kompanisë “Kluna”:

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

Skandal: “AgroDardania” nga “Peç” nuk respekton vendimin e AUV, fut nga Serbia në Kosovë 26 tonë misër me Aflatoksinë (përbërës kancerogjen)

Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ (Dokument)

Kompanisë “Butrinti Group” iu refuzua futja në Kosovë e 24 tonë miell, ishte jashtë standardeve për përdorim (Dokument)

Skandal: AUV i gjen kompanisë ‘M-Sillosi’ rreth 100 tonë misër me ‘aflatoksinë B1’ – substancë kancerogjene

Djath johigjienik e jorgut me bakterie – Ja si zbarkuan inspektorët në qumështoret “Golaj” e Aldi”, urdhërohet asgjësimi i produkteve (Dokument)

Skandal: Pas 35 mijë kg mish peshku me krimba, kompanisë “Delfin” i asgjësohen edhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene (Dokument)

Skandal higjienik në qumështoren ‘Bylmeti’: AUV asgjëson qindra produkte të ‘Schmand’ 400 gr. (Dokument)

Skandal: Kapet mish i bluar “Çobani” me baktere të rrezikshme (Foto/dokument)

 

JU REKOMANDOJMË

Kurti harron ikjen e kosovarëve: Kemi saldues nga Pakistani, ekonomia jonë po rritet, nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore
Kryesore

Kurti harron ikjen e kosovarëve: Kemi saldues nga Pakistani, ekonomia jonë po rritet, nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore

20/12/2025 - 02:27
Gorani për përzierjen e Kurtit në Maqedoni: Poshtërsi e paftyrësi ma të madhe s`kam pa
Lajme

Gorani: Sa mundet macja me u largu prej përsheshi, aq mundet me u ndryshu sistemi politik

20/12/2025 - 02:24
Komandanti i FSK-së e pret në takimin shefin e mbrojtjes së Lituanisë, flasin për situatën e sigurisë
Kryesore

Komandanti i FSK-së e pret në takimin shefin e mbrojtjes së Lituanisë, flasin për situatën e sigurisë

20/12/2025 - 02:22
I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi
Kryesore

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri

19/12/2025 - 23:50
Abdixhiku mban tubim në Degën 2 në Prishtinë: T’i japim kryeqytetit qeveri që s’bllokon, por e ndihmon me 1.5 miliardë euro investime
Lajme

Abdixhiku mban tubim në Degën 2 në Prishtinë: T’i japim kryeqytetit qeveri që s’bllokon, por e ndihmon me 1.5 miliardë euro investime

19/12/2025 - 22:50
Jakurti publikon grafikat: Nuk është rritur punësimi, por është shtuar numri i qytetarëve që kanë gjetur punë jashtë Kosovës
Lajme

Jakurti publikon grafikat: Nuk është rritur punësimi, por është shtuar numri i qytetarëve që kanë gjetur punë jashtë Kosovës

19/12/2025 - 22:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Hajde po t’pres, kam me ta q* nanën e babën”/ Plas sherri në një fshat të Gjakovës, arrestohet një person

    Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është ish-ministri i arrestuar nga aksioni Polici-AKI – konfiskohen edhe tri vetura

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ndahet nga jeta zyrtari policor Albion Maxhuni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë