Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali me importin e kafshëve: “HUDEA” me pronar Valmir Humolli zhduku nga sistemi shtetëror mbi 2 mijë 200 krerë (Dokument)

12/05/2025 - 22:30
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandali me importin e kafshëve: “HUDEA” me pronar Valmir Humolli zhduku nga sistemi shtetëror mbi 2 mijë 200 krerë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë këtë vit ka nxjerrë 28 vendime për pezullim të lejeve të importit të kafshëve të gjalla për kompani që kanë shkelur rregullativën ligjore, për të cilat Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht me emra.

Ekskluzive: Kjo është lista e 28 kompanive që AUV ua pezulloi lejet e importit të kafshëve, 18 prej tyre ua rikthei lejet

Veriu.info ka siguruar vendimin e AUV, ku shihet se në mesin e kompanive që u ishte pezulluar leja e importit është edhe “HUDEA” Sh.P.K. me pronar Valmir Humolli me adresë në Podujevë.

Arsyeja e pezullimit të lejes së importit të kafshëve të gjalla për këtë kompani është se gjatë inspektimit të kryer nga inspektorët e AUV, është konstatuar se 2 mijë 277 gedhe të importuara nga kjo kompani janë ‘zhdukur’. Pra, nuk janë raportuar të therura në thertore të licencuar brenda 72 orësh pas hyrjes në Kosovë, ashtu siç përcaktohet decidivisht me akte ligjore.

Të pjesa e vendimit, ku shpjegohen gjetjet gjatë inspektimit të kompania “HUDEA” Sh.P.K., inspektorët e AUV kanë gjetur se kjo kompani në periudhën 1 janar 2025 deri 10 shkurt 2025 ka importuar në Kosovë 643 kafshë të gjalla, ku vetëm 9 prej tyre i ka dërguar në therore. Gjatë inspektimit është konstatuar se kafshët tjera nuk gjenden as në stallën e pronarit.

Në dokumentet e siguruara nga Veriu.info, shpjegohet se inspektorët e AUV kanë gjetur se “HUDEA” Sh.P.K. gjatë periudhës tetor – dhjetor 2024 kishte importuar në Kosovë 1 mijë 855 kafshë, të cilat duhet të thereshin brenda afatit 72 orësh në thertore të licencuar, por që nga ky numër rezultojnë 1 mijë 643 kafshë të paraportuara si të therura.

Pavarësisht këtyre të gjeturave, Komisioni i Ankesave i AUV ka vepruar njëjtë sikurse edhe rastet tjera, duke rekomanduar kthimin e lejes së importit për kompaninë “HUDEA” Sh.P.K., duke dhënë arsyetim skandaloz në paragrafin e parë: “Kompania “HUDEA” Sh.P.K. ka paraqitur ankesë ku ka prezantuar dokumentacionin e shitjeve të kafshëve, faturat e shitjes, libri i blerjeve dhe i shitjeve për periudhën 2025. Gjithashtu ka paraqitur edhe fakte tjera të cilat dëshmojnë shitjen e kafshëve”.

Pra, Komisioni i Ankesave e pranon si të mirëqenë faktin se “HUDEA” Sh.P.K. ka shitur kafshët, ani pse ato fillimisht duheshin therur brenda 72 orësh pas hyrjes në Kosovë dhe tek pastaj mishi i tyre mund të shitej.

Mos zbatimi i rregullativës ligjore për therjen e kafshëve të importuara brenda 72 orësh nga kompanitë importuese, shmang kontrollin e inspektorëve të AUV në lidhje me shëndetin e kafshëve dhe hap mundësinë kompanive që ato t’i therin ilegalisht apo t’i shesin, ku për pasojë vjen edhe deri të mundësia e evazionit fiskal dhe rrezikimit të shëndetit të konsumatorëve të mishit./Veriu.info

Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve

“Bersina” dhe “Besi Group 2024” ‘zhduken’ mbi 1 mijë kafshë të importuara në Kosovë, AUV ua pezulloi lejet e importit (Dokument)

“Fron” Sh.P.K. me pronar Mustafë Halili u shiti në të “zezën” qytetarëve dhe bizneseve 690 kafshë, edhe pse ishin të importuara për therje (Dokument)

Skandal: “Bini 2024” shiti kundërligjshëm 499 kafshë të importuara për therje (Dokument)

Skandal: NTP “Nushi” shiti qindra kafshë të destinuara për therje, AUV përmes Komisionit për 3 javë ia riktheu licencën e pezulluar të importit (Dokument)

AUV me VENDIM i pezulloi lejen e importit “Melii Farm” Sh.P.K., u zbulua se nuk i raportoi 2965 kafshë të futura në Kosovë (Dokument)

Bunjaku i “Meli” Sh.P.K.: “Ose je shum trim ose je budall” – presion i rëndë ndaj Veriu.info nga pronarët e kompanive që iu pezullua licenca e importit të kafshëve

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon pezullimin e afatit për zgjedhjen e presidentit

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon pezullimin e afatit për zgjedhjen e presidentit
05/03/2026 - 23:32

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Postimi i Albulena...

Më shumëDetails

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale
05/03/2026 - 23:29

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti përpjekjen e presidentes Vjosa Osmani për të ndryshuar rregullat e zgjedhjes së presidentit si “dëshpëruese dhe komike”, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres
05/03/2026 - 23:14

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin prezentë në këtë seancë. “Nuk ka kuorum, unë iu bëra thirrja deputetëve që...

Më shumëDetails

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë
05/03/2026 - 23:02

Kutia e votimit tashmë është dërguar në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillohet procedura e votimit për zgjedhjen e Presidentit. Të nominuar për këtë post...

Më shumëDetails

A ka vend në LDK, Vjosa Osmani?- tregon Abdixhiku

Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje
05/03/2026 - 22:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,ka thënë se asnjë herë nuk kanë pasur qëndrim refuzues ndaj Vjosa Osmanit. Abdixhiku është pyetur nga gazetarët se nëse...

Më shumëDetails

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës
05/03/2026 - 22:45

Në seancën që pritet ta mbahet në ora 22:00, pritet të hidhet në votim çështja e Presidentit. Sipas kushtetutës, duhet dy kandidatë, Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur nënshkrimet....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës

    Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë