Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veriu.info fiton rastin, gjykata refuzon padinë e Viva Fresh për shpifje (Dokument)

02/12/2023 - 16:46
në Kryesore, Lajme
A A
Veriu.info fiton rastin, gjykata refuzon padinë e Viva Fresh për shpifje (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka refuzuar në tërësi padinë e kompanisë së rrjetit të supermarketeve “Viva Fresh Sh.P.K.” ndaj “Veriu.info Sh.P.K.”, me të cilën kishte kërkuar që të vërtetohet se portali Veriu.info kishte shpifur me rastin e publikimit të një shkrimi në vitin 2020 me titullin “Dëshmi të reja për shkeljet që ju bëhen punëtorëve nga kompania Viva Fresh (Foto)”.

Viva Fresh me 21.04.2020 kishte parashtruar padi pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku ndër të tjera kishte kërkuar nga gjykata që të ndalë “shpifjet” ndaj këtij rrjeti të supermarketeve, duke pretenduar se Veriu.info me shkrimin titullin “Dëshmi të reja për shkeljet që ju bëhen punëtorëve nga kompania Viva Fresh (Foto)” kishte dëmtuar rëndë imazhin dhe reputacionin e Viva Fresh-it.

Me rastin e padisë, Viva Fresh kishte kërkuar nga gjykata që ta detyroj gazetën Veriu.info t’i paguajë shumën prej 2500 euro në emër të dëmit moral, ndërsa në emër të dëmit material po ashtu të paguajë shumën prej 2500 euro me kamatë vjetore prej 8%.

Pas shqyrtimit të padisë dhe dëgjimit të dy palëve, gjykata me aktgjykim ka vendosur që të refuzohet në tërësi kërkesëpadia e Viva Fresh ndaj Veriu.info, pasi që gjykata ka ardhur në përfundim se kërkesëpadia e paditësit është e pabazuar.

Gjykata me këtë aktgjykim e ka obliguar kompaninë Viva Fresh që gazetës Veriu.info t’i paguaj shpenzimet procedurale në lartësi prej 478.40 euro në afat prej 15 ditësh pas ditës së pranimit të këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit me dhunë.

Në këtë proces gjyqësor kompaninë “Veriu Sh.P.K.” e kanë përfaqësuar avokatët Kastriot Feka e Besim Parduzi, ndërsa kompaninë “Viva Fresh Sh.P.K.” e ka përfaqësuar firma e Avokatisë ‘Kerveshi & Partners’

Këtu gjeni aktgjykimin e plotë të gjykatës: DOKUMENT

JU REKOMANDOJMË

Operacion i Policisë së Kosovës: Në pranga zyrtarë gjykatash dhe një avokat

Operacion i Policisë së Kosovës: Në pranga zyrtarë gjykatash dhe një avokat
24/11/2026 - 17:45

Policia e Kosovës ka njoftuar për operacionin e zhvilluar të martën në rajonin e Ferizajt, ku janë arrestuar katër persona, tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë,...

Më shumëDetails

Këta dy persona ndihmuan Albert Sylajn pasi vrau Arlindën, njëri e largoi nga vendi i ngjarjes kurse tjetri e strehoi

Këta dy persona ndihmuan Albert Sylajn pasi vrau Arlindën, njëri e largoi nga vendi i ngjarjes kurse tjetri e strehoi
24/11/2026 - 17:24

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka zgjeruar hetimet në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Sot janë arrestuar ish vjehrra, Nurije Sylaj, ish kunati Driton Sylaj dhe dy persona...

Më shumëDetails

E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë
24/11/2026 - 16:57

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zgjeruar hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Nën hetime janë ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, ish-vjehrra Nurije Sylaj, ish-kunati...

Më shumëDetails

Pas vitesh në errësirë, Prokuroria dhe Policia në Pejë vënë në shënjestër vr’asjet e pazbardhura të pasluftës

Pas vitesh në errësirë, Prokuroria dhe Policia në Pejë vënë në shënjestër vr’asjet e pazbardhura të pasluftës
24/11/2026 - 16:15

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia Rajonale kanë zhvilluar një takim ku temë kryesore ishte zbardhja e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës, të kryera në territorin që mbulohet...

Më shumëDetails

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
24/11/2026 - 15:53

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin e Gjykatës Speciale lidhur me mënyrën e llogaritjes së dënimit prej 17 muajsh burgim, të shqiptuar...

Më shumëDetails

Ish-deputetë dhe mbështetës të VV-së: Kush janë 5 ambasadorët e rinj që u propozuan nga Qeveria Kurti?

Ish-deputetë dhe mbështetës të VV-së: Kush janë 5 ambasadorët e rinj që u propozuan nga Qeveria Kurti?
24/11/2026 - 15:26

Në fund të muajit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka propozuar emërimin e pesë ambasadorëve politik. Emrat e propozuar për ambasador në Belgjikë, Kroaci, Kanada, Japoni dhe Senegal...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    E pabesueshme: Prokuroria zbulon rolin e vjehrrës në vrasjen e Arlinda Zekajt, ja ku ndodhej kur ndodhi akti i rëndë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Ndodh edhe kjo: Djali i ish-zëvendëskomandantit braktis policinë, përmend arsyen

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Albini i vogël” merr një pozitë diplomatike, emërohet ambasador i Kosovës në Japoni

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Hajde me mu në kombi”, 21-vjeçarja raporton rrëmbimin dhe abuzimin seksual në Mitrovicë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë